Përmbushet amaneti i Konicës - eshtrat e tij sot do të prehen në Atdhe
Dje pasdite në ora 15.00 mbërritën në Atdhe eshtrat e Faik Konicës - mbretit të mendimit dhe magjistarit të fjalës shqipe. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur kryeministri Shqi-perisë Aleksandër Meksi, anëtarë të qeverisë, personalitete të kulturës dhe artit, Akademisë Shkencave, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, studiues etj.
Arkivoli u vendos në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, ku sot do të zhvillohen homazhe nga personalitete shtetërore e politike të vendit, nga njerëz të artit, kulturës, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
Aktivitetet për Konicën u hapën dje pasdite me përurimin e Fondacionit Konica - nismë e një grupi intelektualësh dhe gazetarësh. Në këtë ceremoni merrnin pjesë dhe presidentët Berisha e Rugova, kryeministri i Republikës së Kosovës Bujar Bukoshi, ministri i kulturës Rinisë dhe Sporteve Teodor Laço, përfaqësues të forumit të intelektualëve të Pavaru[r] shqip[t]arë, personalitete të kulturës dhe artit, gazetarë etj. Në emër të Fondacionit të pranishmit i përshëndeti z. Ylli Rakipi. Më pas përshëndetën Sabri Hamiti, Nasho Jorgaqi. Ceremonia e çeljes së veprimtarisë së Fondacionit Konica u përshëndet edhe nga presidentët Berisha e Rugova.
Programi i ceremonisë së varrimit të Faik Konicës
Arkivoli do të vendoset në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës ku do të përgatitet për homazhet që do të organizohen.
4 maj, ora 10.00 - 11.00 në QNK do të zhvillohen homazhe nga personalitete shtetërore e politike të vendit, nga njerëz të artit e kulturës, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
Ora 12.00 - ceremonia e varrimit. Arkivoli do të vendoset në një shtrat topi dhe i mbuluar me flamurin kombëtar do të shoqërohet nga pjesëmarrësit në homazhe deri në memorialin e vëllezërve Frashëri.
Në orën 17.30 në Muzeun Historik Kombëtar do të përurohet ekspozita me dokumente dhe fotografi nga jeta dhe vepr[a] e Faik Konicës si dhe promovimi i librit “Faik Konica Jeta dhe vepra” 1876-1942, të Profesor Jup Kastratit. Në oren 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahet seksion shkencor.
Ç’i duhet Italisë kë caktojmë ambasador në Romë?
Vogëlsira që prishin punë
“Nuk e kuptoj ç’do të thotë qeveria shqiptare duke emëruar si ambasador në Romë një “çunak”. Besoj se Italia ka bërë diçka për Shqipërinë që të meritojë pak më tepër respekt në këtë drejtim.”
Këtë shqetësim shprehte një politikan italian në një bisedë telefonike me një mikun e tij shqiptar, njëri të afërt me qarqet qeveritare shqiptare.
Në një shikim të parë kushdo mund të thotë: ç’i duhet Italisë se çfarë ambasadori caktojmë ne në Romë!
Por, për ata që e njohin diplomacinë, nuk është krejtësisht kështu.
Dihet tashmë rëndësia e marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë, qoftë përsa i përket zhvillimeve demokratike, atyre ekonomike por edhe realizimit të synimeve të politikës sonë të jashtme në përgjithësi. Do të mjaftonin vetëm këta faktorë, pa llogaritur të tjerë që ndikojnë në atë që përfaqësuesi i shtetit shqiptar në atë vend të jetë një personalitet, një njeri
Me tej në f.3
Vetëvendosja kombëtare - zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare
Faqe 4
Kafeja, çaji, shqiptarët, Evropa
Faqe 5
Korça: Ç’po ndodh me “Parisin e vogël”
Faqe 5
Në Poloni nuk ka ekzistuar kurrë komunizmi
Faqe 6
Teatri
Është në përgatitje një ligj që do të shpronësojë edhe ata që nuk kanë pasur ndonjëherë prona. Kjo bëhet për shkak të sigurisë pasi ka pasur raste kur persona që s’kanë trashëguar ndonjë pronë të jenë bërë pronarë me punë brenda këtyre viteve. E rëndësishme është që asnjë pronar të mos marrë tokën e vet. Do t’i kompensojmë me flori, s’ka rëndësi. Toka do të ndahet për frymë kurse bonot e privatizimit nuk do të ndahen për ata nën moshën 19 vjeçare pasi ata nuk i kanë kontribuar komunizmit. Letrat me vlerë do të kenë nga mbrapa nga një fjalëkryq, nga një gjë e cila do të botohet në tapëtë që po pregatiten pas kësaj.
Nuk do të mbahen ndonjë miting në qendër e qytetit këtë ditë. Të gjithë ata që me mendonë për mitingun e dështuar duhet të heqin dorë deri në vitin e ardhshëm. Nëse vjen në pushtet partia... do të mbahet për ditë mitingje deri sa të vdesim.
Në ceremonitë e organizuara me rastin e 9 majit do të marrin pjesë vetëm përfaqësues nga Bashkimi Sovjetik apo Rusia, në mënyrë amerikane ose anglezët. Do të këndohen vetëm “Kazacoku”. “Ne rrethët e Moskës”. Ata nuk na kanë bërë ftesë. Vetëm aleatët e kohës së komunizmit ne e kanë njohur luftën dhe na kanë ftuar në Moske, ku do na japin dhe dekorata.