07/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 maj 1995

Rreziku vjen nga Shqipëria

Qeveria shqiptare të paktën të zbrapsë pelegrinët aziatikë Italia nxjerr në breg ushtrinë Duke filluar nga dita e nesërme, Italia do të vendosë ushtrinë për të mbrojtur brigjet jugore të saj nga vala e emigrantëve klandestinë që nisen nga Shqipëria; emigracion ky që organizohet në të dy anët e Adriatikut. Një masë e tillë u mor pas vërshimeve të shumta të emigrantëve të jashtëligjshëm. Vetëm gjatë muajt e fundit rojet bregdetare italiane kanë riatdhesuar rreth 8000 shqiptarë klandestinë. Prania e ushtarëve italianë në brigjet karshi Shqipërisë të lenë shije krejt tjetër nga ajo që krijoi prania e efektivit ushtarak të operacionit Pelikan në Shqipërinë në vitet e vështira '91 - '92. Një masë e tillë vërtet është një masë administrative e brendshme e shtetit italian, por kurrsesi problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme. Shqipëria dhe Italia janë dy vende që his- [hartë] Të mohohen edhe qëndrimet dashamirëse të autoriteteve lokale italiane në ndonjë provincë, të cilët nuk kanë munguar të sistemojnë shqiptarët nëpër punëra, madje, në disa raste, t’i pajisin edhe me dokumente. Nuk mund të lihet gjithashtu pa përmendur fakti se Italia nuk i ka përdorur kurrë shqiptarët, që ndodhen atje si pengje politike, ashtu siç e bënë të tashmënë praktikat e zakonshme Greqia. Masa e fundit e qeverisë italiane për nxjerrjen e ushtrisë në brigjet e veta jugore të Adriatikut duhet të bëjë që qeveria shqiptare të mendohet seriozisht. Lufta kundër emigracionit klandestin në drejtim të Italisë duhet të nisë në brigjet tona. Me kohë shtypi ka folur për “eksportin” e kontrabandës, drogës, prostitucionit të organizuar që bëhet nga banda të organizuara me fijet në të dy brigjet e Adriatikut e megjithatë, masat e qeverisë sonë për ta frenuar një fenomen të tillë që do i dalë “tymi” nesër, mund të barazohen me zero. Organet përkatëse shqiptare duhet të tregohen më rigoroze me “pelegrinët” aziatikë dhe kurdo për të cilët bregdeti shqiptar është bërë vend haxhillëku. Një qëndrim i tillë me përgjegjësi nga ana e palës shqiptare do të bënte që Italia të tregohej më e predispozuar ndaj sistemimit të emigrantëve shqiptarë në Itali e pse jo në një të ardhme të afërt edhe me lehtësimin e procedurave për punësim të organizuar, si mund të jetë ai sezonal. Shqipëri në vitet e vështira ’91 - dy vende që historikisht qysh nga mesjeta kanë ndihmuar njëri - tjetrin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore 25 000 ushtarët italianë që mbetën në Shqipëri u trajtuan me mjaft dashamirësi nga shqiptarët. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë në tregti dhe marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të intensifikohen. Porta e vërtetë e Shqipërisë për të hyrë në Evropë është Italia, anëtare e G-7. Ndaj është e nevojshme një prani më e madhe e investimeve italiane në vendin tonë. Një gjë të tillë e dikton afërsia gjeografike, lidhjet historike, gjuha, temperamenti e veçanërisht interesat politike. Për t’i dhënë impulse zhvillimit të dyanshëm të tregtisë, është i domosdoshëm krijimi i lehtësirave për viza afatgjata për tregtarët shqiptarë. Një ndihmesë në këtë drejtim do të jepte dhe ngritja e disa konsullatave në qytetet bregdetare portet e të cilëve përballojnë dhe fluksin më të madh të trafikut ndërmjet dy vendeve. Një element i ri i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është emigracioni. Dhe në problemet e emigracionit shqiptarët nuk duhen vënë në një plan me të tjerët. Fakti që shumë të rinj që shkojnë në Itali gjejnë punë tregon që ekzistojnë mundësitë për të legalizuar emigracionin. Megjithatë, nuk mund

Luftëtare për Demokracinë e vërtetë

Kjo konferencë ndiqet me interes, jo vetëm nga forcat politike, po edhe nga qytetarët e thjeshtë. Prania dhe pjesëmarrja e juaj në zgjidhjen e problemeve që rëndojnë mbi shoqërinë tonë është e dores së parë. Çdo përpjekje për të ulur rolin e Shoqatës, ose për t’i ndryshuar asaj drejtimin, është sa e dëmshme, aq edhe e kotë. Shoqata juaj ka një funksion politik të caktuar të cilin e ka marrë përsipër që herët. Kundërshtarët e parë të komunizmit ishin të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit e vitit 1945, që u shtuan vit pas viti, në raport të barabartë me shtimin e presionit të diktaturës, për të arritur në qindra mijë vetë, deri në fitoren e demokracisë. Mund të thuhet se rrënjët e shoqatës janë edhe më të hershme dhe se zënë fill nga viti 1941, kur u themelua Partia Komuniste e Enver Hoxhës, e cila, edhe në vitet e luftës, e sidomos në pragun e mbarimit të saj, filloi të zhdukte gjithë ata që i shikonte si të rrezikshëm, kur të vendosej shteti i diktaturës. Me një origjinë të tillë, shoqata juaj është pa asnjë dyshim boshti i luftës së tërë popullit për t’i rezistuar komunizmit. Me veprën dhe jetën tuaj, ju e mbajtët gjallë në popull ndjenjën për lirinë. Edhe kur shumica e njerëzve humbisnin shpresën, ju me vetësakrificim u thoshit atyre se populli s’mund të robërohet përjetë dhe se demokracia do të vijë një ditë. Nga lufta e gjatë mbi 50-vjeçare, ju dolët me humbje shumë të madhe, që duhen kompensuar, por Më tej në f.3 Godo përshëndet punimet e konferencës Kombëtare të Shoqatës së ish përndjekurve politikë

Like Rehova

Teatri

Të gjithë ata që janë të vetëdijshëm se aftësitë e tyre krijuese janë te Konica apo më të medha të paraqiten menjëherë pranë organeve kompetente për t’u evenduar në mënyrë që në të ardhmen të trajtohen në mënyrë adekuate. Duke marrë parasysh arsyet e shtrira kohore veç fundit nga disa intelektualë, të cilët kishin marrë si shkak ngjarjen e fundit për të vënë në dukje diskriminimin e tyre si intelektualë me të mendjen se... Kur të bëhet ky regjistrimi i intelektualëve, do t’u lutemi që në asnjë mënyrë të mos tregohen modestë. Modestia e tyre në këtë rast do të ishte tradhëti. Spon-sorizimet për pagat e tyre mund të vonohen. Pas ripunimit të Zululandit organet kanë rënë dakord të bëjnë ripunimin e veprave tjera. Shpal-let konkursi për ripunimin e Kopshtit Shkëm-bor... Duke marrë parasysh sulmet gjithnjë e më të shpeshta të socialistëve kundër Marksist, organet kanë marrë vendim të nxjerrin një ligj për mbrojtjen e personaliteteve të shquara. Organet kompetente janë në dijeni nga organe të tjera kompetente se në qarqe të moderuara socialiste po përgatitet një sulm edhe më skandaloz ndaj një figure tjetër të madhe... Sa mund t’u shkojë mendja gjithëve, fjala është për të madhin E. H. I bëjmë thirrje popullsisë të mos bjerë në provokime.

Bonot: PENSIONISTËT të parët që do t’i shohin “tharë”

F. 2

Lajmi-a-evëmendshme në Balkan

Nga Jerina Zaloshnia F. 6

Nobia e shtetit dhe vutëneti politik

Nga Baton Haxhiu F. 4

është koha për fitore

Intervistë e R. Baxhios F. 7

A ka një plan amerikan për Bosnjen?

Nga Ian Tickle F. 6

Superfjalëkryqi, Mojtine, reklama

F. 7-8