24/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 maj 1995

E vërtetë, apo jo...

Të dielën, në edicionet e lajmeve të stacioneve shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi, u dha një reportazh nga Athina lidhur me qëndrimet e disa prej vendeve të Nismës së Detit të Zi përsa i përket heqjes së embargos vendosur kundër Jugosllavisë së cunguar. Sipas reportazhit të korespondentes së Tanjug-ut nga kryeqyteti grek, ndërmjet të tjerash thuhej se “kërkesës së pesë vendeve të Nismës së Detit të Zi, përkatësisht Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Ukrainës për heqjen e embargos ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, iu bashkuan edhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Shqipëria. Pesa i përket futjes së Shqipërisë në listën e vendeve që kanë kërkuar një gjë të tillë duket absurde po të kihen parasysh deklarimet e qeveritarëve tanë, të cilët e lidhin heqjen e embargos me zgjidhjen e çështjes së Kosovës e jo më t’ua kërkojnë atë të tjerëve. Por, nga ana tjetër, njihen edhe përpjekjet e diplomacisë greke për të hequr sa më parë embargon kundër Beogradit. Duke pasur parasysh këtë dhe afrimin e shpejtë kohët e fundit ndërmjet Athinës dhe Tiranës, në thellësi të lind një grimcë dyshimi përsa i përket një hapi të tillë. Por nuk përjashtohet edhe spekullimet propagandistike të Beogradit, i cili ndoshta synon, nëpërmjet fjalëve, ta bëjë fakt të kryer një gjë të tillë, duke synuar të vërë nën presion organizmat ndërkombëtare. Gjithsesi, i takon qeverisë shqiptare të tregohet më e vendosur ndaj njoftimeve të tilla, të bëjë me shpejtësi përgënjeshtrimin e nevojshëm, pasi hezitimi, vonesa etj. mund të ushqejnë dyshime e iluzione, të cilat nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë në radhë të parë në hapësirën mbarëshqiptare.

Nënrepart i ushtrisë sonë në Greqi për stërvitje(!)

Në kuadrin e Partneritetit për Paqe e të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh me ushtri të vendeve anëtare të NATO-s, një nënrepart i ushtrisë sonë u nis dje në Greqi për të marrë pjesë në një stërvitje shumëkombëshe e koduar me emrin “Nju Spirit ’95”, njoftohet nga burime zyrtare. Stërvitja ka karakter humanitar e në të marrin pjesë forca nga Greqia, SHBA, Shqipëria, Bullgaria e Rumania. Kjo është hera e parë që një nënrepart i ushtrisë sonë do të zhvillojë stërvitje jashtë ven- oficerë shqiptarë drejtojnë trupa në stërvitje të ushtrive të tjera. Ndërkohë, ushtria shqiptare do të ketë përgjegjësinë e vet në shtabin qendror të stërvitjes. Gjatë fazave stërvitore, efektivat tona do të përpunojnë e përvetësojnë elemente të rinj të operacioneve të ndihmës humanitare. Kur do të bëhet vizita e kthimit e trupave greke nuk kuptohet nga njoftimi zyrtar. ra. ki

Serbët në Bosnje paralajmërojnë Milosheviçin

Ndërkohë që është rritur vazhdimisht presioni ndaj Beogradit, për të njohur kufijtë e Bosnje-Hercegovinës, gjë që mund të sjellë pezullimin e embargos ndaj Republikës Federale të ish-Jugosllavisë, del në pah kundërshtimi i vendosur i separatistëve serbo-boshnjakë. Në një deklaratë të presidentit të “parlamentit të Pales”, Krajshnik, paralajmërohet vetë lideri i Beogradit. Edhe pse mund të jetë vendim i Milosheviçit, tha Krajshnik, do të ishte një gabim historik, njohja e Bosnje-Hercegovinës. Kushdo qoftë, edhe Milosheviçi vetë, s’ka të drejtë të vendosë kundër interesit të popullit të tij.

Tellalli

Kush lexhon deklarata antikomuniste flet në favor të komunistëve, sepse justifikon deklaratat e tyre komuniste. Duhet të bëni deklarata komuniste që të bëheni demokratë të mirë. Me deklarata të djathta i bëni balancë të majtës, thotë analisti. Por të majtës nuk i duhet bërë balancë, e majta duhet lënë të rëndohet sepse atëherë ajo do të fundoset nga pesha e madhe. Kjo është teori e të lehtëve nga mendja. Ndërsa e majta nuk ka pëlqyer gjithashtu deklaratat që i zhvleftësojnë deklaratat e tyre të hershme. Ata nuk kanë shumë qejf t’u zhvlerësohen deklaratat. S’ka gjë që të persekutuarve u zhvlerësohen letrat me vlerë, komunistëve nuk duhen zhvlerësuar deklaratat. Shqipëria duhet të dalë nga NATO ende pa u pranuar, sepse NATO është shumë orientale. Ka shumë baza në Lindje që janë me prejardhje amerikane dhe kulturë islamike. Shtete si Gre... nuk janë pranuar kot në këtë aleancë lindore.

Nostalgjik i çuditshëm ky veterani ynë...!

"Margaritarët" e veteranit Hysen Alibali në gazetën serbe gjatë vizitës në Beograd(!) Kanë ftuar veteranin tonë, Hysen Alibalin, në Beograd në manifestimet e 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin. Dhe ky atje, bashkë me përshëndetjet e Organizatës së vet, dërgon edhe një premtim të partisë zemrës (Socialiste) për socialistet e atjeshëm në pushtet. "Manifestim si ky nuk mund të organizojmë në Tiranë sepse atje nuk është Partia Socialiste në pushtet, në perspektivë ndoshta..." - i thotë gazetës "Politika" veterani nga Shkodra, mysafir i "bashkëluftëtarëve" serbë në Beograd. Kur kjo racë veteranësh shprehn simpatinë për "komandantin legjendar", njerëzit me të drejtë e quajnë këtë nostalgji. Por ama, kur ata ngazëllehen pas Moskës e Beogradit, armiqtë përbetuar të "Komandantit" si ta marrim këtë? Nostalgji?

Sfida e fundit e Rokfelerëve

f. 6

Katër të kumërta-binarë të njëjtë

f. 4

Serbët në Bosnje

Gjakmarrje apo formatë tjera kult-ure? L. 3 Bankat tona kërcënohen nga moskthimi i kredive L. 2 Ngulfime, reklama, fjalëry F. 7-8