25/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 qershor 1995

Sigurim për përkrahje të gjithanshme

F. 2 Xhon Mejxhëni sfidon kundërshtarët F. 6 Rifilloi beteja e ujit … F. 2 Ndërmarrjet e mëdha të likuidohen para se të shkatërrohen F. 3

Shteti kundër shtetit

Me tej në faqen 2

Tatarella dhe Tremaglia takojnë Godon

Itali - Shqipëri I nderuari Giuseppe Tatarella, president i grupit parlamentar në Dhomën e Deputetëve të Aleancës Nacionale, dhe i nderuari Mirko Tremaglia, president i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve, takuan sot në mëngjes shkritmarin Sabri Godo, president i Partisë Republikane Shqiptare. Gjatë bisedës të tre eksponentët politikë diskutuan raportet bilaterale ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. 22. Qershor 1995 (sipas komunikatës së shtypit të “Aleances Nacionale”)

Të nxehtë!

Vapë e madhe! Është lodhur shteti ndaj ka marrë dy muaj pushime dhe po shlodhet në Bathore e Bovillë. Pushimet e shtetit po i bëjnë me të këndshme fshatarët e këtyre zonave. Përgjegjësitë e kësaj dinamitit që do përdorej në Bovillë do hidhet në erë digjen. Jo! Fshatarët dojnë që të zinë peshq për (pu)shtetin. Presidenti Stefanopullos është nga Dhroviani. Në Ballkan e ma gjërë ka dalë një fjalë e re vjetër: “Mos pyet thëllë për origjinën se del shqipt’ar”. Sipas dokumenteve autentike në epokën e Bronxit njerizit kishin një kuptim më të qartë për shtetin. Parashikohet të ketë tërmet. Kështu tha dhe një specialist i njohur i sizmologjisë. “Do ketë tërmet - tha specialisti, sepse kam parë socialiste të lëvizin natën”. Zëdhënësi i PS e panegjeneroi këtë fakt dhe tha se socialistët po lëvizin natën vetëm për shkak të vapës. Kush do bono privatizimi? Merrini se qu’l keni. Njerëzit po ankohen kot për vlerën e tyre. Kalit të falur nuk i shihen dhëmbët. Falënderoj nga zemra tim zot që më ka dhënë lirinë për të folur çfarë do ai. Une nuk bëj pjesë me atë racë tellallësh për të cilën flet shprehja: “I zoti e shet tellalli e shet.”

Dhe femrat tymosin më shumë…

Megjithëse janë shtuar tabelat “Ndalohet duhani”, rritet numri i duhanxhinjve… Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Shoqata e Konsumatorëve Shqiptare, me anë të një anketimi të bërë publik dje pasdite. Ndër 300 të anketuarit, 30% e tyre janë “njerëz të letrave”, gazetarë, shkrimtarë, publicistë etj., 37% punonjës të administratës dhe 36% të profesioneve të ndryshme. Megjithëse është shtuar propaganda kundër duhanit, numri i njerëzve që pinë duhan është rritur. Shoqata e Konsumatorëve Shqiptare vëren se “është rritur dukshëm numri i femrave që pinë duhan, veçanërisht ato të moshës së re 17-18 vjeç. Specialistët e lidhin këtë fenomen me periudhën e tranzicionit, rritjen e stresave… Propaganda antiduhan megjithëse është shtuar, nuk po jep efektet e pritura. Dihet që tymi i duhanit, në të njëjtën shkallë që dëmton atë që e pi, dëmton edhe të tjerët. Mbesa dalja e ligjit, për ndalimin e duhanit në ambiente publike (autobus, tren, kinema etj.,) do të ndihmonte në një mënjan e efekteve negative të këtij fenomeni. B. M. Me tej në f. 2

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës!

Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën. Peticioni mund ta firmosni pranë degëve të PR, PBK, PBD, PLL, Shoqatës së Kulakëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në rrethe.