• Serbët e Bosnjes bombardojnë Sarajevën, duke shkaktuar dhjetra viktima... Dje filloi misioni i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Ricard Hollbruk për vënien në jetë të planit të ri amerikan të paqes. Në një konferencë shtypi para nisjes, zoti Hollbruk bëri të njohura disa detaje të këtij plani si dhe një pjesë të kalendarit të tij. Sipas deklaratave të tij, ndërmjet të tjerash, u vu në dukje se “në qoftë se nuk arrihet paqja brenda një periudhe të shkurtër, gjendja në terren do të vështirësohet Jugosllavi, zoti Hollbruk u shpreh hapur se ishin serbët e Bosnjës ata që mund të çonin kë… “Duhet t’i detyrojmë serbët e Bosnjës që të pranojnë pa asnjë modifikim ndarjen 51% me 49% të propozuar dikur nga grupi i kontaktit”. Ndihmëssekretari amerikan shtetëtrëti thash-bur në dukje se “nuk do të vihet në diskutim ekzistenca e shtetit të Bosnjës në kufijtë e tij të njohur ndërkombëtar. Sa i përket ndarjeve që mund të vijë nga serbët e Bosnjës lidhur me planin e detajeve paraqet Hollbruku, ky u shpreh se në këtë rast serbët do të ballafaqoheshin me bombardimet ajrore të NATO-s.” Por ndërsa zyrtari i lartë i Uashingtonit i kërkonte… në rajale, serbët e Karaxhiqit bënë një “peshqesh”…
…veprimi i fundit i serbëve të Bosnjës është në vazhdën e fyerjeve dhe poshtërimit të vazhdueshëm që i kanë bërë ata OKB-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi… (vijon në f. 6)
(vijon në f. 6)
PD bashkëpunon me PS dhe e akuzon atë!
Për shitblerjen e tokës
Një vend të rëndësishëm ka zënë tani së fundi në propagandën e PD zhurma për Ligjin mbi Shitblerjen e Tokës dhe ajo për teorinë e kompensimit të pronarëve të ligjshëm me toka e troje në bregdet.
Është një fakt botërisht i njohur që kundër të dy këtyre ligjeve, të cilët janë rrjedhim i drejtpërdrejtë i Ligjit 7501 të firmosur nga Ramiz Alia, janë ngritur subjektet e djathta, në kohën që socialistët, duke qenë projektues dhe mbështetësit kryesorë të ligjit të mësipërm, nuk kishin si të kundërshtonin rrjedhimet e tij. Por, nga zyrat e PD-së, botohet në “RD” një artikull, i cili që në titull kërkon ta paraqesë kundërshtimin e akteve të fundit të ndërmarra nga PD-ja si një “vepër” e saj. Duke vazhduar në këtë linjë kritikohët PS-ja se “nuk ka paraqitur një program të qartë agrar, një alternativë konkrete të zhvillimit të fshatit në kushtet e demokracisë”, në kohën që reklamohet politika bujqësore e PD-së, e cila në thelb është thellësisht e majtë, madje boshti i saj është ai i shprehur në programet e PS kohë më parë. Për të fshehur këtë, pushtetarët dhe drejtuesit e ndryshëm të PD-së përvetësojnë autorësinë e Ligjit mbi Ndarjen e Tokës, duke e paraqitur si “një arritje të demokracisë”. Kështu, duke sharë Marksin dhe disa nga shtyllat e filozofisë së tij himnizohet një politikë bujqësore, e cila është bazuar pikërisht tek idetë e kësaj filozofie. Ç’emër duhet t’i vihet ndarjes së tokës së pronarëve të ligjshëm sipas Ligjit 7501. A nuk është kjo një grabitje ditën për diell e pronarëve të ligjshëm gjë për të cilën vetë propaganda e PD-së kritikon sistemin komunist? Po dhunës së përdorur dy vjet më parë kundër pronarëve ç’emër na këshillojnë shokët e PD-së t’i vëmë? Megjithëse PD dhe artikulli i botuar në “RD” sulmon ashpër Reformën Agrare të E. Hoxhës, e cila, sipas tij, “la pa tokë 20 mijë familje fshatare”, asnjë nga teoricienët ekonomikë të PD nuk merr mundimin të sqarojë opinionin se ç’ndryshim ekziston ndërmjet asaj reforme dhe reformës së tanishme të zbatuar sipas Ligjit 7501. Po të gjykohet gjykohët në bazë të fakteve konkrete, ka dy mundësi: ose ndarja e tokës e bërë tani është e ngjashme me reformën e vitit 1946 ose thjesht… Më tej në f.5
…shtonin “RD” një artikull, i cili që në titull kërkon të si një “vepër” e leadershipit të majtë, gjë që është absurde po të kihet parasysh ajo që përmendet më sipër, se Ligji 7501 është vepër e PS apo më saktë e PPSH.
…paraqitur si një arrtje e bazuar pikërisht tek idetë e kësaj filozofie. Në shkrimin e “RD”-së, flitet për “çpronësimet” dhe “të copënuarit” nëpërmjet dhunës dhe terrorit të mbështetura në teorinë e Marksit, po nuk e dimë…
Godo takohet me ministrin e jashtëm egjiptian
Më 28 gusht, kryetari i PRSH zoti Sabri Godo, ishte i ftuar në një mëngjes pune në rezidencën e Ambasadorës me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, shkëlqesinë e tij Amr Musa.
Ministri foli për lidhjet e lashta dhe miqësinë ndërmjet dy popujve. Për çështjen e Bosnjës ministri tha se Evropa nuk po tregon energjinë e duhur në zgjidhjen e problemit. Ministri u ndal veçanërisht në nismën egjiptiane për një konferencë të vendeve të Mesdheut. Deri tani kanë dhënë pëlqimin 12 vende, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Italinë, Turqinë, Greqinë. Ministri tha se të do të bënte çmos që në këtë konferencë të ftohej edhe Shqipëria. Në përgjithësi pala egjiptiane shikon perspektiva të mira në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga ana e tij zoti Godo foli për ndonjë ngjarje të së kaluarës që dëshmon lidhjet e vjetra. Ai u shfaq dakord me vendimin e zotit Ministër se asnjë problem politik nuk ekziston ndërmjet dy vendeve. Zoti Godo tha se e konsideron Presidentin Mubarak si një nga përfaqësuesit më të shquar të botës arabe dhe e lut Ministrin që të kontribuojë në njohjen dhe vendosjen e kontakteve ndërmjet partive politike të dy vendeve. Zoti Godo foli për problemet e kombit shqiptar dhe shprehu mendimin se dyndja në Kosovë e refugjatëve serbë po afron luftën me shqetësim në Jug të Ballkanit. Zoti Godo tha se kishte pikëpamje të kundërta me partinë e zotit Hajdaraga, përsa i takon marrëdhënieve serbo-greke që u paraqitën prej tij si të favorshme për Shqipërinë. Mëngjesi i punës kaloi në një atmosferë të çiltër dhe shumë miqësore.
Duhet ndalur kolonizimi i Kosovës
Takimi i z. Sabri Godo me z. Rifat Blaku - n/kryetar i i Partisë Parlamentare të Kosovës
Dje pasdite kryetari i PRSh z. Sabri Godo priti në selinë Qendrore të Partisë, z. Rifat Blaku n/kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës.
Pasi falënderoi për pritjen z. Blaku prezantoi PPK si një parti që lufton për realizimin e aspiratës për Kosovën dhe pluralizmin e vërtetë politik. Ne, tha ndër të tjera, n/kryetari i PPK jemi nismëtarët e krijimit të komisioneve të Parlamentit të Kosovës dhe kemi hedhur idenë e organizimit të një konsulte mbarëshqiptare për të përcaktuar dhe paraqitur strategji dhe kërkesa të qarta para opinionit ndërkombëtar për çështjen tonë kombëtare. Në fjalën e tij z. Godo ndër të tjera tha se po jetojmë momente të vështira dhe konsultimet e takimet bilaterale midis nesh janë të domosdoshme. Më tej kryetari i PR, theksoi se shqiptarët duhet të fitojnë të drejtën e vetvendosjes dhe kjo mund të arrihet vetëm me punë të përbashkët të të gjitha partive shqiptare duke lënë mënjanë përçarjet dhe divergencat. Të dy palët dënuan kolonizimin e Kosovës dhe u shprehën se duhet bërë çdo lloj përpjekjeje ky kolonizim të ndalet.
Zgjedhësit e Partisë Socialiste bën me dije se ekzistojnë dy konflikte paralele që pengojnë mbajtjen e Kongresit të 11-të socialist. Njëri është në Bënçë nuk e ka hapësirë të përshtatshme për të mbajtur Kongresin dhe tjetri me ngjalljen e mundshme të Marks[it], bien në ujë shumë kandidatura realiste. Meqë i pari është i mirënjohur po sqarojmë se sipas njoftimeve të parafundit të agjensive me të njohura të lindjes është dhënë lajmi i ringjalljes së babait të socializmit (K.M.). Vetë zoti Pellumbi ka shprehur dëshirën e tij për shtrirjen e Kongresit të PS deri në konfirmimin e plotë të lajmit të mësipërm. Kjo ka ngjallur debate të ashpra brenda partisë së mëngjer shqiptare. Një palë shfaqet skeptike ndaj kësaj ngjarjeje duke u kujtuar kolegëve se ringjallja është një fenomen që ekziston vetëm në mendjet e atyre që përhapin opium për popullit.” PS-thonë ata-nuk duhet të bjerë në grackën e këtij reaksionari të pakëtan sakohë që s’bëhet fjalë për atë ortodoks. Një grup tjetër brenda PS e konsideron këtë lajm akoma më të rrezikshëm. Ata mendojnë se ai aludon se mundësia e ringjalljes mund të ekzistojë pastaj edhe për Enver Hoxhën dhe kjo i bën lemsh gjërat. Në rastin e ringjalljes nuk dihet se në çfarë cilësie do të marrin pjesë në Kongres personat e mësipërm. Do të jenë alitetet e mësipërme, mysafirë apo do të jenë delegatë nga baza me apo pa të drejtë vote…