12/11/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 nëntor 1995

Sqarim i zëdhënësit të PR

. Janë keqinterpretuar deklaratat për ndihmën teknike

Kauntautori i njohur italian Toto Kotunjo dha mbrëmë në Pallatin e Kongreseve një koncert i shoqëruar edhe nga këngëtarë shqiptarë të muzikës së lehtë. Interesimi ishte i jashtëzakonshëm dhe suksesi i plotë. Vetë Kotunjo u shpreh se "nuk e kisha imagjinuar një

U mbajt kongresi i rinisë së Ballit Kombëtar

Dje, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, zhvilloi punimet Kongresi i Rinisë së Partisë Balli Kombëtar. Në punimet e këtij kongresi, përveç delegatëve të ardhur nga të gjitha degët e rretheve të vendit, merrnin pjesë drejtues të Partisë Balli Kombëtar, si dhe të ftuar të tjerë, përfshirë përfaqësues nga parti të tjera politike të vendit. Merrte pjesë gjithashtu edhe kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Prof. Abaz Ermenji. Diskutantët që e morën fjalën në tribunën e këtij kongresi e vunë theksin tek nevoja e organizimit për të përballuar sukses situatat aktuale si dhe për rolin që duhet të luajë rinia e Ballit Kombëtar në luftën për demokratizimin e vendit dhe për realizimin e aspiratave të nacionalizmit shqiptar që gjejnë vend edhe në programin e kësaj partie. Në fund përshëndeti edhe Prof. Abaz Ermenji. Në fjalën e tij, ai vuri në dukje domosdoshmërinë e krijimit të një klime bashkëpunimi ndërmjet forcave të djathta për të përballuar presionin komunist dhe për të mos lejuar kthimin e tij në pushtet.

Sabri Godo në Parlamentin Italian

Në vijim të takimeve në Romë, z. Sabri Godo u prit në Parlamentin italian nga presidenti i Komisionit për Punët e Jashtme, Mirko Tremalia. Ndërmjet tyre pati shkëmbime të hapura mendimesh për marrëdhëniet Shqipëri-Itali dhe gjetja e rrugëve të bashkëpunimit të ndërsjellë. Zoti Godo vizitoi edhe redaksinë e gazetës “Il Secolo”, e cila botoi një intervistë të tij si dhe u vendos bashkëpunimi midis dy gazetave.

Të... [?]

Janë njoftimet e fundit që po jap pas ligji për genocidin e dënon dhe të ushtroj profesionin e tellallit deri më vitin 2002. Unë nuk do të humbas kohë duke shetitur nëpër lagjet e Tiranës, pasi askush nuk më sheh prej errësirës, por do të flas nga selia e komiteti qendror të partisë së Punës. “Idetë e Marks[it] do të ndriçojnë më mirë mësimin e shokut Fatos. Në zgjedhjet e ardhshme PS do të konkurrojë me katër kryetarë. PS e ka akuzuar PSD se e spiunon te Internacionalja Socialiste. PS në shenjë proteste ndaj IS nuk do të ripërsërisë kërkesën pesëvjeçare për anëtarësim në Internacionale pasi së fundi u dha lajmi i madhnueshëm se u krijua Internacionalja Komuniste. Me dritat elektrike do të rregullohet puna vetëm më të dalë të pranverës. Është biseduar me ndërmarrjen e ujësjellësit që për këta tre muaj të emergjencës në vend të ujit në rubinetet të rrjedhë vajguri, kështu që qytetarët nuk do të kenë problem ngrohjen. Edhe kjo nuk ishte parë! Qeveria nuk i ngroh dot, qytetarët at me dru. Kush ka dru me pre! Ilustrim dhe shirit me tekst vertikal: Të…

Ermenji në shënjestër të socialistëve

. F.5

Sa votues do të shkojnë në kutitë e 1996-ës

. F.4

Maradona profesor në Oksford

. F.7

Sabri Godo në Parlament

[?]laratat për ndi-hmën teknike të PR

Në pasqyrimin e vizitës së kryetarit të PR, z. Sabri Godo, në Itali dhe takimit të tij me zotin Fini, disa organe shtypi kanë keqinterpretuar deklaratën e tij për ndihmën teknike që i është premtuar Partisë Republikane nga Aleanca Nacionale. Kjo ndihmë nuk konsiston në dhënien e mjeteve të propagandës si: letër, afishe, pankartë etj., por në dhënien e përvojës së Aleancës Nacionale Italiane në organizimin lokal të partisë dhe të fushatave elektorale. Zëdhënësi i PR Neritan Alibali

Njoftim

Konferenca. Kom-bëtare e Forumit të Gruas Republikane, shtyhet për një ditë tjetër. Data dhe vendi i Kon-ferencës do të njoftohet me vonë. Kryesia e FGRS-I

Aborti - kartë e vështirë për t’u luajtur nga politikarët...........F4 Gjobë për botimin e fotografive nudo të gruas së kryeministrit grek..........F5