Republika

E Dielë, 3 dhjetor 1995

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i V i Botimit Nr.128 (476) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Dielë, 3 dhjetor 1995 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Godo në krye të Lidhjes

Godo në krye të Lidhjes "Afrimi i fushatës elektorale me ngarkesën dhe nxehtësinë e saj, do të sjellin detyrimisht kërkesën e intensifikimit të punës dhe përgjegjësisë te LDSH për të rritur rolin e saj në shkallën politike shqiptare. Për këtë arsye kërkesa e të gjithë kryetarëve të subjekteve të LDSH, duke u mbështetur edhe në faktin se PRSH është një nga forcat organizativisht më të shtrira te LDSH, u vendos që pikërisht kjo parti të jetë aktualisht në krye të LDSH". Këtë e theksoi dje zoti Godo në takimin me gazetarët në selinë e PRSH.
Godo Shqiptare

Tragjedia e detit

Tragjedia e detit Prej pesë vjetësh endera e 3 milionë shqiptarëve për të prekur Perëndimin, që ekzistë me anë të tokës në mënyrë klandestine, ka brenda dhe otë të detit. Por fatkeqësisht rruga klandestine e detit është shoqëruar me mjaft viktima. Veç numrit të pakonfirmuar të humburve në det në vitin 1991 në ikjet masive me anijet e rrembyera në port, fatkeqësisht viktimat nuk kanë munguar dhe në vitet pasardhëse. Nga rreth 875 emra të humbur nga bota e emigracionit, një pjesë konsiderueshme u përket të humburve në valën e detit. Veç 36 të regjistruarve në listat e mbytjeve për shkak të mbingarkesës së madhe të varkave të improvizuara, ekziston dhe një listë tjetër e mbytjeve nga koha e keqe, që kapin shifrën e 24 vetëve në kufirin detar me Italinë, dhe 14 vetëve në kufirin detar me Greqinë. Nëse në kufirin italian viktimat janë për shkak të dallgëve të mëdha të detit, në kufirin me Greqinë nuk kanë munguar dhe vrasjet nga ana e policisë greke në mes të detit. Të paktën kështu ndodhi në gushtin e vitit 1994 kur oresheria e snajperëve grekë shkatërroi varkën shqiptare së bashku me 8 njerëzit e ndodhur në bordin e saj. Në valët e detit kanë mbytur rreth 74 motorrskafe, ku në rastin më të madh është bërë i mundur shpëtimi i ose nga anijet e huaja, ose kanë qenë afër bregut. Gjithashtu janë bllokuar rreth 267 motorrskafe nga policia shqiptare dhe ajo italiane. Janë marrë në ndjekje penale rreth 19 vetë sepse kanë shkelur regjimin kufitar dhe kanë përdorur pa jashtë licence mjetet e tyre detare. Gjithsesi këto janë shifra dhe fakte vitale të nxjerra nga njoftimet e shtypit këta katër vjet. Në realitet shifrat kanë ndryshime në të dyja raportet. B. PERMETI
B. PERMETI Perëndimin Italinë Greqinë

The new Reporter - gazetë e re

The new Reporter - gazetë e re "Reporteri i Ri" në një kuptim është vazhdim i gazetës së studentëve të gazetarisë, por këtë radhë ai del në anglisht, dhe është fryt i punës së përbashkët dy javore ndërmjet 15 studentëve të Departamentit të Gazetarisë në UT dhe 9 studentëve të shkollës daneze të gazetarisë. Gazeta shquhet për tematikën e kendshme, stilin e veçantë dhe paraqitjen mjaft të mirë grafike. Gazeta "Reporteri i ri" është pjesë e projektit "Për zhvillimin e gazetarisë në Shqipëri" të financuar nga Ministria e Jashtme Daneze.
Shqipëri

Partitë Politike për...

Partitë Politike për... "...kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik" Faqe 2

Kërkohet interpelancë me Meksin

Më 1 dhjetor u përsërit një tjetër ngjarje tragjike e emigrimit ilegal klandestin me zhdukjen e në det të 17 shqiptarëve ende të paidentifikuar. Partia Republikane merr pjesë në hidhërimin e thellë të familjeve që humbën bijtë e tyre viktima të vështirësive që po jetojmë. Pas tragjedisë në Adriatik ku humbën jetën 17 qytetarë shqiptarë Kërkohet interpelancë me Meksin Më 1 dhjetor u përsërit një tjetër ngjarje tragjike e emigrimit ilegal klandestin me zhdukjen e në det të 17 shqiptarëve ende të paidentifikuar. Partia Republikane merr pjesë në hidhërimin e thellë të familjeve që humbën bijtë e tyre viktima të vështirësive që po jetojmë. Partia Republikane e shikon këtë ngjarje si pikë kulmore të çështjes së emigracionit. Sipas njoftimeve të masmedias italiane, në gjashtë muajt e fundit vetëm në brigjet e Puljes janë bllokuar 15111 klandestinë, nga të cilët 12079 vetë janë kthyer mbrapsht dhe 3032 janë të dëbuar. Pjesa më e madhe e këtij emigracioni klandestin dhe fluksi organizativ i tij cilësohen si shqiptare. Në të njëjtën kohë theksohet se këto shifra zyrtare janë shumë më të vogla se realiteti. Do të thotë se kemi të bëjmë me një hemoragji të rëndë e të vazhduar që përfshin dhjetëra mijë njerëz me një vajtje-ardhje këto e më viktima. Këtë javë kanë dalë të RAI-t transmitohej një emision tepër sensacional mbi shitjen e fëmijëve në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti shifra e shitjes sillet rreth 250 fëmijë të shitur. Në film tregohej një nënë se shet "fëmijët e saj" të shumtë me çmimin 1 milion lira secilin, ose dhe më pak. Partia Republikane vëren se emigracioni ilegal, shitja e verërive, eksportimi i prostitucionit janë dukuri me efekt shkatërrues të moralit kombëtar, kurse imazhi i tillë i Shqipërisë pengon seriozisht inkuadrimin dhe bashkëpunimin tonë me Evropën. Ngarkoi deputeti ynë, Prof.esor Mehmet Çeliku, të kërkojë interpelancë parlamentare me Kryetarin e Këshillit të Ministrave për të arritur në përfundimet që vijojnë: 1) Megjithë masat e marra puna e organeve të vendit për ndalimin e emigracionit klandestin, organizatorët e rendit dhe s'kanë arritur ta ndalojnë. Të prostohen këto organe nga elementët neglizhentë të mobilizohen për të ndaluar në çdo kusht këtë emigracion dhe të ndiqen penalisht e të ndëshkohen organizatorët. 2) Të kërkohen bisedime të ngutshme me palën italiane, si një vend që ka treguar ndaj nesh miqësi të vërtetë, për një marrëveshje zyrtare lidhur me emigracionin, duke trajtuar njëkohësisht dhe problemin e vizave që kanë të bëjnë me çështje humanitare dhe të bashkëpunimit. Partia Republikane u bën thirrje edhe gjithë forcave politike, të bashkohen me këto kërkesa, ose të shfaqin opinionet e tyre për të ndërgjegjësuar pushtetin, si edhe opinionin publik, mbi realitetin tragjik që krijojnë emigracioni ilegal, shitja e fëmijëve, eksportimi i prostitucionit, përhapja e drogës, si dyert e plagë të rënda që po pëson Kombi në këtë fazë të tranzicionit. (vijon në f.2)
Meksi Mehmet Çeliku Adriatik Puljes Shqipëri Shqipërisë Evropën

DEMOKRACIA: Pse ishim më mirë në socializëm

DEMOKRACIA: Pse ishim më mirë në socializëm 1. Në demokraci të gjithë ankohen se nuk punon njeri. 2. Njerëzit e kanë mendjen tek grevat dhe demonstratat e jo te puna. 3. Në socializëm kishim 100 mijë komunistë, sot kemi 100 mijë makina (shumë të dëmshme për ekologjinë). 4. Atëherë kishim vetëm një Namik Hot, sot kemi shumë. 5. Sot nuk gjen dot bukë të zezë, por vetëm bukë të bardhë - shumë e dëmshme për shëndetin. 6. Dëgjimi i stacioneve të huaja s'ka më pikë lezeti. 7. E han qeverinë nga mëngjezi deri në darkë dhe nuk je më tip interesant. 8. Pjesmarrja në votime nuk bëhet më me muzikë. 9. Asnjë nuk angazhohet për të vënë në jetë detyrat e Kongresit te Partisë. 10. Lypsat nuk te kërkojnë më 2 lekë. l.d.
Namik Hot