news
negative
politikë
zgjedhje
Partia Demokratike kërkon të vjedhë atë që ka humbur
Mbyllja e suksesshme e diskutimit për kufirin minimal të hyrjes në Parlament, ndonëse të trikonjëshëputur nga hipokrizitë e tij, duket se po zhvlerësohet plotësisht nga zhvillimet parashikuara prej ligjin elektoral.
Partia Demokratike kërkon të vjedhë atë që ka humbur
Mbyllja e suksesshme e diskutimit për kufirin minimal të hyrjes në Parlament, ndonëse të trikonjëshëputur nga hipokrizitë e tij, duket se po zhvlerësohet plotësisht nga zhvillimet parashikuara prej ligjin elektoral.
Nuk është se mohohet rëndësia pozitive e fiksimit të tij, ashtu sikurse dhe përcaktimi i tavanit të numrit të deputetëve, por ajo që të hedh përsëri në pozitat e skepticizmit për sinqeritetin partiak dhe presidencial të ish kundërshtarëve të kufirit, është tërësia e deklaratave të publikuara në progresion e nga Brojka e deri tek T. Shehu, për mënyrën e korrektimit të raporteve.
Jo vetëm të shprehura parimisht, por edhe me detajime konkrete shifrash, ku kufiri 4%, do të ndahet në herërime për 15 mandate deputetësh, rrjedha logjike e hamendësimeve të bëra të besosh se faza e diskutimeve dhe planifikimit të taktikave brenda PD-së është mbyllur tashmë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe një llogaritje thjesht aritmetike për numrin e mandateve që përfiton ato parti që do të përfitojnë nga korrektimi i përqindjeve, të çon në konkluzionin se këto taktika dhe planifikime janë përsëri pjesë e strategjisë totalitariste të PD-së.
Është e vështirë të thuhet se politikanët e saj të jenë aq naivë sa të besojnë edhe vetë rezultatet e sondazheve të publikuara prej tyre, të cilat në fund të fundit do të përmbajnë dëshirën e tyre për eliminimin e plotë të partive të vogla në një parlament lehtësisht të kontrollueshëm dhe komanduesehm nga mekanizmi votës.
Në qoftë se koha do të tregojë se këto lloj prononcimesh nuk janë thjesht edhe praktike e aplikuar tashmë edhe herë të tjera, por për të matur pulsin e forcave të tjera politike, kjo do të thotë se qëllimi final synon të determinojë me shumë herët periudhën parazgjedhore se sa karakterin dhe përbërjen e Parlamentit të ardhshëm.
Në rast se do të beso[n]im se edhe shefat e PD-së e kanë kuptuar se tendencat për të popullarizuar partinë e tyre kanë shëmtuar politikën e saj nga fizionomia e së Djathtës, duke e shtyrë gjithmonë e më shumë drejt praktikave të majta, atëherë do të kuptonim edhe përpjekjet e shefave në fjalë për të rifituar forcat elektorale që shoqëruan këtë proces shfrytëzimi politik.
Natyrisht është vonë për ta rifituar këtë elektorat të zhgënjyer, aq më tepër që jo vetëm praktikat e majta e kanë çuar aq larg PD-në sa askush s'mund të besojë në ndershmërinë e saj, por edhe sepse kuadri i plotësuar politik shqiptar ka evidentuar ndërkohë të Djathtën e vërtetë, duke i krijuar mundësinë elektoratit të djathtë ta gjejë partinë e tij jashtë PD-së. Shifrat e sakta numerike
Me tej ne f.2
Brojka
T. Shehu
Shqipëri
news
negative
emigracion
marrëdhënie greko-shqiptare
Skupa '95 vazhdon
Skupa '95 vazhdon
As Krishtlindjet, as sëmundja e Papandreut nuk ndryshoi konstanten greke
Greqia konsekunte në qëndrimin e saj. Mbushen burgjet greke me emigrantë të kapur, ngarkohen në autobuse dhe riatdhesohen në Shqipëri. Shifrat janë fiksuar që prej një jave. Cdo ditë nga 1000-1100. Cdo ditë 350-500 në Kakavijë dhe 400-800 në Kapshticë. Cdo ditë në Pirea të Athinës dhe Selanik grumbullohen po kaq.
"SKUPA 95" bëhet edhe në prag të Krishtlindjeve kur grekërít ishin më të liberalizuar këto pese vite. Në dhjetorin e '95 ata janë më konsekuentë se vitet e tjera. Madje tani nuk pritet që shumë kufoma të morgjeve të Athinës të marrin konfirmimin e Ambasadës shqiptare ne janë shqiptare apo emigrantë evropianolindore, aziatike apo afrikane. Ngarkohen në makina dhe sillen në Shqipëri, siç ndodhi edhe ditët e fundit kur dy kadavra, një e një aziatiku dhe një e një zezaku, vijne deri në Kakavijë me pretekstin se janë shqiptare dhe vetëm këmbëngulja e autoriteteve shqiptare bëri të mundur sqarimin. Megjithatë, kohët e fundit mëssohet dhe një fakt tjetër. Shumë letra i janë drejtuar nga emigrantët shqiptarë kryeministrit të Greqisë, Papandreu, që të ketë shërim të shpejtë dhe i luten që me këtë shërim të tij të ndryshojë dhe qëndrimi i autoriteteve greke për kthimin e emigrantëve. Por as këto letra s'kanë ndryshuar asgjë në qëndrimin grek.
B.F.
Papandreut
Papandreu
B.F.
Greqia
Shqipëri
Kakavijë
Kapshticë
Pirea
other
negative
satirë
Teini
Teini
Jam gati te shkoj per te vendosur pagen ne Bosnje me kusht qe te mos me hapin dosjen. Gallate e Habere t'mëdha do te jete kur te merren nga gazeta dalin spiunët si kërpurdhat pas shiut. Partia e Bashkuar e këpurdhoreve të Sigurimit Kombëtar e cila do të formohet sapo te hyje ne zbatim ligji për mbrojtjen e figurës se zyrtarëve te lartë, do të marrë pjesë ne zgjedhje dhe sipas sondazheve do t'i fitoje ato.
Lajmi i Ditës më në fund doli e përdishm[e].
Bosnje
news
positive
politikë e jashtme
Kosovë
Hapet zyra e Kosovës në Washington
Hapet zyra e Kosovës në Washington
Dje u hap zyra informative e Kosovës në Washington e cila do të fillojë së funksionuari në fillim të vitit ardhshëm. Ndërkohë presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të amerikës, ku pati takime me sekretarin e shtetit Woren Kristofer, këshilltarin për siguri kombëtare të administratës së Klintonit, Anthony Lake, dhe zyrtarë të tjerë të administratës së Klintonit. Rugova i deklaroi shtypit se është mjaft i kënaqur nga vizita dhe se kishte marrë premtime se Kosova do jetë në "Top List" pas Dejtonit. Rugova në takimet me zyrtarët amerikane ka kërkuar ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të SHBA për çështjen e Kosovës.
Ibrahim Rugova
Woren Kristofer
Anthony Lake
Klintonit
Kosovë
Washington
Shtetet e Bashkuara të amerikës
Dejtonit
news
negative
politikë
media
Partia Republikane deklaron se Televizioni Shqiptar bllokon në mënyrë të qëllimshme pasqyrimin e aktiviteteve të saj politike.
Protestë e zëdhënësit të PR
Partia Republikane deklaron se Televizioni Shqiptar bllokon në mënyrë të qëllimshme pasqyrimin e aktiviteteve të saj politike.
Protestë e zëdhënësit të PR
2
news
negative
tragjedi
emigracion
detar
Familjet e të humburve në “Adriatik” vazhdojnë të jetojnë nën torturën e ankthit
Familjet e të humburve në “Adriatik” vazhdojnë të jetojnë nën torturën e ankthit
Një tjetër shqetësim i përlotur dhe i munduar nga ankthi i pritjes, që është më i keq edhe se vetë lajmi i kobshëm, trokiti në zyrat e redaksisë sonë.
Pas letrës së qytetarit Asllan Etemi, tani janë familjarët e Remzi Petrani, 30 vjeç, dhe Veli Balla, 27 vjeç, që të dy nga qyteti i Vlorës, që duan të dinë diçka të mundshme mbi fatin e fëmijëve të tyre.
Redaksia jonë u interesua pranë personelit të ambasadës italiane në Tiranë, ku na thanë se deri tani nuk ka asnjë konfirmim tjetër përveç atyre që janë bërë të ditura nga burimet e ndryshme zyrtare shqiptare dhe italiane.
Gjithashtu të dhënat e deritanishme të specialistëve me të cilët kontaktuam, na thanë se errërat dhe deti i natës me 25 nëntor, kur personat e humbur janë nisur nga brigjet shqiptare, përjashtojnë çdo mundësi që motogomonja transportuese të jetë zhvendosur drejt jugut. Në qoftë se në rastin më të keq ajo nuk ka arritur në brigjet jugore të Italisë, për kushtet e rënduara, fati i saj duhet kërkuar në veri të kanalit të Otrantos, jo vetëm në brigjet verilindore të Italisë, por nuk përjashtohet dhe mundësia e brigjeve të Maltës.
Nga ana tjetër, as grupi konsullor dhe as organet e tjera shqiptare kompetente nuk japin asnjë sinjal veç heshtjes.
Republika
Asllan Etemi
Remzi Petrani
Veli Balla
Adriatik
Vlorës
Tiranë
Italisë
Otrantos
other
neutral
vulë
Vulë biblioteke
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
Tiranë [?]
Tiranë