U mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Republikane
U mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Republikane
Përgatitja organizative e Partisë për fushatën elektorale dhe përcaktimi i formave operative të punës që të mundësohet rezultati i kërkuar në zgjedhje. Këto ishin problemet kryesore që përcaktuan rrjedhën e diskutimeve në Këshillin Kombëtar të PRSH që u mblodh në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ditën e premte 22 dhjetor.
Pas degjodj alternativat për organizimin e punës së Partisë për hyrjen në fushatë, të paraqitura nga raportet e sektorit Elektoral dhe të Organizimit, përkatësisht nga shefat e sektorëve dhe anëtarë të Komitetit Drejtues të PR, Arjan Madhi dhe Ismail Male, anëtarët e Këshillit Kombëtar diskutuan gjerësisht rreth tyre, duke paraqitur edhe analiza konkrete dhe mendimet e tyre për to.
U kërkua veçanërisht me ngulm duke rezultuar edhe në një vendim të Këshillit Kombëtar që deri në datën 31 dhjetor të gjitha degët e Partisë të përfundojnë hartimin e listave të kandidatëve që do të përfaqësojnë Partinë në zgjedhje.
Problemet e propagandës dhe të shtypit ishin objekt i diskutimeve të anëtarëve të Komitetit Drejtues të PR dhe shefave të propagandës dhe shtypit Gjok Beci dhe Neritan Alibali. Një propagandë e shkathët dhe efikase e mbështetur fuqimisht edhe nga shtypi republikan do ta bëjë edhe më të frytshme punën operative të Partisë në të gjitha strukturat e saj në qendër dhe në bazë.
Shumica e diskutanteve që përfaqësonin degët nga vinin theksuan se parimi i vetëveprimit republikan, i sanksionuar edhe në Programin e ri të Partisë, duhet parë sidomos si një orientim konkret që obligon degët në përpunimin e një politike të zgjuar dhe propagandë lokale, në përputhje edhe me kushtet e zonës ku vepron dega.
Këshilli Kombëtar vendosi veç të tjerash edhe krijimin e një shtabi elektoral për drejtimin e fushatës në krye të cilit u vendos të jetë zoti Sabri Godo.
Korresp. "Republika"
"...Sot, më shumë se kurrë, Partia Republikane duhet të përqëndrojë fuqitë e veta kundër socialistëve.
Katastrofa e mundshme do të mënjanohej përfundimisht, nëse elektorati shqiptar do t'u jepte socialistëve një përgjigje dhe më të fortë se ajo e 22 marsit të vitit 1992. Por kjo vihet në dyshim, sepse socialistët kanë fituar njëfarë terreni, falë disa gabimeve të pafalshme të PD. Problemi komplikohet edhe më tej sepse PD, që e ka tepër të vështirë të shkëputet nga euforia, beson se mund të rikuperojë elektoratin e humbur. Por thyerja është e thellë. Ish-pronarët, ish-të përndjekurit, grevistët e Kukësit, s'mund të harrojnë dhunën e përdorur ndaj tyre. Pa janë edhe të papunët e kategorii të tjera të zhgënjyer nga qeverisja e paaftë, mosrespektimi i ligjeve dhe mungesa e rendit. Të gjithë këta nuk duan t'i shohin më sy socialistët, por as për PD nuk duan të dinë. Si i bëhet që këta të marrin pjesë në votime e të japin votën për demokracinë? Përgjigjia është një e vetme: të kthehen ndaj Partisë Republikane dhe Lidhjes së Djathtë...
Më tej F. 3
Arjan Madhi
Ismail Male
Gjok Beci
Neritan Alibali
Sabri Godo
Tiranë
Kukës