Republika

E Martë, 16 janar 1996

PARTI REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i VI i Botimit Nr.6(493) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Martë, 16 janar 1996 Çmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

RTSH në mbrojtje të Janullatosit

RTSH në mbrojtje të Janullatosit F. 4
Janullatosi

Parlamenti refuzon kërkesën e 13 partive

Parlamenti refuzon kërkesën e 13 partive PD Kuvendit: U thuaj jo. I ka thënë “jo” 13 partive, Kuvendi Popullor, për ligjin elektoral. Në kërkesën e përbashkët të partive elektorale, që në nenin e parë, thuhej që Parlamenti të shqyrtonte projektligjin zgjedhor deri në datën 20 janar. Por edhe këtë javë deputetët do të vazhdojnë pushimet demokratike. Këtë e ka konfirmuar dje nënkryetari i Kuvendit, Shaqir Vukaj. Ndërkohë që Zyra e shtypit, me Koçin e përkohshëm, nuk është në gjendje t’japë asnjë informacion. Vetë kryetari Arbnori, ka ardhur dje për herë të parë për ’96 në punë, nga Rusia, për të vazhduar rutinën parlamentare. Me sa duket në axhendën e tij të kësaj jave nuk përfshihet një mbledhje e kryesisë, që do të vendoste programin e punës për janarin. Në janar ishte afati që pikërisht Arbnori kishte premtuar anëtarëve të tjerë të Kryesisë, në mbledhjen e fundit të saj, për ta zgjidhur çështjen e ligjit elektoral. Por më vonë ngjarjet u ndërlikuan. Ndërkohë që opozitarët kërkonin diskutimin në legjislativ të propozimit të tyre, PD dhe Qeveria po përgatisnin një projekt tjetër. Kryetari i grupit parlamentar të PD, u shpreh atëherë në “Republika” se projektligji i tyre do të futej në Parlament brenda janarit. Por kjo nuk po vërtetohet. Nga Ministria e Drejtësisë, që në firmën e përfundimtare mbi projektligjet e Qeverisë, Braca deklaron se edhe për një muaj, kjo ministri nuk pret një projekt të tillë nga Kosovarët i pushtetit lokal, në zyrën e të cilit po përgatitet projektligji i ardhshëm elektoral. Ndërkohë PD-ja ishte e vetmja parti që nuk e nënshkroi deklaratën e partive. Shehu deklaroi në tryezën e 9 janarit se duhet të pyeste për këtë në instancat më të larta. Pas tre ditëve, i cili ishte dhe afati i firmosjes, ai nuk e vuri nënshkrimin e tij poshtë deklaratës. “Nuk jemi dakord me shumë nga pikat e asaj deklarate, shpjegon mosfirmosjen lideri i PB, ne po diskutojmë ende, dhe nga fundi i muajit të japim mendimin për ligjin elektoral, në formën e projektligjit të Qeverisë”. Kështu që pritja dhe “Jo”-ja e Parlamentit, shumica e të cilit i takon pikërisht partisë së Shehut. Aurel Simoni
Shaqir Vukaj Arbnori Koçi Braca Shehu Rusia

Meisi
Meisi

Mund të mbesim me gishta në gojë

Mund të mbesim me gishta në gojë F. 5

Fillojnë arrestimet e listës së kryesuar nga R. Alia

Në pranga ish-kryetari i Degës së Brendshme të Ersekës Fillojnë arrestimet e listës së kryesuar nga R. Alia Vr asjet në kufi në vitin 1989-91 kanë të akuzuarin e tretë pas arrestimit të dy ushtarëve në muajin dhjetor 1995. Gjykata e Kukësit ka arrestuar 50 vjeçarin Kadri Ibajn nga qyteti i Kukësit i cili në vitin 1989-90 ka qenë kryetar i Degës së Brendshme në Ersekës. Paditë e prish kryetarin e Degës Brendshme ishin bërë në qytetin e Ersekës nga 10 familje që kishin humbur fëmijët e tyre në kufi dhe ishte vërtetuar që kishin ndodhur në kohën që Ibraj ishte në postin e lartë. Mbas këtyre padive prokuroria e Ersekës lëshoi urdhrin për arrestimin e tij dhe më datën 14 janar 1996 u bë arrestimi i tij. Të akuzuar me listën e u arrestua Ibaj janë dhe 34 persona të tjerë duke filluar që nga ish-presidenti Ramiz Alia; ish ministri i brendshëm, Hekuran Isai, dhe 34 funksionarë të tjerë në postet e larta të shërbimit kufitar. Paditë janë bërë për të gjithë funksionarët e rrethit dhe komisioni parlamentar i Mbrojtjes dhe SHIK-ut i hapi dritën jeshile Prokurorisë për marrjen si të pandehur të këtyre ish-funksionarëve që janë përgjegjës për zbatimin e urdhërit të Ramiz Alisë për vrasjen e rreth 40 të rinjve në vijën kufitare me Greqinë. Ma. Be.
R. Alia Kadri Ibaj Ramiz Alia Hekuran Isai Ersekë Kukës Greqi

Edhe më majtas Partia Demokratike!

Edhe më majtas Partia Demokratike! Procesi i socializimit të Partisë Demokratike tregon përfundimisht karakterin e pakthyeshëm të saj. Pas një përpunimi të vazhdueshëm, publik të naivëve dhe llogaritarëve në të shpërndarjes së votës nëpërmjet deklarimeve për karakterin social të politikës së PD-së, për shtetin social dhe interesat e vegjëlisë, këshilli i fundit kombëtar i PD-së vulosi përfundimisht qafatdjegimin e saj. Edhe në qoftë se nuk do të besonim se një psikologji e tillë politike është rudiment i një të kaluare politike për shefat e saj, në rastin më të mirë do të thonim se gjithçka bëhet për të fituar votat e elektoratit. E trysnuar ndoshta nga idetë false se popujt e varfër shkojnë natyrshëm drejt së majtës, si dhe me idenë fikse se kjo praktikë coi në fitoren socialiste në vendet e Lindjes, PD-ja braktis atë që ka kohë që e godet me politikën e saj, spektrin e djathtë të universit politik shqiptar, duke synuar të paarsimuarit. Të luftosh socialistët me armët e tyre është më shumë se paradoks. Jo vetëm se këto armë ata dinë t’i përdorin me efektivitet të saktë kundër shtarëve që nuk u binden këtyre armëve, por dhe sepse është bërë zakon tani që këto ide të quhen ide të së majtës dhe të besohen më shumë kur vijnë prej saj. I takon PD-së të vendosë nëse do të rrjepë në pozicionin e Qendrës së Djathtë apo të kapërcejë cakun që e ndan këtë pozicion nga e Qendra e Majtë, duke shterpë [?] PS-së në drejt ekstremit të saj. Por nuk është kompetencë e saj që të mohojë ekzistencën e së Djathtës, duke frontalizuar goditjet ndaj saj. Sepse në qoftë se do të besohej nga elektorati se pas pozicionimit të dukshëm të PD-së në kuotat e majtës, lufta PD-PS nuk ka karakter të vërtetë veç melozës së grupit parlamentar. Parlament, sulmet e PD-së ndaj ideve të së Djathtës, janë përpjekje të vërteta për ta eliminuar atë. Nëse këtij populli i duhet alternativa e djathtë konservatore kapitalizmit radikal e cila ka gjetur shprehjen e saj në programin e PR-së apo alternativa e majtë e ekonomisë sociale të tregut e hedhur në tregun e ideve politike nga PS-ja do ta thotë fundi dhe nga PD-ja, kjo jo mund të jetë temë për një shkrim tjetër. Çka kundron firma politikisht se këto dy kushtet janë fiksit se PD shton kontingjentin e forcave të majta që rriten të hyjnë në fushatë, duke u larguar ende më shumë nga baza e votuesve të saj të ’92-it, të cilët nuk e evidentojnë më 75 % - e t [?]. Shehu dhe as me 50 % e përqindjet e testimeve gazetare. G. C.
Shehu