Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Diel, 21 janar 1996

Prangat edhe për 9 ish-bllokmenë të tjerë

Genocidi nis drejt qelive grupin e dytë të tyre Mosha dhe gjendja e keqe shëndetsore i vinjë në ndihmë ish-kryetarit të Komisionit të Internim-dëbimeve Genocidi nis drejt qelive grupin e dytë të tyre Prangat edhe për 9 ish-bllokmenë të tjerë Mosha dhe gjendja e keqe shëndetsore i vinjë në ndihmë ish-kryetarit të Komisionit të Internim-dëbimeve Dje, organi i prokurorisë ka vënë në pranga edhe nëntë ish-bllokmenë të tjerë, të akuzuar për genocidin ushtruar në Shqipëri, gjatë qëndrimit të tyre në funksione të larta shtetërore, para vitit 1990 dhe në mënyrë të veçantë për internimet dhe dëbimet masive, për të cilat kanë urdhëruar organet e ndryshme. Kështu, nën pranga janë vënë: Hekuran Isai, Simon Stefani, Aranit Cela, Manush Myftiu, Foto Çami, Llambi Gegprifti, Veiz Haderi, Rrapi Mino dhe Qemal Bregasi, duke cuar kështu në 21 listën e të arrestuarve nga radhët e ish funksionarëve të lartë të regjimit komunist. Në këtë listë, numri i përgjithshëm është 34 dhe kryesohet nga ish-presidenti i fundit komunist dhe pasardhësi i diktatorit Hoxha, Ramiz Alia. Dje, në Gjykatën e Tiranës, gjyqtari Arben Vasha ka vendosur masën e arrestit me burg për tetë ish-funksionarë, me përjashtim të Manush Myftiut, për të cilin u mjaftua vetëm me masën e arrestit shtëpiak, sic është vepruar për Leni Cukon, Haxhi Lleshin, Sulejman Bushatin dhe Gaqo Neshon. Në këtë mënyrë, falë moshës së madhe dhe gjendjes së keqe shëndetësore ish-kryetari i Komisionit të Internim-dëbimeve i shpëton izolimit në qelitë e burgut. Prokurori, Shkëlqim Gani, pas leximit të akuzës, kërkoi që akuza të klasifikohej sipas nenit 75 dhe 76 të Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 15 deri në burgim të përjetshëm.
B.P Simon Stefani Aranit Cela Manush Myftiu Foto Çami Shqipëri Tiranë

BROJKA, edhe një herë kundër BERISHËS

Çfarë fshihet pas “cicmicit” për ligjin elektoral? Përsëri presidentii Republikës sulmohet nga radhët e partisë së tij. Këtë radhë është kreu i degës së PD-së se Tiranës, Brojka, ai që ngrihet kundër idesë së presidentit për ruajtjen e ligjit elektoral dhe premtimeve të tij për një pjesëmarrje sa më të gjerë të forcave politike në parlament. Vetë zoti president, në takimin me përfaqësues të partive të ndryshme, duke u shprehur për përmbajtjen e ligjit elektoral, tha se “do të ishte një fyerje për demokracinë, për pluralizmin, kufizimi i pjesëmarrjes së partive në parlament”. Por pa u shuar jehona e atij takimi dhe efekti i fjalëve të presidentit, dy funksionarë të lartë të PD-së, ndër të cilët njëri ishte vetë zot Brojka, kundërshtuan këtë, duke hedhur versione, të cilat anonin nga sistemi mazhoritar. Ide të tilla mund tje mbështetse, në atë kohë, ndonëse pa argumenta fort bindëse edhe nga një farë Dr. të SkënderMeka, duke tjerrë një artikull të gjatë. Edhe këtë radhë, zoti Brojka, në intervistën dhënë të përditshmes “Koha Jonë” kërkon të përligjë sistemin mazhoritar, duke përdorur argumentin tashmë të dalë boje të “konsolidimit të shtetit”. Duke folur për ligjin elektoral, në intervistë nuk mungohet t’u “vëcëllinë dhëmbët partive të vogla, duke u përmendur shumicën robotë të PD-së në parlament, në kohën që përpjekjet e 13 partive për ligjin elektoral reduktohen nga shefi i PD-së për Tiranën si “një përpjekje që niset nga interesi i tyre”. Gjithashtu, sipas tij, ideja për një ligj mazhoritar, ai nuk e konsideron si një ligj në përputhje me interesat e PD-së, po një ligj që i shërbeka interesave të Shqipërisë. Pra, duke lexuar gjëra të tilla, e nxjerr lehtë përfundimin se PD-ja më shumë është Shqipëria, për derisa vetem interesat e saj përputhen me ato të Shqipërisë, ndërsa ato të partive të tjera jo. C’mbetet të bëhet atëhere, parti të tilla duhen nxjerrë jashtë ligjit, megjithëse shefi i demokratikasve tiranas është pak me i mëshirshëm, kufizohet vetëm duke u mohuar atyre të drejtën për të hyrë në parlament. Dhe për këtë do të përdoret shumica e PD-së në Parlament e krijuar me votat e tyre, që tashmë nuk ndodhen në krah të saj si dikur në atë 22 marsin e largët. Por, për fat të keq, arsyetime të tilla bëhen në mënyrë të njëanshme, sikur PD-ja e ka të sigurtë një fitore mbi 50% në zgjedhjet e ardhshme, gjë që bie në kundërshtim me zhvillimet politike në vend, gjatë të cilave janë konstatuar firo të konsiderueshme nga radhët e saj. Ideja për një parlament bipartitak, aq e dashur për disa nga krerët e PD-së, të çon në përfundimin se këta do minonim demokracinë sepse u përket forcave të tjera politike raporti anon nga e Më tej f.3
Brojka Berisha Skënder Meka Tiranë Shqipëri

Urimit kryeministri grek i përgjigjet me kthim emigrantësh

Fronti grek edhe dje i mbajti shifrat të pandryshuara për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë. Fatin e keq për të bërë këtë operacion të policisë greke e kanë organizuar para dy ditësh e patën rrëth 300 emigrantë të cilët u kthyen me forcë edhe pse kishin dokumente të rregullta. Kontigjenti i kthyer dje ishte kapur nga policia greke në 4 lagje të Athinës ku vazhdon fushata e përgjakshme të kryeministrit të ri grek Simitis. Kështu edhe pse në Athinë e kanë mbërritur telegramet e urimit nga Tirana zyrtare për zgjedhjen e kryeministrit të ri grek duket se qëndrimi grek ndaj emigrantëve shqiptarë do të mbetet i pandryshuar. Fshesa greke çdo vit ka kthyer mbi 100000 emigrantë shqiptarë duke mbajtur një qëndrim krejt të kundërt me emigrantët e tjerë që ndodhen në Greqi nga vendet e lindjes dhe pse shqiptarët bëjnë punët më të vështira që, sot për sot, grekët nuk mund ti bëjnë dot më. Shqiptarët disa herë janë mashtruar nga Greqia për legalizimin e cilin ajo e ka hequr gjithmonë me kërkesa të papranueshme nga pala shqiptare. B.P
Simitis Greqi Athinë Tiranë

Berluskoni: Jo një qeveri që nuk e do Fini

Poli i Lirisë solid Partia “Aleanca Nacionale” në vendin e parë në sondazhe Poli i Lirisë solid Berluskoni: Jo një qeveri që nuk e do Fini Partia “Aleanca Nacionale” në vendin e parë në sondazhe Ish-kryetari i Këshillit të Ministrave, Silvio Berluskoni, shef i aleancës së qendrës së djathtë, përjashtoi zyrtarisht prekjen e një qeverie, e cila do ta kundërshtonte atë vetë, partia “Aleanca Kombëtare” (AN) e Xhanfranko Finit. Në një intervistë botuar të shtunën nga “La Stampa”, Berluskoni pohoi se “nuk do të ketë kurrë një qeveri të përkrahur nga “Forca Italia” dhe me Finin në opozitë”. Berluskoni është kryetar i partisë “Forca Italia” që se bashku me “Aleancen Kombëtare” CDU-ne e PjerferdinandoKazinidhe populistët e Butiljones, formon “Polin e Lirisë”. “Nuk ka asnjë interes dhe asnjë dëshirë nga ne për të vënë në krizë koalicionin tonë” - vazhdoi ai. Ndërmjet Berluskonit dhe Finit pati një moment kontrasti, pasi Fini ishte kundër idesë së superkoalicionit të majtë dhe të djathtë, ide e hedhur kjo nga Berluskoni, pas dorëheqjes së kryeministrit Dini. Sipas një sondazhi të opinionit, të botuar të enjten, “Aleanca Kombëtare” do të fitojë 23.4 % të votave, duke dalë e para në këtë sondazh, kundrejt 21% të PDS të Masimo D’Alemas dhe 17.8 % të atyre që do të marrë “Forca Italia”.
Silvio Berluskoni Xhanfranko Fini Pjerferdinando Kazini Butiljones Dini Itali