Republika

E Marte, 23 janar 1996

Partia Republikane Shqiptare 1991 REPUBLIKA VITI i VII i Botimit. - Nr.9(496) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Marte, 23 janar 1996 Cmimi 10 lekë BIBLIOTEKA KOMBËTARE [?]

Original newspaper scan
Full size scan

Ramiz Alia për së dyti në Prokurori

Më e shumta e bashkëpunëtorëve të tij janë arrestuar Më e shumta e bashkëpunëtorëve të tij janë arrestuar Ramiz Alia për së dyti në Prokurori Alia pyetet për 2 prillin, puçin e Shkollës Bashkuar... Ish presidenti komunist Ramis Alia është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Tiranës. Dje nga ora 11 - 13 për dy orë rresht ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Beqir Koko për 8 padi nga 70 që i janë bërë gjithsej në adresë të tij. Përgjigjet e Ramis Alisë kanë filluar me ngjarjet e ish-Shkollës së Bashkuar kur u organizua puçi ushtarak. Ramis Alia është pyetur se çfarë ka ditur dhe çfarë urdhërash ka dhënë. Padia e parë për ish Presidentin komunist është depozituar nga Hasi i Kuksit prej familjeve të dy viktimave të pushkatuara për gjoja atentat ndaj Alisë në një vizitë në këtë krahinë. Paditë u pasuan me dhjetra të tjera nga 36 familje të të vrarëve në kufi në vitet 1989-1991 dhe nga shumë padi të ngritura për periudhën 1986-1991 ku Ramis Alia është përgjegjës numër një për atë çfarë ndodhte në Shqipëri. Ramiz Alia doli nga burgu në korrik të vitit 1995 duke përfituar nga hyrja në fuqi e kodit të ri procedurës penale. Ai ishte dënuar për shpërdorime në përmasa të mëdha të pasurisë së shtetit me 5 vjetëve burg i detyrohet arkës së shtetit dhe 11 milionë lekë. Pika më e nxehtë e padive ndaj Ramiz Alisë është ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër ku edhe pse janë dënuar 6 persona përsëri mbetet mister masakra. Ramis Alia kryeson listën e 34 ish funksionarëve të lartë shtetërorë të diktaturës të cilët akuzohen për dëbim-internimet masive në Shqipëri. Deri tani nga kjo listë janë paditur 30 persona. Alia duke dëgjuar avokatin e tij, Kleanthi Koçi P.B.
Ramiz Alia Beqir Koko Kleanthi Koçi Tiranë Hasi i Kuksit Kukës Shkodër Shqipëri

Në brendësi

Në brendësi Është ulur interesi për bimën që kërkon më pak kujdes... f.2 Ne çdo 30 banorë një intelektual............................f.3 Ne gjurmët e “eksodit” 16 - vjeçar të vlerave kulturore....f.3 Esperantoja me ka shoqëruar nder emerat e mia.....f.4 “ Hapësirat Blu” në krizë...f.4 Kryeministri i ri Muratoviç, mjeshtër i pazarit ballkanik...f.5 IZRAELI kërkon praninë e trupave gjermane në Golan...f.5 KRYEMINISTRI GREK BEN BETIMIN ...............f.5 JELCINI po përgatit një fushatë imperialisto - nacionaliste....f.5 Ministri i Jashtëm francez në Moskë....................f.5 AJAKSI PERBALLE SHKATERIMIT..................f.7 SKEDINA FITUESE (21 Janar)....f.7 SKEDINA E ARDHSHME
Muratoviç Jelcini Golan Moskë

Premtojmë atë që realizojmë

Takimi i z. Sabri Godo me banorët e Sukthit Premtojmë atë që realizojmë Dje pasdite kryetari i PR, z. Sabri Godo, u takua me banorët e komunës së Sukthit të rrethit të Durrësit. Takimin e hapi sekretari i nëndegës së PR të Sukthit, Vehip Ademi, i cili foli për çështjet kryesore ku mbështetet programi republikan. Mëpas ai ia dha fjalën kryetarit të PR, z. Sabri Godo. “Katër vjet më parë detyra jonë kryesore ishte rrëzimi i sistemit komunist,- tha në fillim të fjalës së tij kryetari i PR. Sot kemi detyrë të ndërtojmë një demokraci të konsoliduar me ekonomi të fuqishme”. Duke e konsideruar Shqipërinë si shtëpinë tone të përbashkët, zoti Godo tha se askush nuk vjen te na e ndërtojë shtëpinë, por duhet ta ndërtojmë vetë. Më pas kryetari republikan foli për problemet ekonomike shqetësuese të vendit. “Ne nuk jemi nihilistë, tha ai, dhe nuk i mohojmë arritjet e këtyre katër vjetëve, por nuk mund të rrimë pa evidentuar gabimet trashanike që janë bërë nga qeveria. Zoti Godo nuk i kurseu kritikat në adresë të partisë në pushtet në drejtim të korrupsionit, paaftësisë dhe autoritarizmit. Më tej ai theksoi se është e domosdoshme të ndahet kthimi i ish-komunistëve në pushtet. “Është e vështirë të besohet, tha z. Godo, që funksionarë të lartë Më tej f.2
Sabri Godo Vehip Ademi Sukth Durrës Shqipëri

Bojkotim të Parlamentit?

Pas thirrjes së Godos Pas thirrjes së Godos Bojkotim të Parlamentit? Partitë fillojnë konsultimet Bojkotim të Parlamentit? Partitë kanë filluar konsultimet pas thirrjes që u bëri lideri republikan. Godo kërkonte që nëse ligji elektoral nuk futet në Kuvend brenda janarit, partitë kundërshtare të firmosur deklaratën e fundit të përbashkët të bojkatisin punimet e legjislativit. Të parët që e kanë dëgjuar këtë thirrje kanë qenë socialistët. Dje, nënkryetari i grupit të tyre parlamentar, Fehmi Abdiu dhe deputeti Kastriot Islami kanë kërkuar konsultime me Aleancën Demokratike. Në takimin që ata patën me presidentin e kësaj partie, Neritan Ceka, diskutuan pikërisht për problemet e ligjit elektoral. Por ndërkohë që ligj deputetët socialistë nuk i kanë shprehur asgjë për shtypin, Islami thoshte “no coment”, ndërsa Abdiu fliste për fiks-hanet e kafesë dhe për shëndetin e Cekës. - Neritan Ceka, tregoi se ndodhi në këtë takim. “Ishte një konsultë e kërkuar nga Partia Socialiste, tha pas mbledhjes numri një i Aleancës Demokratike, në lidhje me idenë e shprehur nga Sabri Godo për të bojkotuar punimet e Parlamentit në rast se nuk paraqitet sa më shpejt aty ligji elektoral. Ishte konsultim me shkëmbim pikëpamjesh dhe natyrisht asnjë vendim nuk mund të merrej pa u mbledhur kryesitë e partive dhe grupet parlamentare. Sigurisht deri më datë 25 do të ketë një qëndrim të përbashkët ose të përafërt të opozitës parlamentare për t’i mbyllur rrugën manipulimeve të kohës dhe të votës dhe për t’i hapur rrugën shprehjes së lirë të shqiptarëve, nëpërmjet votës së lirë dhe të fshehtë.” Të enjten, më 25 janar, partitë do të mblidhen në një takim të paracaktuar që në mbledhjen e fundit të 9 janarit. “Para se të shkojmë në mbledhje në 25 janar, tha dje në mesditë Ceka, ka mundësi të bëhen kontakte bilaterale mes partive parlamentare. Edhe ne mund të takojmë Godon apo Gjinushin.” Më 25 janar do të mblidhet edhe Parlamenti. Po jo për ligjin elektoral. Duket se presidenti hungarez që do të flasë të enjten para deputetëve, dhe me i shpejtë se ligji elektoral. Nëse ky i fundit do të diskutohet apo jo brenda kësaj jave, këtë do ta vendosë Kryesia e Kuvendit Popullor, shumica e së cilës ndodhet në Strasburg. Mbërritja e tyre nga qendra e Parlamentit Europian duket se ka shumë rëndësi për ecurinë e Parlamentit shqiptar. Do të jetë pikërisht kjo kryesi që do të vendosë programin e ditëve të ardhshme të Kuvendit, dhe kryesisht nëse do të hyjë apo jo sa më shpejt ligji i zgjedhjeve. Në program do ta përjashtojë këtë, thirrja e Godos, mesa duket, do të dëgjohet nga deputetët opozitarë. A. Simoni
Sabri Godo Fehmi Abdiu Kastriot Islami Neritan Ceka Gjinushi Strasburg

Ligji elektoral dhe socialistët europianë

Ligji elektoral dhe socialistët europianë “Për një vend demokratik sigurisht janë të nevojshme rregulla, që më tepër për Shqipërinë që është në krijimin e demokracisë”. Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Europian, Zhan Varlen, ardhur për një vizitë në Shqipëri, shprehu shqetësimin e vet për vonesën e miratimit të ligjit të zgjedhjeve. “Zgjedhjet duhet të jenë të drejta, i tha ai dje Gjinushit gjatë takimit me të, dhe që të jenë të tilla, duhet që çdo njeri të rregullat e lojës që në pare. Ne jemi të shqetësuar për mosnjohjen e këtyre rregullave. Por sado që zoti Berisha të ndryshojë këto rregulla, populli do të dijë për kë të japë votën”. Varlen mbajti qëndrimin e tij për ligjin e kontrollit të figurave. “Është e drejta e qeverisë, u shpreh ai, të vendosë se kush ka kryer gjenocid ose jo. Për këto ka dhe një gjykatë në Hagë.” Sekretari evropianosocialist shprehu dhe kënaqësinë e tij që sheh se “ky vend është shumë i bukur dhe njerëzit shumë të mirë” A.S.
Zhan Varlen Gjinushi Berisha Shqipëri Hagë