05/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 mars 1996

Shehu: Terroristët janë në segmente të PS

Autobomba: PD konkretizon akuzat “Autorët e tragjedisë së 26 shkurtit gjenden në radhët e PS.” Sekretari i përgjithshëm i PD për herë të parë i ngushton dyshimet e PD për terroristët. Pak orë pas ngjarjes Presidenti Berisha ishte shprehur se autobombën e kishin vendosur anëtarët e ish-policisë sekrete. Por as ai, as të tjerët, megjithëse deklaruan se vendosja e bombës kishte karakter politik, nuk përcaktuan se çfarë përkatësie politike kishin terroristët. Fjalët e Shehut në një intervistë të gjatë në gazetën RD tregojnë se në tekstin e fjalëve të shtetasve shqiptarë ishte i saktë: bëhet fjalë për ish policinë sekrete, një pjesë e së cilës ndodhet në Partinë Socialiste. Kështu Shehu, pasi tregon se ish-sigurimsat, ashtu si në ’91, krijuan në fillim atmosferën e ... [Ilustrim i një bombe] arr të bomba. “Unë nuk dua të akuzoj PS-në parti, thotë Shehu, por ... ... qenë në nivele të ndryshme të PS-së, arrijnë të penetr ojnë, të sinkronizohen dhe të krijojnë ... opozitare të majtë, Ylli Polovi-na, është në burg, nën akuzën se ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme kundër rendit kushtetues. Kurse Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të prerë antiterrorist. Veç deklaratave, vizitave në familjet e viktimave, nënkryetari i kësaj partie, Servet Pellumbi, në konferencë shtypi ka propozuar një miting të të gjitha forcave politike kundër terrorizmit. Ideja e këtij mitingu është kundërshtuar nga “shteti”. Kryetari i Partisë Republikane, Sabri Godo, duke qenë kundër politizimit të ngjarjes tragjike nga të dy partitë, PD e PS, ka kundërshtuar idenë e mitingut model PS dhe ka propozuar një procesion të organizuar nga Shoqata Apolitike Tirana. Mendimin e Godos e ka përkrahur ... të terrorit, gjë që lideri demokratikas e arsyeton me thirrjet që kanë bërë, sipas tij, socialistët për “thyerje kafkash” etj. në këtë sfond të tmerrshëm, ja ku arriti bomba. “Unë nuk dua të akuzoj PS-në, si parti, - thotë Shehu, në intervistë. - Por desha të akuzoj ata segmente të policisë sekrete të nostalgjikëve që bashkëjetojnë në PS. Janë po ata, që duke qenë në nivele të ndryshme të PS-së, arrijnë të penetrojnë, të sinkronizohen, dhe të krijojnë pastaj aktet e terrorizmit. Kjo është diçka e rrezikshme, shumë e rrezikshme.” Ndërkohë një anëtar i partisë përkrahur edhe Shehu, që megjithatë, ia vë fajin për ngjarjen disa socialistëve. A. S.

Gjykata Kushtetuese shqyrton kushtetutshmërinë e ligjit elektoral.

Më 11 mars 1996 në gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet procesi gjyqësor për ligjin elektoral. Në proces gjyqësor për të parë kushtetutshmërinë e këtij ligji të miratuar nga Parlamenti më datën 24 janar 1996 do të jetë palë Partia Socialiste e cila nuk është dakort me disa pika të ligjit të miratuar. Padia e dorëzuar me 21 shkurt 1996 me firmën e Namik Dokles dhe Gramoz Ruçit është marrë në shqyrtim nga gjykata Kushtetuese është pranuar si çështje që duhet të kalojë në proces gjyqësor dhe është fiksuar si datë. Socialistët mbështetur nga Social Demokratët dhe nga Alenca Demokratike kërkojnë të ndryshojë mënyra e organizimit të komisioneve, mënyra e verifikimit të votave dhe në veçanti mënyra e kandidimit të deputetëve të rinj të Parlamentit të ardhshëm. S.R

Gjykata dërgon në burg rikrijuesit e PK

Deshën të vazhdonin veprën e E. Hoxhës dhe H. Milloshit . Gjykata dërgon në burg rikrijuesit e PK. Gjykata e faktit të Tiranës vendosi masën e sigurimit për 4 liderët e të ahtequajturës Parti Komuniste Shqiptare të arrestuar në flagrancë dy ditë më parë nga Komisariati 3 i kryeqytetit. Të katër rikrijuesit e ish Partisë Komuniste dhe para policisë gjyqësore kanë shpjeguar tërë hollësitë e veprimtarisë së tyre të cilën e kishin filluar shumë kohë më parë. Gjykatësi Ridvan Shkëmbi ka vendosur masën e arrestit në burg për të tre nga katër protagonistët dhe arrestin shtëpiak për liderin e katërt. Kështu Timoshenko Pekmezi, 54 vjeç Sami Meta, 62 vjeç, Kristaq Mosko, 45 vjeç do të hetohen në arrest burg dhe Tare Isufi, 73 vjeç do të hetohet në arrest shtëpiak. Të katër akuzohen sepse në bashkëpunim dhe në mënyrë të fshehtë kanë grumbulluar materiale antiligjore dhe antikushtetuese për rikrijimin e Partisë Komuniste. Veprat e tyre penale është kualifikuar sipas nenit 242 të Kodit Penal i cili rikrijimin e një partie organizate ose shoqate të shpërndarë si antikushtetuese apo vazhdimin në mënyrë të fshehtë apo të hapur të veprimtarisë së saj dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Në sallën e gjyqit të katër të pandehurit pranuan se kanë krijuar një Parti Komuniste dhe kishin kohë që kishin bërë një sërë veprimtarie. Prokurori Kadri Skera si mbrojtës i akuzës paraqiti një sasi të madhe materialesh të cilat vërtetonin veprimtarinë e kësaj partie në kundërshtim të hapur me ligjet kushtetuese. Ata kishin hartuar listat e strukturës së tyre or- Tre nga katër të pandehurit do të hetohen në burg dhe një në arrest shtëpiak si rezultat i moshës së madhe dhe gjendjes së vështirë shëndetësore. Vepra e tyre penale parashikon një dënim deri në 5 vjet burg.

Sulm terrorist në Tel Aviv

. Të paktën 12 të vrarë dhe më se 30 të plagosur. Ende pa u pastruar vendi nga rrënojat dhe gjaku i shkaktuar nga shpërthimi i së dielës, Jeruzalemi u trondit nga një tjetër shpërthim tragjik, i cili shkaktoi të paktën 12 të vrarë dhe 30 të plagosur. Njoftimin për shpërthimin e ditës së djeshme e dha Radio-Izraeli, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga policia. Sipas informacioneve të para të bëra publike nga policia ush-tarake izraelite, atentati u krye nga një kamikaze, i cili e kishte lëndën shpërthyese në automjetin e tij. Shpërthimi ndodhi në një zonë tregtare tepër të populluar, për më tepër që dje ishte dhe një ditë feste fetare cifute, “Purim”. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Izraelit, Me tej f.2

Diplomacia shqiptare devijon linjën amerikane

F. 3

REPUBLIKA e përditshme

Që sot, gazeta “Republika” do të jetë çdo ditë në duart e lexues-

përditshme

në duart e lexuesit, krahas gazetave të tjera të përditshme. Të çash përpara në kushtet e sotme, përsa i përket shtypit, është me të vërtetë një barrë tepër e rëndë, por duke pasur parasysh se shtypi i forcave të djathta, pavarësisht nga pesha e këtyre në jetën politike të vendit, është tepër i varfër në krahasim me atë të krahut të majtë, është një domosdoshmëri intensifikimi i propagandës, në kuadrin e kësaj, rritja e frekuencës së daljes së gazetës. Në këtë mënyrë atyre që aspirojnë për nacionalizmin, për idetë e djathta, do të mundohemi me këtë rast t’ua rrisim besimin në realizimin e tyre, duke demaskuar si demagogjinë e vjetër komuniste, ashtu dhe atë të kamufluar neokomuniste. Përveç kësaj do të mundohemi të jemi koherentë lidhur me informacionin e freskët për atë që ndodh brenda dhe jashtë, me analiza, komente e opinione, gjithnjë me seriozitetin që ka karakterizuar gazetën tonë.