Synimi i PD për të gjallëruar elektoratin e djathtë, do të dështojë
Zoti Sabri Godo në mbledhjen e zgjeruar në Këshillit Drejtues të degës PR, Laç
Dje paradite u mbajt në Pallatin e Kulturës së qytetit të Laçit mbledhja e zgjeruar e Këshillit Drejtues të Degës së PR Kurbin.
Kjo mbledhje u thirr me vendim të Kryesisë së PR e cila kishte konstatuar dobësi të shumta dhe çorganizim të forumeve drejtuese të degës. Kryetari i PR, zoti Sabri Godo, dhe shefi i shtypit dhe informacionit pranë PR, Neritan Alibali, morën pjesë si të dërguar të Qendrës. Pas hapjes së mbledhjes nga sekretari i degës, z. Ndue Marku, kryetari Rrok Pëllumbi mbajti raportin mbi gjendjen në degën e PR Kurbin. Sipas raportit gjatë dy muajve të fundit janë anëtarësuar 94 anëtarë të rinj, prej të cilëve 46 me arsim të lartë dhe të tjerët të mesëm; janë hartuar listat e kandidatëve për deputetë dhe në pushtetin lokal është ngritur shtabi elektoral i degës etj. Zoti Pëllumbi theksoi të metat në funksionimin e Komitetit Drejtues në organizimin e punës dhe plogështinë e vepruar në forumet drejtuese. Ai shprehu shqetësimin dhe domosdoshmërinë e përkushtimit në punë të të gjithë anëtarëve të PR të Kurbinit. Pas kësaj morën fjalën anëtarë të tjerë të K.D. si Rrok Nikolla, Ardian Doci, Ahmet Zani, Ndue Marku etj. të cilët folën për të metat dhe dobësitë e degës dhe rrugët për të përmirësuar punën në këtë prag fushate dhe shprehën bindjen se PR në Kurbin do të arrijë rezultate të larta. Nga kontaktet që kemi pasur kemi konstatuar se Kurbini ka terren republikan - tha në fjalën e tij z. Godo - por ne nuk duhet të zhgënjejmë elektoratin tonë. Pa një organizim të mirë nuk mund t’i bëhet ballë fushatës elektorale.
Më pas z. Godo tha se dobësitë e degës vijnë nga mungesa e organizimit dhe seriozitetit të forumeve drejtuese si dhe mungesa e përkushtimit në punë të kryetarit të degës. Po të punohet mirë, PR në Kurbin, mund të fitojë mbi 10 % të votave. Pastaj kryetari PR foli për situatën elektorale në vend dhe pozicionin e PR. Opinioni na favorizon th’a ai, ndërsa ligji elektoral na dënon. Megjithatë, theksoi z. Godo, të dështojë. Në fund z. Godo u shpreh se PR nuk lufton të marrë poste për anëtarët e saj, por për të vendosur në poste më të aftët. Në mbledhje u vendos që me 20 mars të thirret përsëri Këshilli Drejtues i degës në këtë rend dite;
1 Raportin për mbarëvajtjen e punës për organizimin e fushatës elektorale,
2 Ripërtëritja e Komitetit Drejtues të Degës.
Pesë vjet pas eksodëve biblike të marsit 1991
Pesë vjet më parë shqiptarët i bënë të njohur botës mjerimin e tyre...
biblike të marsit 1991
mjerimin e tyre 50-vjeçar në një mënyrë krejt origjinale, por tejet tragjike e të dhimbshme. Pas 2 korrikut të ambasadave në Tiranë, që shembi procesin fermentues të shembjes së kështjellës komuniste, përsëri, mijëra e mijëra shqiptarë morën rrugën, por kësaj radhë drejt porteve shqiptare. Objektivi i turmave të dëshpëruara që kërkonin të braktisnin atdheun, të ktheheshin në “tokë të mallkuar” për ta, nga regjimi komunist, nuk ishin më dyert e ambasadave, por anijet që qëndronin në porte. Më tej f.3
Vajza e “tre fustaneve” nuk do marrë pjesë
Në prag të Festivalit të Pranverës me Redina Tilin:
. “Nuk do të marr pjesë për shkaqe personale”, - konfirmon për Republikën, znj. Redina Tili. 3 Festivalet “të dimrit” dhe 3 të Pranverës shënojnë karrierën muzikore të Tilit, ndërkohë që ajo vetë ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për Skulpturë. Më tej f.6
Këtë radhë Durrësi...
Panik dhe thyerje xhamash
. Nga të dërguarit tanë Adrian Thano Aurel Simoni. Një shpërthim i fortë zgjoi, mbrëmë në mesnatë Durrësin dhe e ktheu kujtesën e njerëzve tek 26 shkurti, kur autobomba që shpërtheu në Tiranë mori jetën e 4 vetëve dhe plagosi 27 të tjerë.
Për fat këtë radhë tronditja e banorëve të bulevardit kryesor të Durrësit është shoqëruar vetëm me thyerje xhamash të apartamenteve dhe të lokaleve përreth. “Asnjë i plagosur, asnjë gërvishtje njerëzve, – thotë kryetari i këshillit Rajonit Nr. 1 të Durrësit Gafur Kerliu.
“Në fillim u dëgjua një zhurmë e vogël dhe u ndriçua zona, – tregon një banor i pallatit 394, pranë të cilit ndodhi plasja, pastaj një shpërthim i fuqishëm, dhe lakë. U thyen të gjithë xhamat, por në këtë të kuptuam menjëherë, nga zhurma e shpërthimit ishte shumë më e fortë se thyerja e xhamave.
Pas shpërthimit në vendngjarje mbërrinë forcat e policisë. Vetë patrulla e policisë ishte ndodhur 30 metra larg vendngjarjes.
Për shpërthimin qarkullojnë dy hipoteza: e para vendosja e një sasie dinamiti në kazan mbeturinash buzë trotuarit të bulevardit, e dyta supozohet shpërthimi ka ndodhur nga valët e hedhura në kazan. Fakt është se pranë vendngjarjes ndodhet një punishte këmbëtyrat i hedh në kazan.
Bashkia e qytetit ka ngritur një grup pune me përfaqësues nga seksionet të ndryshme dhe menjëherë ka filluar puna për eleminimin e pasojave. Kryetari i bashkisë Golemi, bashkë me kryetarin e këshillit bashkiak kanë nënshkruar në familjet e dëmtuara dhe kanë siguruar familjarët se të gjitha riparimet do përfundohen brenda ditës me shpenzimet e Bashkisë.
Në mëngjesin e djeshëm, vetëm pak orë pas shpërthimit, me përjashtim të xhamave të thyer (sheshi ishte pastruar) dhe një farë hutimi të banorëve të zonës çdo gjë tjetër të linte përshtypjen e një dite të zakonshme.
Pjesa e shënuar në rreth është vendi ku ndodhi shpërthimi, dje në Durrës
Nga dita e nesërme
. Rubrika “Njoftime Familjare”. Redaksia e gazetës “Republika” nga numri i ardhshëm do të nisë rubrikën “Njoftime familjare”. Të gjithë ata që duan të urojnë për përvjetorë ngjarjesh familjare ose të përkujtojnë familjarët e vdekur me rastin e 40 - ditëshit, 6 - mujorit, dhe përvjetore këtë mund ta bëjnë në këtë rubrikë duke dërguar në postë ose duke sjellë në redaksi fotografinë e personit që përgëzohet ose përkujtohet si dhe tekstin e përgëzimit apo përkujtimit jo më të gjatë se 40 fjalë, duke përfshirë këtu edhe emrat e atyre që marrin pjesë në përgëzim apo më përkujtim. Redaksia