14/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 mars 1996

LDSH do të ekzistojë deri kur të zhduket rreziku komunist

Ajo nuk u krijua vetëm për të konkuruar në zgjedhje Eksperienca e këtyre viteve të qeverisjes së PD-së si dhe rreziku i rikthimit në pushtet të forcave të majta i kanë bërë të ndërgjegjshme të gjitha forcat e djathta të vendit për domosdoshmërinë e rolit të tyre në jetën politike të vendit. Në këtë aspekt, tej indërieshëm është bashkëpunimi ndërmjet tyre. Këtë bashkëpunim e imponojnë disa faktorë, ndër të cilët mund të përmendim mungesën e eksperiencës, rrënjët e thella që ka lëshuar ideologjia komuniste në mentalitetin e njerëzve, sidomos në atë të politikanëve të forcave të tjera, gjë që pasqyrohet në aktivitetin e tyre, mungesat materiale për të zhvilluar një luftë të efektshme politike etj. Për këtë arsye, partitë politike të djathta e kanë kuptuar se mangësitë e krijuara si pasojë e faktorëve të rethshuar më sipër, mund të kapërcehen vetëm me një bashkëpunim të të gjitha këtyre forcave, bashkëpunim, i cili duhet të vijë duke u zgjeruar dhe persosur gjithnjë e më shumë. Nën ndikimin e frymë të tillë, prej kohësh ka qenë hedhur ideja për krijimin e një organizmi të përbashkët, i cili të kishte si qëllim koordinimin e aktiviteteve të forcave politike të djathta që do të aderonin në të. Një gjë e tillë u arrit vitin e kaluar me krijimin e Lidhjes së Djathtë Shqiptare, e cila përmbledh pjesën më të madhe të partive të kësaj pjese të spektrit si dhe shoqatat me karakter antikomunist, në radhë të parë atë të ish-të Përndjekurve politike, e cila është një bastion i fuqishëm në luftën kundër neokomunizmit dhe kthimit të komunizmit. Është e natyrshme që çdo gjë do të shkonte normalisht përsa i përket funksionimit të saj, për arsye që tashmë është e kote t’i përmendim. Por, megjithëse në kondita të vështira, veprimtaria e LDSH përbën një eksperiencë pozitive lidhur me stadin e zhvillimeve politike në vendin tonë. Bashkëpunimi i komponentëve të LDSH-së në kundërshtimin e disa ligjeve me karakter thellësisht të majtë të miratuara nga parlamenti ynë, dënimi i qëndrimeve të politikës zyrtare për çështjen e Kosovës, pa përmendur aktivitetin intensiv në aspektin propagandistik, pavarësisht nga shkalla e suksesit, i shërbeu të tepërmi konsolidimit të së Djathtës shqiptare. Pozitiv është fakti se pothuaj gjithë qëndrimet e LDSH-së gjetën mbështetje dhe nga forca të djathta jashtë saj. Në një sens tjetër kjo krijoi kushtet edhe për zgjerimin e LDSH-së. Një nga synimet bazë të LDSH-së ishte edhe hedhja e përshtatshme e ideve tona, që ishin për fillimin e rivitalizimit të vetëdijes antikomuniste. Ishte e nevojshme të rifillonin projektet e partisë për demokraci… [?] Liderë të Lidhjes së Djathtë në një nga mitingjet e organizuar në Tiranë

Kosovë: Emrat serbë pushtojnë rrugët

Shqiptarët ndihen të fyer Njoftime nga Kosova bëjnë të ditur se autoritetet serbe kanë filluar një fushatë intensive për ndërrimin e emrave të rrugëve dhe të shesheve. Në kuadrin e kësaj fushate, emrat e deritanishëm shqiptarë po zëvendësohen me emra personelit serbë. Kështu tani shqiptarët e Kosovës do t’i ballafaqohen me rrugë dhe sheshe, të cilat do të kenë emrat e car Dushanit apo car Llazarit etj. Më e keqja është se rrugët e qyteteve dhe fshatrave shqiptare do të lexojnë edhe emrat e atyre që kanë bërë gjenocid mbi ta. Përsa i përket figurave shqiptare, bëjnë përjashtim, vetëm një numër fare i vogël, por që aktiviteti i tyre është i lidhur me luftën partizane të udhëhequr nga komunistët e Titos. Përveç kësaj, tabelat e rrugëve do të jenë të shkruara në serbisht dhe poshtë në gjuhën shqipe. Natyrisht, kjo ka ngjallur reagimin e shqiptarëve të thjeshtë, të cilët ndjehen tejet të shqetësuar dhe të fyer. Kjo ndodh në një kohë kur presioni mbi Beogradin lidhur me respektimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve po rritet vazhdimisht. Me tej f.3

Rubrika “Njoftime Familjare”

Redaksia e gazetes “Republika” ka nisur rubriken “Njoftime familjare”. Të gjithë ata që duan të urojnë përvjetore ngjarjesh familjare ose të përkujtojnë familjarët e vdekur me rastin e 40 ditëshit, 6 - mujorit, dhe përvjetore këtë mund ta bëjnë në këtë rubrikë duke dërguar në postë ose duke sjellë në redaksi fotografinë e personit që përgezoh ose përkujtohet si dhe tekstin e përkujtimit apo përgëzimit jo më të gjatë se 40 fjalë, duke përfshirë këtu edhe emrat e atyre që marrin pjesë në përgëzim apo në përkujtim. Redaksia

DOKLE: Marksi nuk lëviz nga programi i PS

F.2

400 mijë dollarët e grabitur mbi kurrizin e shqiptarit

F2

TVSH pa program satelitor!

F.4

Të damkosur du-hanxhinjtë dhe pijaneçët

F.3

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88