24/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 mars 1996

Nano: Partia Socialiste ka në embrion ish-komunistët

Filloi faza e parë e kongresit të (1)2 PS-së “Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë” Me këtë moto të shkruar në sfond të sallës së TOB, mes bujës dhe euforisë, filloi dje, punimet kongresi i dytë i PS-së. Përballë 600 delegatëve ndodhej “kryesia e madhe” socialiste, ku për çudi nuk ishte lënë bosh vendi i kryetarit Nano. Në podium kishte edhe fytyra interesante të ftuarish si dhe 22 delegacione të huaja, pjesa më e madhe e të cilave ishin lindore. Ndodheshin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Bukoshi. Kongresin e deklaroi të hapur, nënkryetari më i ri i PS-së, Ilir Meta dhe pas tij, nënkryetari tjetër, Servet Pëllumbi lexoi raportin. Në këtë raport një vend i rëndësishëm ishte lënë për gabimet e bëra nga PD-ja gjatë këtyre 4 vjetëve të qeverisjes së saj. Nga ana tjetër jo pak u fol edhe për ato ç’ka do

Kongresi i 2-të

Përkrahje e gjerë për PR

Godo në Sarandë dhe Delvinë Më 21 dhe 22 mars u mblodhën komitetet drejtuese të degëve të PR Sarandë dhe

Bregdeti i bukur po degradhohet

Më 22 Mars, z. Godo pati një takim me fshatarët e Nivicës në Sarandë. Aty më parë ndodhi një përplasje e fshatarëve të Nivicës me organet e rendit për shkak të kullotës së fshatit që shtrihet deri në bazën ushtarake të Sarandës. Nivica kishte kërkuar shpesh kthimin e kësaj kullote që përmendet në një dokument interesant të vitit 1867, i cili vërteton se Nivica e kishte blerë kullotën me ar nga qeveria turke dhe çdo fshatar i Nivicës njih ej si pronar për të 129 -n pjesë. Blerja kishte patur vlerë deri në fillimin e shtetëzimeve komuniste. Me ardhjen e demokracisë Nivica kërkoi kthimin e pronës. Kjo është historia dhe ky është shkaku i incidentit. Duke parë se pushteti nuk po ua vinte veshin kërkesave të tyre të përsëritura, fshatarët e Nivicës zbritën në kullotat e tyre e hynë edhe në pjesën e rrethuar me tel të bazës ushtarake. Doemos rendi do të kundërvepronte, por u tepërua në demonstrimin e forcës, sidomos ndaj ndonjë burri të moshuar. Z. Godo tha se kur e dëgjoi lajmin në Tiranë u habit, ashtu si i njeh ai niviciotët për bazat ushtarake që i duhen mbrojtjes atdheut, dhe pronat e tyre. Bëmë gabim që hymë edhe brenda bazës thanë fshatarët, po s’kishim ku rrendëm për ndonjë strehim sadopak. Gjatë dy orëve biseda u përqëndrua rreth ligjit të tokës që ka sjellë një terrrësirë të rëndë në tërë vendin, rreth programit të Partisë Republikane dhe aktualiteteve politike. Morën pjesë gjallërisht në diskutime edhe anëtarë të PD-së. Në të njëjtën ditë u mbajt një takim spontan i z. Godo me fshatarët të Piqerasit. Takimi i zgjatur të Piqerasit. Takimi i zgjatur pati dy orë. Bregdeti me bukuri natyrore të rrallë po degrad ohet. Parcelat e mëdha të limonave janë zhdukur. Bregoret dhe luginat me portokalle janë braktisur e po kthehen në kullota të bagëtive. Edhe ullinjtë po dëmtohen. Në tërë vendin djemtë nga emigracioni ndërtojnë vila, objekte të tregëtisë e të prodhimit. Me përjashtim të Bregdetit ku nuk ndërtohet pothuaj asgjë që në të kundërtën po rrënohet. Kjo vjen nga mungesa e një kuadri ligjor që të rregullojë përfundimisht pronën private, po edhe nga pasiviteti i pushtetit në problemet e infrastrukturës. Në Bregdet pleqtë shikojnë me pikëllim dëmin që bëhet, kurse rinia e pakëte nuk ndihet e tërhequr ndaj punës. Agrumet, që ishin burimi kryesor i fitimit u bllokuan nga importi. Por a ka një të ardhme tjetër bregdeti? Duket sikur pushteti shkon në njërin krah dhe Bregdeti në krahun tjetër, duke humbur kohën, që është tepër e çmuar, sepse zhvillimi i turizmit në Bregdet do të ishte burim i rëndësishëm fitimi për tërë vendin. A.P

GODO "DIALOGON" ME SOCIALIST

I pyetur për takimet në Bregdet, z. Godo tha se nga takimet në fshatrat e Bregdetit del me përshtypjen e qartë që këtu Partia Republikane është në shtëpinë e vet. Nga takimi në Piqeras ishte për t’u veçuar dialogu i z. Godo me një socialist i cili nguli këmbë që z. Godo të provonte akuzat e tij ndaj Partisë Socialiste. I pyetur se si e quante Enver Hoxhën, socialisti tha se e konsideronte burrë shteti. I pyetur nëse pranonte që Enver Hoxha kishte bërë krime, socialisti u përgjigj se nuk kishte dijeni për gjëra të tilla. I pyetur nëse këto që thoshte buronin nga diskutimet me celulën e partisë socialiste tha se ishte i bindur se kështu e mendonin gjithë shokët e tij. Me në fund duke gjetur kundërshtimin e gjithë fshatarëve ai u detyrua të largohej nga mbledhja.

gjërë për PR

Më 21 dhe 22 mars u mblodhën komitetet drejtuese të degëve të PR Sarandë dhe Delvinë. degëve të PR Sarandë dhe Delvinë. Merrte pjesë nënkryetari i partisë z. Sabri Godo. Këto degë që veprojnë në një terren politik të ndërlikuar deri aty më parë nuk kanë ecur me ritmin e degëve në rrethet e tjera. Por kohët e fundit puna e tyre po merr një gjallërim të dukshëm nga nxitja spontane e elektoratit. Qytetarë dhe intelektualë shkojnë çdo ditë në degët e partisë, kërkojnë programin dhe një pjesë e tyre anëtarësohen. Kjo ka vënë në punë komitetet e degëve në të dy rrethet. Janë ngritur komisionet elektorale, janë ndarë detyrat për secilindo anëtar të komitetit, po shpërndahen broshurat me programin dhe dërgohet gazeta “Republika” në komunet. Dega e Sarandës ka caktuar edhe kandidatura mjaft të mira, kurse çështja ka mbetur pezull në degën e Delvinës, sepse nuk dihet zona elektorale, që më parë përfshinte edhe komunë të cilat i kaluan rrethit të Sarandës. Tashmë republikanët në Sarandë dhe Delvinë janë të bindur e të sigurtë se kanë një përkrahje mjaft të mirë në elektorat, fenomen që zuri të shfaqet disi befasisht me afrimin e fushatës. Puna në këto degë po shtohet me shpejtësi për të fituar kohën e humbur dhe me vetëdijen se veprimtaria e tyre, për specifikën territoriale është e lidhur ngushtë edhe me interesat e larta të Kombit.

Të huajt: Përshëndetje, jo mbështetje f.5

Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Tel/Fax 259 88