29/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 mars 1996

Ndriçohet misteri i Partisë së re Socialiste

Kryetari i saj, një emër i panjohur në politikën shqiptare Lajmi mbi kërkesën e një grupi për të formuar Partinë e Re Socialiste, kërkesë kjo e paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë për të fituar të drejtën e mbijetesës, nuk ishte sesi të mos ngjallte interesimin e qarqeve politike në vend si dhe atyre të masmedias. Për më tepër po të kihet parasysh se jemi në prag të fillimit të fushatës elektorale, ku beteja pritet të jetë e ashpër. Gjithashtu, fakti që në grupin nismëtar të kësaj partie bëjnë pjesë mbi 20 deputetë të grupit parlamentar aktual të PS-së e ndezi edhe më tepër kureshtjen e opinionit. Megjithëse instancat përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë e kanë të ndaluar sipas ligjit të bëjnë publike emrat e anëtarëve të komisionit nismëtar të një partie që ka kërkuar të legalizohet, megjithatë në një farë mënyre misteri lidhur me Partinë e Re Socialiste ka filluar të ndriçohet. Më tej f.4

EDHE KY, I YNI QENKA PËR BESË!..

E vërteta mbi shkurtin e 1991-shit

Isai përsëri në rolin e dëshmitarit Edhe njëherësë bashku me Alinë dhe Ruçin Isai përsëri në rolin e dëshmitarit E vërteta mbi shkurtin e 1991-shit Edhe njëherësë bashku me Alinë dhe Ruçin Dje, në mesditë, për rreth dy orë, Hekuran Isai e ka parë vetën pa pranga. Sipas një urdhëri të Prokurorisë së Tiranës, es-korta e policisë e ka marrë nga arresti shtëpiak, në të cilin ndodhet që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar, në cilësinë e dëshmitarit kyç për ngjarjet që lidhen me rrëzimin e monumentit të diktatorit Hoxha, tentativën për puc ushtarak të Shkollës së Bashkuar dhe evoluimin e ngjarjeve deri në momentin kur Ramiz Alia e shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm. Për të krijuar një tablo sa më pranë të vërtetës për këto ngjarje, Prokuroria e Tiranës, ka dëgjuar për dy orë dëshmitë e ish-ministrit të Brendshëm, Isai. Thelbësore në deponimet e të gjithë urdhërave që kanë dalë nga byroja politike në momentet e fundit të jetës së saj dhe në radhë të parë, ka shpjeguar rrethanat e vdekjes së një sampisti dy ditë pas rre- tij ka qenë moszbatimi i urdhërit të presidentit të atëhershëm Alia, për të qëlluar mbi turmën që rrëzoi monumentin e paraardhësit të tij Hoxha. Në shpjegimet e tij, Hekuran Isai, ka sqaruar gjithashtu autores- rrëzimit të monumentit. Kjo është hera e dytë që H. Isai, merret si dëshmitar i rëndësishëm jashtë akuzës së tij për genocid, si përgjegjës për një numër dëbimesh, internimesh dhe Më tej f.4

Kemi bombën atomike, deklaron shefi i çeçenëve

Shamil Basajev, një prej komandantëve më të njohur të guerrilasve çeçenë, ka paralajmëruar Moskën se luftëtarët çeçenë disponojnë bombën atomike dhe se janë gati ta përdorin nëse do të jetë e nevojshme. Në një intervistë të botuar të cituar nga një gazetë e përditshme turke, Basajev konfirmon edhe një herë se separatistët disponojnë armë të fuqishme luftarake. Ndërkohë forcat federale ruse kanë nisur të bombardojnë me artileri dhe aviacion fshatin çeçen Goiskoe që ndodhet 30 km në jug të Groznit. Në këtë lokalitet të braktisur nga popullsia civile janë strehuar një numër i madh luftëtarësh çeçenë.

Saraçi nga Kushtetuesja në Kasacion

Gjykata Kushtetuese në pozitë të vështirë Jep dorëheqje një anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Rikthimi në Gjykatën e Kasacionit ka qenë dëshira e anëtarit të kësaj gjykate, Metush Saraçi, i cili u largua nga puna në Gjykata e Kasacionit pas acarimit të marrëdhënieve të tij me kryetarin e atëhershëm, Brozi. Largimi nga Zef Brozi nuk shkaktoi ndonjë tronditje për atë pas disa ditësh Këshilli i Lartë i Drejtësisë i dha portofolin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Madje, Metush Saraçi ishte ai që publikoi i pari shkëlqet e ish shefit të tij Brozi, i cili e akuzoi Saraçin edhe për veprime pas kulisash. Por, papritur, një vit pas kësaj ngjarjeje Saraçi kërkon largimin nga Gjykata Kushtetuese dhe rikthimin në Gjykatën e Kasacionit pasi, sipas tij, në këtë gjykatë ka pasur mundësi të studiojë dhe e ndjen veten më të përshtatshëm në gjirin e Gjykatës së Lartë. Edhe pse vendimi për këtë lëvizje ishte marrë më parë, Parlamenti, për kortëz, ditën e parafundit të punës së tij e ka miratuar unanimitet këtë dëshirë të zotit Saraçi. Nga ana tjetër largimi i tij ka futur në vështirësi punën e Gjykatës Kushtetuese e cila me një anëtar më pak nuk mund të marrë vendime kur me 2 prill ajo do të marrë vendim për kushtetutshmërinë e ligjit elektoral të miratuar më 28 janar 1996. Emërimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese është kompetencë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili nuk parashikon të mblidhet para datës 2 prill 1996 kështu që edhe vendimi mbi kushtetutshmërinë e ligjit mbetet në pikëpyetje. Gjithashtu ka kërkuar dorëheqje, si i prekur nga ligji i genocidit, edhe njëri nga anëtarët e Kushtetueses, Manol Konomi, e cila nuk iu miratua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndërkohë është rritur së tepërmi presioni i socialistëve mbi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zotin Rustem Gjata, duke i përmendur aktivitetin e tij në të kaluarën, si prokuror apo gjykatës, si pasojë e të cilit mbi të duhet të veprojë ligji “antigjenocid”. Dje, e përditshmja socialiste “Zëri i Popullit” boton një pjesë të një raporti mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri, në të cilën flitet posaçërisht për zotin Gjata, për dënimin me vdekje të dhënë prej tij kundër një kleriku dhe, mbi të gjitha, mënyrën si do të reagojë shteti i sotëm mbi zotin Gjata dhe të kaluarën e tij. B. M.

Njoftim i Komisionit Qendror Elektoral të PRSH

Gjithë Kryesive të Degëve dhe Komisioneve Elektorale të Rretheve Komisioni Qendror Elektoral i PRSH urdhëron të gjitha degët në rrethe dhe komisionet e tyre elektorale që deri më dt.1 prill 1996, ora 10.00, të dorëzojnë në Selinë Qendrore të Partisë në Tiranë dokumentacionin e plotë për çdo kandidat për deputet të PR. Kandidati për deputet duhet të plotësojë këto kërkesa: 1) 2 fotografi (format kartolinë) 2) Autobiografi shkurtër (dy kopje) 3) Deklarata e pranimit për të qenë kandidati i PR (tre kopje) 4) Plotësimin e kërkesës për kontrollin e figurës zyrtare sipas formularit të mëposhtëm: FORMULARI Kryetarët e degëve dhe të komisioneve elektorale të rretheve do të mbajnë përgjegjësi në rast të mosdorëzimit në kohë dhe të plotë të dokumentacionit të kërkuar. Komisioni Qendror Elektoral i PRSH Nr. Emri, Atësia, Mbiemri Vendlindja Datëlindja Puna që bën sot Shkolla apo kurse 3 mujore e lart që ka kryer Vendet e punës ku ka punuar në vite, funksioni, vitet, rrethi Për çfarë kandidon Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Tel/Fax 259.88