30/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 mars 1996

Rezolutë e senatorit Doll në Senat

Nën dritën e rezolutës së Bob Dollit duhet të rishikohet politika zyrtare shqiptare dhe ajo e Rugovës

“Të njihët e drejta e shqiptarëve për vetëvendosje”

Kandidati republikan për president dhe kryetari i shumicës republikane në Senat, senatori Bob Doll e tregoi edhe një herë me vepra konkrete se është ndër miqtë më të mëdhenj të popullit dhe gjithë kombit shqiptar. Dy ditë më parë senatori Bob Doll paraqiti para Senatit një rezolutë, në të cilën kërkohet zyrtarisht njohja e të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës, në radhë të parë e drejta e tyre për vetëvendosje. Ky akt i senatorit Doll bëhet në një kohë, kur politikanë të tjerë të botës, duke u ndikuar nga konjukturat e çastit, në përpjekje për të fituar kapital politik, imponojnë formula zgjidhjesh të përkohëshme, të cilat, për t’u mbajtur më këmbë kanë nevojë për forcën e armëve të trupave të NATO-s. Zgjidhje të tilla janë të përkohëshme edhe për faktin se nuk marrin parasysh të drejtat më elementare të kombeve të ndryshme. Paqja e vendosur në ish-Jugosllavi nga Marrëveshja e Dejtonit, pavarësisht nga anët e saj pozitive, për shqiptarët nuk është dhe aq entuziazmuese. Mjafton të kihet parasysh fakti se shqiptarët jo vetëm nuk u thirrën në bisedimet e zhvilluara në qytetin amerikan, po e ardhmja e tyre është kufizuar në kuadrin e një autonomie, e cila do të ndodhet krejtësisht në dorë të Serbisë. Ndërsa të tjerët e lidhin heqjen e sanksioneve kundër Serbisë dhe Malit të Zi me plotësimin e të drejtave të njeriut për shqiptarët e Kosovës rezo- Më tej f.4 Senatori Robert Doll

BE ENGLAND Lu.Me

STOP, emigracionit klandestin!

Por shteti ende nuk e ka dëgjuar as thirrjen e 29 viktimave dibrane Që kur se Shqipëria i hapi kufijtë për shtetasit e saj, u bë një gjë e zakonshme, madje mund të thuhet pa frikë, dikta familjare, lajmet të tilla si vdekjet aksidentale të shqiptarëve në përpjekje për të gjetur lumturinë e tyre në vendet e huaja, por edhe inkuadrimi i një pjese të tyre në botën e krimit në vendet, ku hyjnë në mënyrë klandestine. Për fat të keq, në vend që dukuri të tilla negative që nga njëra anë shpërfytyrojnë dhe gjymtojnë kombin, ndërsa nga ana tjetër prishin imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, ndihma e së cilës është ende një domosdoshmëri para se vendi ynë të fillojë të ecë me këmbët e veta. Është e pamundur të mos dëgjosh qoftë edhe një ditë të vetme lajmet nga Italia apo Greqia, vende këto, ku prania e klandestinëve shqiptarë është relativisht e madhe, që flasin për pjesëmarrje në krim të klandestinëve që ikin nga Shqipëria, apo për vdekje e kthim Më tej f.2

Parlamenti nuk ka më punë

Arbnori lë karriken por mban dy çekičë Parlamenti nuk ka më punë 140 asistencialistë më shumë Dje Parlamenti i zgjedhur më 22 mars 1992 është shpërndarë. Ai ka mbaruar mandatin e tij ligjërisht katër ditë para kohe. Edhe pse opozita kish kërkuar që ai të punonte dhe ditët e ukëndit opozita e hodhi poshtë këtë propozim me pretekstin se ukëndi është ishenjtë. Burime të afërta nga opozita jeshile konfirmojnë se arsyeja e vërtetë e nuk pranuan socialistët të vazhdojnë punimet dhe të shtunën dhe të dielën ishte frika se mos në seancën e pasdites së djeshme paraqitej heqja e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi. Megjithatë dhe punimet u mbyllën duke miratuar ligjin e 538 në një periudhë 4 vjeçare. Ligji i fundit që u miratua ishte Kodi i Procedurës Civile, me 620 nene, i cili u miratua në unanimet të plotë për 8 minuta, çka do të thotë që një nen u miratua 0.8 sekonda, duke thyer çdo rekord në miratimin e ligjeve. (Ligji për liritë dhe të drejtat e njeriut u miratua për 8 seanca, ose 2 javë punë dhe kishte 18 nene.) Parlamenti është bojkotuar 19 herë nga socialistët të cilët në shtatorin e vitit 1995 e bojkotuan plot 1.5 muaj. Po ashtu e kanë bojkotuar dhe socialdemokratët 10 herë, por me periudha të shkurtëra. Më tej f.3

Shtohet interesimi i Brukselit për Kosovën

Edhe parlamentarë evropianë kërkojnë njohjen e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje Brenda pak ditësh Kosova kaloi nga Senati i Shteteve të Bashkuara në Parlamentin Evropian. Pas përfundimit të luftës në Bosnje si pasojë e vazhdimit të represionit serb mbi shqiptarët e Kosovës, Europa është e shqetësuar seriozisht. Kjo edhe për faktin se Më tej f.4

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88