31/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 mars 1996

Ku është fshehur Shqipëria?

Në stolin e rezervave... 11 vendet që synojnë BE, me Anjelin në Torino Duke ndjekur takimin e Torinos, që u zhvillua dy ditët e fundit, ku Evropa mori në shqyrtim problemet më të rëndësishme që e shqetësojnë momentalisht, shqiptarët e ndjenë veten edhe një herë inferiorë apo të nënvleftësuar nga qëndrimi i Evropës për vendin e tyre. Përveç përfaqësuesve të pesëmbëdhjetëshes së BE-së, Suzana Anjeli, në cilësinë e kryetares së radhës së BE, në një seancë të veçantë priti dhe zhvilloi bisedime me përfaqësuesit më të lartë të 11 vendeve, të cilët kanë shprehur kërkesën dhe po përgatiten të hedhin hapin vendimtar për të kapërcyer pragun e BE-së. Përveç vendeve të tilla si Qipro e Malta, në listën e vendeve që morën pjesë në takimin me zonjën Anjeli figuronin pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste, duke filluar nga vendet e Vishegradit, ato balltike e Më tej f.4

Perri në Tiranë për herë të tretë

Sot në mbrëmje për herë të tretë në Shqipëri Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, William Perri. Ai do të marrë pjesë në një mbledhje rajonale të Ministrave të Mbrojtjes më 1 prill në Tiranë organizuar me iniciativën e palës shqiptare. Perri do të takohet me Presidentin e Republikës dhe me personalitete të tjera të vendit. Ai vjen në Shqipëri në kuadrin e një sërë vizitash që do të ndërmarrra gjatë një jave të vizitës së tij në Kroaci, Bosnje, Shqipëri dhe Egjipt.

PR për politikën e punësimit

Ne jemi kundër dhënies së asistencës, dhe do të kemi rrugë që të punojë ajo pjesë që përfiton nga asistenca. Kjo do të arrihet me uljen e taksave, me stimulimin e biznesit të të gjithëve. Do të shtojmë investimet e biznesmenëve nëpërmjet proteksionit të prodhimit ko- hapë vende të reja pune. Do të inkurajojmë investimet e huaja, ... e në këtë drejtim PS nuk është kredibil. Kjo duket nga vetë praktika e Lindjes, ku kanë fituar ish-komunistët. Marr shembull këtu, Bullgarinë, ku veç impasit ekonomik, ka edhe një bllokim të investimeve të huaja F.3

Ka qenë Parlament i zakonshëm

Pasi siguroi se ai gjithmonë pyetjeve dashamirëse u është përgjigjur me dashamirësi, pyetjeve tendencioze me ironi dhe pyetjeve armiqësore s’u qe përgjigjur fare, ish-kryetari i parlamentit e përcaktoi ish-Parlamentin shqiptar si të zakonshëm dhe punimet e tij përgjithësisht të suksesshme. S’ka asgjë të jashtëzakonshme dhe tragjike, theksoi ai, - në përcaktimet që opozita i ka bërë parlamentit si i paaftë, s’ka asgjë të jashtëzakonshme që shumë herë në shtyp Parlamenti është quajtur si i papërshatshëm dhe që s’u përgjigjet interesave të popullit. F.4

Në Kongres mungojnë emra të dikurshëm

Nga delegatët që do të përfaqësojnë degët e PD-së në kuvendin e saj, nuk figurojnë shumë emra të dikurshëm të politikës së saj në provinca dhe në qendër. Emrat që nuk përfshihen në listat e delegatëve nuk përbëjnë sensacion, por në njëfarë mënyre tregojnë që Partia në pushtet ka filluar të ndryshojë fasadë. Në radhë të parë një gjë e tillë përben edhe një fakt më shumë në favor të hipotezës se emrat e kandidatëve për deputetë për në zgjedhje kanë kaluar në sitë prej kohësh. F.2

Sot : Ligji i zgjedhjeve në suplementin e "Republikës"

1996

Njoftim i Komisionit Qendror Elektoral të PRSH

Gjithë kryesive të Degëve dhe Komisioneve Elektoralë të Rretheve Komisioni Qendror elektoral i PRSH urdhëron të gjitha degët në rrethe dhe komisionet e tyre elektorale që deri më dt. 1 prill 1996, ora 10.00, të dorëzojnë në selinë Qendrore të Partisë në Tiranë dokumentacionin e plotë për çdo kandidatë për deputet të PR. Kandidati për deputet duhet të plotësojë këto kërkesa: 1) 2 fotografi (format kartoline) 2) Autobiografi e shkurtër (dy kopje) 3) Deklarata e pranimit për të qenë kandidati i PR 4) Plotësimin e kërkesës për kontrollin e figurës zyrtare sipas formularit të mëposhtëm. Kryetarët e degëve dhe komisioneve elektorale të rretheve do të mbajnë përgjegjësi në rast të mosdorëzimit në kohë dhe të plotë të dokumentacionit të kërkuar. Komisioni Qendror Elektoral i PRSH KËRKESË PËR KONTROLLIN E FIGURËS ZYRTARE Kandidati për deputet Emri, Atësia, Mbiemri Vendbanimi Datëlindja Puna që bën Shkolla që ka kryer Vendbanimi i punës ku punon, ku ka punuar, veprimtaria, funksioni, testi Për gjatë kandidimit PRSH Vërejtje: Ky formular plotësohet veçmas nga çdo kandidat.