11/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 prill 1996

Berisha: Më 26 maj në votime

Koha në ndihmë të PD-së, po, a do të mjaftojë vetëm kjo për t’i siguruar fitoren? Pak ditë pas shpalljes së zonave elektorale, dje, presidenti Berisha zbrazi dhe dy fishekët e fundit të karikatorit të dekretëve presidenciale që lidhen me zgjedhjet. Sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës, në bazë të kompetencave të tij, të mbështetura në dispozitat kushtetuese, presidenti Sali Berisha shpalli datën e zgjedhjeve dhe përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Caktimi i 26 majit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ka ardhur, duke përjashtuar ndonjë parashikim të guximshëm, ka ardhur krejt i papritur për pothuaj të gjitha forcat politike të vendit. Fillimi paraqitjes së listave me emrat e kandidatëve për deputetë pranë komisionit të verifikimit të figurave në një kohë që përbërja e tij mbetej ende anonime, ndarja e zonave elektorale, fill pas përfundimit të penimeve të kuvendit të PD- Më tej f.4

Merr flakë një avion pasagjerësh

Aksident ajror në Rinas Me fat 110 pasagjerët në bordin e tij Aksident ajror në Rinas Merr flakë një avion pasagjerësh Me fat 110 pasagjerët në bordin e tij Për herë të parë edhe avionët e nisur nga aeroporti i Rinasit hyjnë në kronikën e pasur të aksidenteve ajrore. Në kohën që pasagjerët kishin zënë vend në sediljet e avionit “Boeing 737” i Shoqërisë ajrore “Turkish Airlines”, në momentin e nisjes, merr flakë njëra nga motoret e tij. Brenda një kohe të shkurtër flakët përfshijnë gjithë avionin. Flaka është parë nga 110 pasagjerët që kanë qenë në bordin e tij dhe menjëherë është lajmëruar kulla e komandimit për të çuar dy auto-buzë të cilët kanë evakuuar të gjithë pasagjerët.Avioni, një prodhim i vitit 1980, është i të njëjtit tip me atë që u rrëzua në Karaibe pak muaj dhe që për koindicencë i përkiste gjithashtu një shoqërie ajrore turke. Për pasagjerët mbas dy orësh ka ardhur një avion tjetër nga Turqia. Linja Tiranë Stamboll ka filluar dy muaj më parë dhe i përket shoqërisë ajërore “Turkish Airlines”. Një vit më parë, në çastet e nisjes është përfshirë nga flakët edhe një avion luftarak MIG 17. Aeroporti i Rinasit paraqet vështirësinë e ngritjes dhe uljen e avionëve, gjë e cila ka bërë të domosdoshëm rikonstruksionin dhe modernizimin e tij. B.Malo

Gjykata e Tepelenës çnderon Nanon

-Vendimi apelohet nga kreu i Bashkisë së qytetit, ndërsa -Ideatori i dekorimit të tij nuk po kthehet nga Greqia Fatos Nano nuk është më kryetar nderi. Dje gjykata e Tepelenës ka përfunduar gjyqin në ngarkim të Këshillit të rre- Më tej f.3

Edhe 55 të tjerë në rrjetën e policisë italiane

Vazhdon “kangrena” e trafikut të klandestinëve Indiferentizëm i shtetit shqiptar dhe masmedias zyrtare Përsëri klandestinët shqiptarë, që synojnë brigjet jugore të Italisë okupojnë edicionet e lajmeve të radiove dhe stacioneve televizive italiane. Ende pa kaluar 24 orë nga njoftimi për kapjen e 38 nga klandestinëve shqiptarë, të cilët morën rrugën e të kthimit ne atdhe me tragetin e linjës, një operacion i policisë bregdetare italiane çoi në neutralizimin e përpjekjeve të dy grupeve të tjera shqiptarësh, të cilët sapo kishin vënë këmbë në tokën italiane. Sipas informacioneve të organeve të policisë lokale, fillimisht u bë e mundur të kapeshin anëtarët e një grupi të përbërë prej 34 personash, të cilët ishin Më tej f.4

Edhe avokatët i ankohen Këshillit të Evropës

“Na mungojnë liritë dhe të drejtat tona” Avokatët kundër Ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve të tjera të vendit. Protestën e tyre ata ua kanë shprehur përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, të cilët kanë ardhur për të drejtuar një seminar për harmonizimin e punës së avokatit me liritë dhe të drejta e njeriut. “Neve na mungojnë liritë dhe të drejtat tona”, kështu që nuk Më tej f.3

“Pasuria e një toke që nuk ka zënë vend” f.2

PS: Zona të lira, ja dhuratat për AD e PSD f.2

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga ”Sami Frashëri”, pranë gjimnazit ”Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88