Radiografia e komisionit nxjerr jashtë loje kandidatët Zogaj, Peshkëpia, Çupi
Menjëherë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve nga Presidenti Berisha, i ka ardhur radha Komisionit të verifikimit të figurave politike që të fillojë dhënien e përgjigjeve për kërkesat e atyre që aspirojnë të ulen në karriket e parlamentit të ardhshëm.
Bashkë me përgjigjet e para, rrëzohen edhe pretendentët e parë. Dy nga eksponentët e PAD-së, e cila duket se ka kaluar e para në filtrin e komisionit antigjenocid, Preç Zogaj dhe Ridvan Peshkëpia, respektivisht drejtor i shtypit i PAD-së dhe drejtor organizativ, nuk kanë mundur të kalojnë “provimin e verigjërise” para komisionit prej shtatë vetësh të kryesuar nga Hajri Mezini. Po kështu komisioni ka dhënë përgjigje negative edhe për gazetarin Frrok Çupi, edhe ky në listën e PAD-it.
Një përgjigje negative në drejtim të Zogajt dhe Peshkëpisë është e pritshme po të kihet parasysh se emrat e tyre për një kohë të gjatë kanë qenë objekt i organeve të ndryshme të shtypit, të cilat i kanë akuzuar si ish-bashkëpunëtorë të sigurimit. Madje drejtori i shtypit i PAD-it, kohë më parë, bëri një veprim spektak-
Më tej f.4
DOSSIER
(ILLEGJIBLE)
Qytetaria e nderit, komedi elektorale
Me sa duket mungesa e qytetarisë tek ish-komunistët duhet kompensuar me tituj fisnikërie që këta të fundit i japin vetes.
f.1
Pasuria e tokës që nuk ka zënë vend
F.2
Banka nuk shuan etjen e tregut për dollarë
Megjithëse në dy ditë ka hedhur në treg afro 600 mijë $
Në tregun e valutave të Shqipërisë, vrapi i dollarit drejt kuotave gjithnjë e më të larta po sjell shqetësime si në qarqet financiare të vendit, edhe tek depozituesit.
Por edhe për shtëtinë është i padeshifrueshëm në këtë periudhë të fillimit të fushatës elektorale. Kështu, po vazhdon beteja dhëmb për dhëmb e Bankës së Shqipërisë me dollarin, që në mënyrë të pamëshirshme po i shkakton erozion lekut shqiptar, i cili për një kohë të gjatë njohu një periudhë të qetë. Pas disa përpjekjesh, të cilat patën efekt të shkurtër, vetëm këto dy ditët e fundit, Banka e Shqipërisë, ka hedhur në treg rreth 600 mijë dollarë, për të ruajtur raportet ekzistuese lek-dollar. Ky operacion bankar u mor pasi dollari kaperceu përsëri barrierën e 105 lekëve.
B. Malo
Tepsia me dosjen “Nano” u nis në Stamboll
Më shumë se Nanon, zgjedhjet
Lideri socialistëve, Fatos Nano, po përdoret nga kreu i partisë së tij edhe në një mënyrë tjetër.
Duke u përpjekur për të marrë ndonjë deklaratë në favor të tij, socialistët synojnë të fitojnë terren tani kur zgjedhjet janë më pranë se kurrë.
Dokumentacioni i socialistëve për çështjen “Nano” ka nisur rrugën drejt Stambollit. Unioni Ndërparlamentar, pas shqyrtimit të materialit të paraqitur nga socialistët shqiptarë do të japë mendimin e tij rreth çështjes të ish-kryeministrit Nano, i dënuar për çështjen e ndihmave italiane. Bashkë me dokumentacionin e mësipërm, në Stamboll do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e delegacionit shqiptar, Ali Spahia dhe
Më tej f.3
“Keni favorizuar kontrabandën”
Prokuroria e Tiranës nën akuzat e autoriteteve doganore
Skandali ka shpërthyer si pasojë e mbylljes së dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranës për një kontrabandë të kryer nga një firmë shqiptaro-italiane për një firmë shqiptar-italiane
Skandali ka shpërthyer si pasojë e mbylljes së dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranës për një kontrabandë të kryer nga një firmë shqiptaro-italiane për një firmë shqiptaro-italiane. Policia doganore Antikontrabandë, në një operacion blic të organizuar më 30 janar 1996, ka bllokuar për kontrabandë një maune të firmës shqiptaro-italiane “Nuova Domenika” se bashku me mallin e saj që kapte vlerën e mbi 60 milionë lekëve. Kjo makinë e futur në mënyrë të paligjshme duke ushtruar kontrabandën është bllokuar nga ana e Policisë Doganore dhe më pas është paditur për t’u ndjekur penalisht. Por, në mënyrë krejt të paligjshme, sipas au-
Sipas personelit të doganave, me një vendim të paligjshëm i shmang filtrit doganor kamionin me 60 milionë lekë mall kontrabandë
Më tej f.3
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Tel/Fax 259 88