17/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 prill 1996

Çaktohen kandidatët dhe zonat elektorale

Mbledhje e Komitetit Drejtues të PRSH Diskutimi i kandidaturave për deputetë, pas verifikimit të tyre nga Komisioni i Figurave. Ky ka qenë sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PR objekti kryesor i mbledhjes së radhës së Komitetit Drejtues të PRSH. “Krahas kësaj - shpjegon zoti Mingomataj- u pa edhe njëherë lista e zonave me përparësi të lartë dhe mesatare. Nga ato me përparësi u përcaktuan 18 zona dhe kjo u realizua mbas një studimi të hollësishëm që PR i ka bërë bazës së saj elektorale, njohjes së terrenit, forcës së degës që vepron në këto zona. Këto zona pretendojnë mbi 20 për qind të elektoratit.” Po sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PR, kjo përfshin kandidaturat [vazhdon jashtë kuadrit] ... ato “më pak të fuqishme”, të cilat sipas zotit Mingomataj janë mbi 4 dhe 5 për qind. U ra dakord në këtë mbledhje për kushtet që do t’i jepen zonave prioritare, përsa i përket ndihmës këpunimin e mëtejshëm gjatë fushatës elektorale. Problem tjetër që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe kompletimi ligjor i kandidaturave. U shpërndanë listat për kandidatët - thotë zoti Mingomataj. Çdo kandidaturë deputeti duhet të mbështetet nga 400 firma qytetare, të cilat duhen shoqëruar me numrin e letërnjoftimit dhe adresën e saktë. Shtetika dhe shumë vonë këto lista, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PR. Tani ato do të plotësohen dhe brenda datës 26 prill do të dorëzohen sipas rretheve. Deputeti-kandidat me dokumentin e pastërtisë, me deklaratën e partisë që e pranon si kandidaturë duhet të ketë edhe mbështetjen me katërqind firma nga elektorati i cili do të votojë për të. kjo e fundit zotëron zona përpjesëri në të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë. Veç, zonave “të forta” në hartën elektorale të PR, u përcaktuan dje edhe zonat e ashtuquajtura “të mesme” dhe prioritare, përsa i përket ndihmës ekonomike, propagandistike, mbulimit me aktivistin kuadrove të partisë. Nuk u harruan në këtë mbledhje edhe Lidhja e Djathtë. U caktuan zonat për të cilat do të hyhet në diskutim me Lidhen për bashk-

Personazhet e “aliazhit të krimeve” në proces gjyqësor

Dy procese në dy salla të ndryshme. Anomali në paraqitjen e dëshmitarëve Procesin nga gjykimi të ish-funksionarëve të lartë të ish-diktaturës pagëzohet me emrin “Aliazhi i krimeve”. Ky është konkluzioni që nxirret pas zhvillimit të seancës gjyqësore ... pasi kanë ankesa se vuajnë psikikisht. Ndryshta për të shpëtuar procedurat, apo për shkak të ekzistencës së ndonjë lidhjeje, ndërmjet [vazhdon jashtë kuadrit]

ali në paraqitjen e dëshmitarëve

Procesin e ngarkim të ish-fuksion-arëve të lartë të ish-diktaturës pagëzohet me emrin “Aliazhi i krimeve”. Procesin e ngarkim të ish-fuksion-arëve Ky është konkluzioni që nxirret pas zhvillimit të seancës së djeshme. Dy grupe të paraqitura dje para gjykatës nuk i njohin viktimat e tyre, dhe nga ana tjetër viktimat nuk i njohin persekutorët e tyre. Rrëzim kërkesash në katin e katërt të gjykatës, pranim kërkesash në katin e parë, 30% e të akuzuarve kërkojnë t’i nënshtrohen ekzaminimit psiko-ligor pasi kanë ankesa se vuajnë psikikisht. Ndryshta për të shpejtuar grupeve të ndryshme gjenocidiste, procesi u zhvillua në dy salla, me trupa gjykues të ndryshëm, pra është më mirë të thuhet se kishim të bëjmë me dy procese gjyqësore. Por çfarë ndodhi në dy sallat e gjyqit Salla A: Të pandehur Foto Cami, Më tej f.2

Gjinushi nuk filtron në sitën e Komisionit

Bashkë me të edhe 7 kandidatë të tjerë social-demokratë I pameshirshëm komisioni “antigjenocid” edhe ndaj një lideri tjetër të opozitës. Përballë tij, bie njëra nga figurat kryesore të “Polit”, lideri socialdemokrat, Skënder Gjinushi. Komisioni i Verifikimit të figurave i akthyer dje, përgjigje negative atij lidhur me kërkesën për të kandiduar si deputet. Refuzimi i kandidaturës së Gjinushit ishte i pritshëm për faktin se ai për disa vjet me radhë ka qenë ministër i arsimit në kohën e Enver Hoxhës, kështu që është objekt i njohur nga nenet e ligjit “antigjenocid”. Natyrisht, vendimi i komisionit, i cili përveç Gjinushit, u hoqi të drejtën e zgjedhjes edhe 7 emrave të tjerë të paraqitur në listën socialdemokrate, ashtu siç pritej shkaktoi reagime në radhët e lider-shipit socialdemokrat. Krerët e PSD, ashtu si dhe partnerët e tyre të “Polit” dhe socialistëve, lista e të refuzuarve të të cilëve, dje u pasurua edhe me 7 emra të tjerë, ku më i spikaturi ishte nënkryetari i parlamentit, Vukaj, e kanë quajtur të padrejtë vendimin e komisionit. Gjinushi, ashtu si Zogaj, Çupi dhe figura të tjera të PAD-it, është shprehur se do t’i drejtohet Gjykatës së Kasacionit, për t’i kërkuar anulimin e vendimit të komisionit. Sipas njërit prej liderëve socialdemokrate, Gjinushi ka dokumente, me të cilët është në gjendje të hedhë poshtë vendimin e marrë nga Komisioni i “pastrimit” kundër tij. Në bazë të këtyre dokumentave Gjinushi pretendon se plotëson kushtet për t’iu shmangur ligjit “antigjenocid”. SH. A.

Gracka “Dokle” kundër Komisionit

Mb asprovokimeve dhe abiolike te zotit Islami është zoti Dokle që vazhdon të ndjekë strategji të PS. Deklarimet e tij të fundit për spiunët që i kishin shpëtuar Komisionit të Verifikimit gjetën përgjigje. Është zëdhënësi i PD, ai që ka marrë përsipër t’i përgjigjet zotit Dokle. Zoti Dokle dhe satelitët e tij nxituan që pas reagimit të zëdhënësit të PD t’i amplifikonin fushatën kundër Komisionit të Verifikimit. PS tani e di se është e humbur në luftën e saj me këtë Komision dhe po kështu po bindet që humbja është reale për të gjithë të eleminuarit e tij. Fakti që shumë prej të larguarve nga ky komision i janë shmangur ballafaqimit me gjykatën për arsye jo bindëse tregon që beteja e tyre ka humbur siç ishte parashikuar. E vetmja mënyrë që këta të djegur ta ulin vlerën e këtij Komisioni është rënia në grackën e provokimeve sipas shablloneve të zotit Dokle. Ky i fundit i njohur si “i zoti” për të bërë blofe të tilla, nuk la pa shfrytëzuar rastin e paraqitur tani së fundi. Duket se socialistët synojnë që nëpërmjet “blofeve” të tilla synojnë t’i kthejnë në marrë të përsëkutar nga Komisioni. Provokimi i zotit Dokle tashmë duhet marrë seriozisht dhe duhet vlerësuar. Do të kishte qenë mirë që ky Komision të dale në disa raste nga “guacka” sidomos kur është puna për t’u mbrojtur. Adrian NDREU

Edhe ata që s’kanë pasur tokë kërkojnë kompensim F. 2 Parambledhësit në proces gjyqësor F. 3