19/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 prill 1996

Italia gjithmonë më pranë se të tjerët

Presidenti Skalfaro për herë të dytë në Tiranë …delikat, sic janë zgjedhjet parlamentare tek ne. Por, faktishev në Shqipëri vetë presidenti Skalfaro, që është sigurisht figura institucionale më e përshtatshme dhe me e lartë e vendit të tij, tregon edhe për një vlerësim që i bën Italia Shqipërisë, vendit që kjo në politikën e jashtme italiane. Oskar Luixhi Skalfaro është një nga figurat më të respektueshme të politikës italiane. Ai vazhdimisht, që nga fillimet e karrierës së… Partizani të presë So- S. R. Sot vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare, presidenti i Italisë Oskar Luixhi Skalfaro, i ftuar nga presidenti, Sali Berisha. Skalfaro duke iu përgjigjur ft-

Paratë e depozituesve në Nigeri?

Skandali “Arkond” kapërcen kontinentin Dy shqiptarë nga Kosova, protagonistë të operacionit të dështuar bankar Skandali “Arkond” kapërcen kontinentin Paratë e depozituesve në Nigeri? Dy shqiptarë nga Kosova, protagonistë të operacionit të dështuar bankar Skandali “Arkond” merr përmasa ndërkontinentale. Tashemë, harta gjeografike e tij është zgjeruar në mënyrë trallisëse. Në të është përfshirë dhe Kosova dhe Nigeria. Pra fijet e skandalit që po hetohet, pasi kanë dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, nga Kosova shkojnë deri në kontinentin afrikan, në Nigerinë e largët. Prania në bankën e të akuzuarit si të pan- procesi. Veç këtij fakti, salla e gjyqit të pandehur edhe të dy shqiptarëve të Kosovës si bashkëpunëtorë në mbledhjen e parave ishte ajo që shkaktoi habinë e atyre që ndodheshin në sallën ku po zhvillohej procesi. Veç këtij fakti, salla e gjyqit zbulon dhjetëra mistere që janë krejt të panjohura për shqiptarët. Veçanërisht njëri prej të pandehurve është deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe Më tej f. 3 Gjykata e Tiranës

Bisedime në prani të një pale të tretë

Rezolutë e Parlamentit Evropian për Kosovën Dje, në orët e vona të pasdites, Parlamenti Evropian votoi një rezolutë lidhur me Kosovën. Rezoluta, pasi tërheq vëmendjen për gjendjen e rëndë të të drejtave të njeriut që mbretëron Kosovë, kërkon që njohja e menjëhershme e regjimit të Beogradit të kushtëzohet nga respektimi i të gjitha të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Gjithashtu autoriteteve serbe u kërkohet që t’i akordojnë Kosovës një autonomi ashtu siç e kishte para vitin 1974 dhe kryesorja, të fillojnë pa kushte bisedimet me shqiptarët. Madje kjo paraqitet si kushti kryesor që është vënë Beogradit. I rëndësishëm është fakti se rezoluta e miratuar shprehet në favor të bisedimeve në prani të një pale të tretë, gjë që është kundërshtuar vazhdimisht nga Jugosllavia e mbetur. Rezoluta kërkon bashkëpunim dhe hapjen e një zyre përfaqësie në Prishtinë, të ngjashme me atë të hapur nga amerikanët. Ndër emrat e eurodeputetëve që paraqitën rezolutën për miratim shquheshin ata të italianit La Malfa, Pol Anri Spaak-ut etj. Rezoluta është miratuar me një shumicë dërrmuese votash. Kundër saj kanë votuar vetëm një pakicë deputetësh komunistë, zëri i të cilëve mbeti një zë në shkretëtirë. Ndër ta ishte edhe greku Alamanos. Sipas “Deutsche Welle”

Klandestinë shqiptarë me anije turke

Anija turke Ocak, 80 metra e gjatë mbeti në një cekëtinë 300 metra nga bregu italian i Salentos. Policia bregdetare italiane, e cila sipas burimeve zyrtare italiane ishte e sinjalizuar që më parë për një valë të re klandestinësh, kapi në breg të sapozbarkuarit nga anija e mësipërme - mbi tetëdhjetë klandestinë, 40 prej të cilëve ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër kurdë e pakistanezë. Të njëjtat burime njoftojnë se në bordin e anijes turke Ocak, ekipi prej tetë vetësh i të cilit është arrestuar, ndodheshin rreth 250 klandestinë, shqiptarë, kurdë dhe palestinezë. Për të gjithë klandestinët shqiptarë, “shtëjta” përfundoi mjaft shpejt, pasi u transportuan menjëherë në tragetin Artemis, që u nis menjëherë në drejtim të portit të Vlorës. Ndërkohë që policia bregdetare italiane është vënë në gatishmëri të plotë për të parandaluar valët e klandestinëve, peshkopi i zonës, Ruppi, i ka bërë apel qeverisë italiane për të ndryshuar ligjin për emigracionin, në mënyrë që të shmangen përfundimisht dyndjet e klandestinëve, të cilat, jo rrallë, janë kthyer në tragjedi. K. P.

Vdiq Dr. Mentor Çoku

Dje, vdiq në Romë, një nga figurat më të shquara të shqiptarizmit Dr. Mentor Çoku. I lindur dhe i rritur në një familje me tradita patriotike ai u edukua me dashurinë për atdheun dhe kombin. Dr. Mentor Çoku, duke qenë një nga nacionalistët më të devotshëm duke e kuptuar që në fillim se komunizmi, ishte ashtu siç e quante ai, “e keqja më e madhe për popullin shqiptar”, luftoi gjatë gjithë kohës kundër duke kontribuar me të gjitha forcat për vendosjen edhe në Shqipëri të një sistemi demokratik. Me ardhjen e demokracisë ai u gjend pranë kësaj, duke dhënë një kontribut të çmuar. Por krahas kësaj Dr. Mentor Çoku, nuk u ndal për asnjë çast aktivitetin e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Me vdekjen e tij, të gjithë shqiptarët kanë humbur diçka dhe çështja kombëtare ka tani një luftëtar më pak.

Vetëm 6 “të damkosur” i janë drejtuar gjykatës F. 2

Bashkia e Tiranës, e paditura e preferuar F. 3

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BT K 986/110 Tel/Fax 259 88