Sot Italia drejt kutive të votimit
Sot rreth 45 milionë italianë janë ftuar t’u drejtohen kutive të votimit me shpresën për t’i zgjedhur me sistem proporcional.
Ky sistem elektoral ka hyrë në fuqi pas reformave të gushtit
232 vete do të zgjidhen nga votimi direkt ndërsa 83 senatorët e tjerë do të zgjidhen në bazë të mekanizmit proporcional në baza rajonale. Për Dhomën e Deputetëve, 475 vende i takojnë mazhoritarit dhe 155 të tjera sistemit proporcional në bazë të listave, forcat politike të së cilave të kenë kaluar nivelin minimum prej 4% në zgjedhjet e të dielës.
Vetë organizimi i procedurave të votimeve gjatë ditës së dielë ka angazhuar më shumë se 500.000 njerëz në 91.457 qendra votimi, në të cilat do të votohet nga 7.00 e mëngjesit deri në 22.00 të së njëjtës ditë.
Këto zgjedhje janë finishi i një fushate të ashpër politike mes dy grupimeve me të mëdha politike italiane, Polit të Lirive, koalicion i qendrës së djathtë, të kryesuar nga Silvio Berluskoni
Sot rreth 45 milionë italianë kanë fuat’u drejtohen kutive të votimit me shpresën për t’i dhënë vendit të tyre një qeveri të qëndrueshme. Do të zgjidhen sot prej këtyre votimeve 630 deputetë dhe 315 senatorë, nëpërmjet një sistemi elektoral të përzier mazhoritar dhe të gushtit 1993. Tre të katërtat e parlamentarëve do të zgjidhen sipas mazhoritarit, me një turn të vetëm. Pjesa tjetër 25% do të zgjidhet në bazë të listave proporcionale. Kështu për senatin, fushatë të ashpër politike mes dy grupimeve më së djathtë, të kryesuar nga Silvio Berlusconi dhe Ulirit, koalicion i të majtës kryesuar nga Romano Prodi. Në planin mazhoritar të këtyre zgjedhjeve me Ulirin është bashkuar edhe e majta ekstreme. Me tej f. 5
Karikaturë marrë nga “Secolo d’Italia”
Prokuroria kundër SHIK-ut
Për prokurorin nga Vlora ligji është mbi të gjitha
Një rast i rrallë, me të cilin shoqëria shqiptare ende nuk është familjarizuar ndodhi pak kohë më parë në Vlorë. Për herë të parë dy institucione që bashkëjetojnë në veprimet me njëri-tjetrin janë vënë papritur përballë tyre duke hyrë në një konflikt. Objekt për këtë konflikt është bërë një gazetare e “KJ”. Çdo gjë ka filluar disa muaj më parë, kur gazetarja Zenep(e) Luka është paditur në prokurorinë e Vlorës nga SHIK-u për një shkrim të botuar në gazetan “KJ” ku bëhej fjalë për ndërhyrje të shërbimit sekret në punët e një partie politike. Por prokuroria e Vlorës nuk e ka pranuar padinë e SHIK-ut duke mbyllur dosjen penale pasi në padi mungonin elementët kryesorë të veprës penale. SHIK i kishte akuzuar gazetaren për shpifje në adresë të tij, pavarë- Më tej f. 3
Margaritari i fshehur në makarona
E rrallë
Një proverb i vjetër dhe shumë i njohur thotë se oreksi vjen duke ngrënë dhe kjo është e vërtetuar në praktikë, por agjenti tregtar italian ka plotësisht të drejtë të thotë se duke ngrënë vjen... margaritari.
Liana Parodi, kështu quhet agjentja në fjalë, u protagoniste e një ngjarjeje mjaft interesante në një nga restorantet e qytetit Gjenova, në bregdetin e Ligurit, tek shijonte gjithësisht një pjatë me makarona. Kështu, kësaj “peshkatareje perlash” nuk iu desh aspak të zhytet nëpër thellësitë e oqeaneve në kërkim të margaritareve, por i mjaftoi një pjatë makarona dhe... margaritari sa nuk i cau qiellzën. Në fillim e mori për ndonjë gurickë nga ato që i shpërtojnë kontrollit të rreptë të kuzhinierëve ose për ndonjë kokrrizë të pabindur kripe, por një ekzaminim i vëmendshëm nxorri se ishte fjala për një margaritar me një madhësi 1 karat dhe me një vlerë prej 4 milionë lirash italiane. Dhe thonë pastaj se vetëm duke punuar mund të fitohen!
Shtatë emra më pak në listën e PR
Asnjë prej tyre nuk është anëtar i PR
Ky është njoftimi që konfirmohet tani në kancelaritë qendrore të Partisë Republikane pas përgjigjes nga Komisioni i Kontrollit të Verifikimit të Figurave.
Pavarësisht nga fakti i natyrshëm se një gjë e tillë nuk mund të mos lerë shijen e hidhur të zhgënjimit të shpresës, përsëri qendra e Partisë duket se është e qetë. Këtë pohon edhe zëdhënësi i shtypit të PRSH, Neritan Alibali, i cili deklaroi dje për gazetën “Republika” se përveç faktit se asnjë nga “të dëgjuarit” nuk është anëtar i Partisë Republikane, por janë intelektualë të pavarur që kishin pranuar të kandidonin për PR-në, një pjesë e tyre nuk mundën të kalonin dot sitën e Komisionit për funksionet që kishin kryer në kohën e diktaturës, një nga të cilët ishte ai i ndihmësgjyqtarit, si edhe dëshmimi në gjyqet politike të asaj kohe.
“Megjithëse përfshirja e kësaj kategorie në Ligjin përkatës ishte edhe një nga objektet e Partisë sonë për ligjin në fjalë, - theksoi më tej Alibali - Kryesia e Partisë u ka hequr vërejtjen degëve që paraqitën kandidatura të sipërpërmendura për mosnjohje të ligjit”.
Gjithmonë sipas zëdhënësit të Partisë, pavarësisht se republikanët nuk ishin dakord me një inkludim të tillë, fiksimi përfundimtar i tij në nenin 2 të “Ligjit për kontrollin e Figurave të Zyrtarëve etj.”, i obligonte degët në fjalë ta zbatonin këtë nen si të pashkëputur nga ligji, duke mos harruar të theksojë gjithashtu se republikanët nuk kanë asnjë rezervë ndaj Komisionit, i cili, sidoqoftë, edhe në këtë rast ka vepruar konform ligjit.
Megjithatë zëvendësimi i tyre nuk është një problem akut për komisionet elektorale të të gjitha niveleve të PRSH, pa harruar edhe faktin se Partia ka paraqitur 140 kandidatura, duke bërë kështu të mundur edhe dubllimin e zonave përkatëse.
“Gjithsesi, përfundon Alibali, puna vazhdon normalisht për përfundimin po aq normal të fazës së parë të fushatës, e cila për ne mbyllet me regjistrimin zyrtar të kandidatëve brenda 26 prillit, që është edhe afati ligjor”.
Sot rreth 45 milionë italianë kanë fuat’u drejtohen kutive të votimit me shpresën për t’i dhënë vendit të tyre një qeveri të qëndrueshme.
Karikaturë marrë nga “Secolo d’Italia”
Lajmërim
Të gjitha degët e Partisë Republikane deri ditën e hënë ora 13.00 të njoftojnë ose dërgojnë në Selinë Qendrore emrat e anëtarëve të komisioneve të zonave.
Tel: 32511; 23090; 23428; 28361.
Ardenica e masakruar i kthehet pronarit të ligjshëm
F. 3
PD përgënjeshtron Vejsiun
F. 2
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88