27/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 prill 1996

Liderët e AD refuzojnë zonat e lira të PS

Përfitojnë krerët e PSD Prishët ende pa u ngjizur aleanca e majtë Liderët e Aleancës Demokratike kanë refuzuar të kandidohen në zonat e lira nga Partia Socialiste. Lajmi më i fundit që ka dalë nga zyrat e larta të AD vërteton se deri më sot, shefat e qendrës së djathtë nuk kanë pranuar të fitojnë vota nën hijen e ish-komunistëve. Kështu në shpërndarjen Veri-Jug në Shqipëri, dy partitë e Polit janë çiftuar në të njëjtat rajone, ndërkohë që PS në këto rajone ka falur vetëm nga një zonë. Kështu në Veri, kandidohen kryetari i Asamblesë së PAD, Zefi, dhe deputeti i PSD, Rokaj. Por vetëm Rokaj do të përfitojë nga bujaria e socialistëve, ndërsa numrit 3 të AD do t’i duhet të provojë forcat edhe me PS. Në Shqipërinë e Mesme, pikërisht në rrethin e Elbasanit, kandidojnë dy liderë të Polit. Presidenti i PAD, Ceka dhe sekretari i përgjithshëm i PSD, Apostoli. Por ndërsa Ceka ka refuzuar të vendoset në zonën e lënë të lirë nga PS dhe i duhet të tundë armët me kryetarin e PS Elbasan. Me tej f.2

Një nga Komisioni me dosje?

Shqiptarët, trojanët e Ballkanit F. 2 Një nga Komisioni me dosje? Mezini: Jemi të para-kontrolluar Njëri nga autorët e Komisionit të Verifikimit është me dosje. Kjo është akuza më e fundit që është ngritur kundër Komisionit të Kontrollit. Ai që e ka ngritur atë, është kryetari i Asamblesë së PAD, Gjergj Zefi. “Adnan Beli, - shpjegon Zefi, - në 1988 ka denoncuar dy të rinj që kanë dashur të arratisen nga Gjirokastra”. Por nuk e ka provuar as pak për të vërtetë këtë kryetari i Komisionit shtetëror, Hajri Mezini. “Ne jemi të gjithë të kontrolluar, - thotë ai, - duke filluar nga unë i pari. Unë kam shkresat e vlerësuara nga të gjithë titullarët që vërtetojnë pastërtinë e secilit prej anëtarëve të Komisionit”. Kështu Mezini e quan krejtësisht absurde një akuzë të tillë. Koincidenca që njerëz me dosje të gjykojnë të tjerët për dosje, është ngritur kur ditën e diskutimit të ligjit përkatës në Parlament. Disa deputetë që kanë votuar kundër qenies kryetar të Komisionit të Hajri Mezin-it, e kanë argumentuar kartonin e kuq me faktin se nuk e dinin në ishte ajo jo me dosje vetë Mezini. Por nga fjalët e vetë kryetarit del se ai dhe të gjithë anëtarët e tij kanë qenë të pakontrolluar. Këto ditë Kasacioni po jep përgjigjet për ankimet e disa të djegurve nga shtatëshja e Mezin-it. Shumica prej tyre kanë dalë të pasportës dhe për Mezinin “janë larguar me bisht ndër shalë”. Ai është shumë i kënaqur që komisioni i tij nuk ka gabuar. Vetëm kaq pranoi të fliste Mezini, duke lënë një takim pasai të ketë mbaruar punën me kandidatët. Deri më sot kryetari i kontrollorëve ka folur vetëm për gazetën “Republika”. Kështu prononcimet e tij, ai në njëfarë mënyre i është përgjigjur akuzave të rënda dhe sulmeve që kanë zhvilluar kundër Komisionit të Kontrollit të Figurave, liderët e opozitës së Qendrës së Majtë. Në një nga këto sulme, shtatëshja kërkohej për t’u futur në burg pas zgjedhjeve, por Mezini u përgjigj me qetësi: “S’na fut njeri në burg neve”. A. S.

Benci solli në Shqipëri Bencin

Dikur, në kohën e periudhës totalitariste, emri Benc lëhej vetëm me sfërat e larta të nomenklaturës së kuqe. Por demokracia, liberalizimi i jetës bëne që në Shqipëri të arrihet një shtresë e përmasave tragjike përsa i përket automjeteve private e ndër këto edhe Benz-it. Në Shqipëri Benci ka një rekord origjinal. Në Shqipëri me shumë se kudo në botë sytë te ato vetura veten Benz, na përmend automjetin e kësaj marke që bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Për këtë arsye, nisma e ndërtimit të një filial të Daimler Benz është bërë një domosdoshmëri imperative. Ndodhta prania e një numri të konsiderueshëm automjetesh “Mercedes-Benz” është bërë shkak që në Shqipëri të zbarkojë kryesia e Daimler Benz.

Kërkohet mbyllja e “Bujkut”

Partia serbe “Lidhja e Komunistëve, Lëvizja për Jugosllavi”, Këshilli i saj për Kosovën, në një konferencë shtypi të mbajtur dje në Prishtinë, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të gazetës së vetme periodike shqipe te mbi dy milionë shqiptarëve në Kosovë, “Bujku”. Këtë njoftim e dha mbreme televizioni Serbise nga Prishtina dhe e botoi edhe gazeta serbe “Jedinstvo”, që del në kryeqytetin e Kosovës. Ka pohuar shtatëvejeterregjimi pushtues i Beogradit ka mbyllur me dhunë radiotelevizionin e Prishtinës në gjuhën shqipe, dhe ka ndaluar gazetën e përditshme “Rilindja”, pas 45 vjetëve të daljes se saj në Kosovë. Gazeta shqipe “Bujku” del në kushte shumë të vështira, nën presione, masa represive dhe shantazhe të pandërprera të regjimit serb. Ajo po mbijeton vetëm në saje të sakrificave të gazetarëve dhe punonjësve të saj dhe vetëefinancohet. Në kushte të tilla është e kuptueshme pse kërkohet ndalimi i gazetës shqipe “Bujku”, i këtij burimi të vetëm të informacionit ditor për shqiptarët në Kosovë, pikërisht në kohën e zhvillimeve të rrezikshme të tensioneve të ngritura ditët e fundit, pas incidenteve tragjike me armë. Edhe gjatë këtyre zhvillimeve, me rrezik real për shpërthimin e konflikteve të hapura, gazeta shqipe “Bujku” vazhdimisht rithekson qëndrimin e matur e paqesor të politikes shqiptare, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kontrollojnë në maksimum çdo veprim ose veprim që do të mund të ashpërsonte gjendjen. Ndërsa gazeta serbe “Jedinstvo”, që financohet nga shteti i Serbise, ka bërë thirrje për masa edhe më të ashpra dhune kundër shqiptarëve dhe ka paralajmëruar për marrjen e këtyre masave të ashpra dhe të menjëhershme nga Serbia

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr., Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88