30/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 prill 1996

Fushatë e vakët elektorale e të “mëdhenjve”

Mos flet kjo për “krizë alternativash”? Megjithëse kanë mbetur më pak se katër javë nga dita e zgjedhjeve atmosfera elektorale është shumë e vakët. Kjo vjen si pasojë edhe e problemeve të pa-parashikuara të krijuara nga “novacionet” që kanë hyrë në procedurat e zgjedhjeve të këtij vitit. Dy partitë e mëdha i filluan zyrtarisht fushatat e tyre në Tiranë. Megjithëse në dukje ndërmjet skenarëve të të dy partive vihen re ndryshime, ato kishin dhe një karakteristikë të përbashkët. Të dy partitë që pretendojnë se do të fi- fitojnë me shumicë absolute, duke përmendur shifra deri në kufijtë e të pabesueshmes, në ceremonitë e përurimit të fushatave të tyre elektorale u janë larguar problemeve konkrete që pre- Me tej f.2

Atdheu fillon te shtëpia jote

Që sot bashkë me “Republikën” edhe suplemeti “Atdheu fillon te shtëpia jote”

PD hap fushatën edhe në Greqi

Emigrantë votoni për ne në Shqipëri: Udhëtimet gratis Partia Demokratike e ka filluar fushatën elektorale dhe në Greqi. Në një shpallje të vendosur afër zyrës në Athinë, ku emigrantët shqiptarë merrnin kartat për në vendin e tyre, PD bën thirrje për të votuar për të. Ajo premton udhëtime gratis të emigrantëve për në Shqipëri, që të votojnë për demokracinë dhe PD-në. Madje aty thuhej që, nëse nuk mund të kthehen në atdhe, atëherë mund të votojnë në ambasadën e tyre në Athinë. Këtu bëhet një gabim i madh, sepse emigrantët duhet të vijnë në Shqipëri që të votojnë, dhe jo në Greqi, për të shmangur parregullsitë e mundshme gjatë udhëtimit midis dy vendeve fqinje. Kështu PD po zhvillon një fushatë me të vërtetë në front të gjerë. Që prej disa javëve, shpallja me fjalët shqip, e në krye “Vinire”, ka habitur emigrantët, të cilët afroheshin pranë zyrave për të marrë kartat që do t’i binin pranë familjeve. PD u ofron të ikurve një udhëtim falas për të ardhur në Shqipëri e për të votuar për atë. Shumë shqiptarë shpenzojnë demokratikasisht për fushatën e tyre, dhe do të ishte vërtet me shumë interes të dihej se cili është burimi i këtyre shpenzimeve. Demokratikasit organizojnë një koncert të madh që zgjat më shumë se katër orë në kryeqytet dhe nuk përfitojnë asnjë gjë nga fitimet që mund të arrijnë nga shitja e biletave, duke e bërë hyrjen falas. Në PD, shpjegojnë se shteti nuk hyn aspak në këto organizime, se gjithçka e mbulon PD me sponsorët e saj. Kurse në rrethe të tjera koncertet organizohen me bileta, kështu që edhe PD ka diçka më pak në shpenzime. Ndërsa në Greqi, nuk është hera e parë që vijnë lajme për fushatë elektorale të partive. Duke qenë se atje jetojnë të paktën 300 mijë shqiptarë, dhe shumica votues, nëse ata hedhin letrën në kutinë e votimit, do të ishte një votë e konsiderueshme për partitë politike. Në Athinë, shkojnë shumica e të përditshmeve shqiptare, të cilat tërheqin mjaft nga emigrantët. Edhe PS, në shtypin e saj ka folur për emigrantët socialiste, për të cilët edhe atje protestojnë dhe shqetësohen për Nanon etj.

Digjen nga listat e proporcionalit të papastrit

Nuk janë pranuar nga Komisioni Qendror Elektoral kandidatët e djegur nga Komisioni i figurave, të shënuar në listat proporcionale të partive. Shumë parti në listën shumëemërore kishin vënë emrat e atyre që janë quajtur “të papastër” nga Komisioni i kontrollorëve. Por kjo nuk u quajt e drejtë nga Komisioni Qendror, i cili, sipas një anëtari të tij, nuk i merr parasysh këto kandidatë. Ndaj, duket çdo lloj mundësie dhe shprese e të djegurve për t’u bërë deputetë pas zgjedhjeve. “Nuk pranojmë për kandidat asnjë person që nuk ka dokumentin e pastërtisë”, u shpreh dje, një anëtar i Komisionit të Kapedanit, duke përjashtuar përfundimisht kandidatët e papastër si Peshkëpia, Teta etj.

Agjenti “Ramba” dhe agjencia Petro Xanoni

F.2

STOP

Njoftim

Më 2.05.1996 ora 10.00, PRSH do të hapë fushatën elektorale në Tiranë. Vec kandidatëve për deputetë, do të marrin pjesë të gjithë kryetarët, sekretarët e punonjësit e organizimit të degëve. Merrni masa të mos mungoni. Në Tiranë do të merren edhe udhëzime të tjera.