06/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 qershor 1996

Shakaja e lidhur e fitore së zgjedhjeve

Tani, Perëndimi i hedh me ndrojtje hapat drejt Shqipërisë Askush nuk mund ta parashikonte se zelli i tepruar i “besnikëve” të PD-së do t’i shkaktonte një dëm në përmasa të ndjeshme presidentit Berisha dhe vendit në përgjithësi. Institucione të ndryshme ndërkombëtare, në radhë të parë BE dhe Departamenti i Shtetit, nuk kishin sesi të mos reagonin përballë ankimeve të opozitës shqiptare, e cila u revoltua nga ekzagjerimi i manipulimeve. Për këtë arsye reagimi negativ i opinionit ndërkombëtar ishte i natyrshëm. Një përqindje e tillë e arritur nga partia e Berishës, shkaktuan habi, por edhe një farë tronditje në opinionin e jashtëm. Tashmë për Shqipërinë filloi të mendohej se ndodhej nën pushtetin absolut të një individi që do të thoshte një hap i madh prapa në rrugën drejt demokracisë. Kështu, Perëndimi, i cili nuk i kishte kursyer lëvdatat për hapat e bëra nga Berisha, në transformimin e vendit, papritur do të pendohej për një gjë të tillë. Kjo bëri një numër marrëveshjesh të parashikuara mundëhojë Italia, si kryesuese e radhës, tashmë është vendosur që të mos shqy[r]tohen për një kohë të gjatë. Megjithëse ministri i jashtëm Serreqi në Berlin pranoi të diskutonte ribërjen e zgjedhjeve në një numër zonash, kryesuesi i radhës i këshillit të Ministrave të BE-së, Lamberto Dini dhe kryetari i BE-së, Jacques Santer kanë vendosur të anullojnë një vizitë në Ballkan vetëm se nuk dëshërojnë të zbresin në Tiranën e ngarkuar me peshën e rëndë të manipulimeve të zgjedhjeve, pra me një demokraci të dyshimtë. Derisa pritet që vendi të forcojë pozitën e tij në arenën ndërkombëtare, si pasojë e dëshirave dhe manisë për të pasur monopolim mbi jetën politike bllokohet procesi i integrimit tonë në strukturat e ndryshme kontinentale. Nga jashtë, konkretisht, tani së fundi nga Brukseli, po vijnë sinjale për ribërje të zgjedhjeve të paktën në një numër zonash shumë herë më të madh, se ato për të cilat pretendojnë PD-ja dhe koalicioni i qeverisjes. Kjo për një kohë të shkurtër deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja brenda një intervali kohe relativisht të shkurtër. Pak a shumë një gjë e tillë është propozuar edhe nga PR-ja vetëm pak ditë pas atyre që ndodhën më 26 maj. Një kompromis i tillë duket si më i arsyeshëm në rrethanat e krijuara në Shqipëri pas zgjedhjeve. Dominimi i parlamentit nga PD-ja do t’ia humbiste në mënyrë të ndjeshme gjykatën pluralizmit, duke e kthyer vendin në një lloj monizmi. Megjithatë, PR-ja është për një studim të hollësishëm të raporteve me të dhënat me manipulimet e konstatuara në zonat të ndryshme dhe vetëm pas kësaj të nxirret një përfundim i saktë, i cili do të mund t’i shërbejë më mirë së ardhmes. Mbi të gjitha do të kishte qenë mirë që të bëheshin edhe ndryshime në sensin pozitiv përsa i përket ligjit zgjedhor, i cili në një masë të konsiderueshme ka qenë shkaktar në krijimin e situatës aspak të këndshme të krijuar në zgjedhje dhe pas tyre.

Tri grupe ish-bllokmenësh përfundojnë proceset

Kryeprokurori Adnan Xhelili, deklaron se do të ketë të arrestuar të tjerë për krime kundër njerëzimit. Së afërmi Fatos Nano do të japë shpjegime për ngjarjet e 2 prillit. Dje në Gjykatën e Tiranës grupi i tretë i ish-bllokmenëve ka përfunduar hetimin gjyqësor. Kështu ish ushtarakët e lartë të cilët kanë luajtur një rol të veçantë në lidhje me internim-dëbimet janë në pritje të pretencës. Të pandehurit Prokop Murra, Dilaver Bengasi, Qemal Bregasi, Foto Çami dhe Zef Loka, për 4 orë rresht kanë dëgjuar dëshmitë për internimet, arrestimet dhe dënimin pa gjyq të mbi 1000 shtetasve. Të 20 dëshmitarët kanë shpjeguar tërë mekanizmin antinjerëzor dhe në kundërshtim të hapur dhe me të drejtat minimale të lirive dhe të drejtave njerëzore, që ekzekutohej nga firma e ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ish kryetarëve të degëve të brendshme. Përsëri për ta dënimi fillon nga 15 vjet burg deri në dënim kapital, të cilin e kanë marrë deri tani tre të pandehur. Sot jepet pretenca në ngarkim të tre ish-sekretarëve të parë të rretheve në kohën e diktaturës. Gjykatësi Gjin Gjoni që përfundoi në një kohë rekord hetimin gjyqësor, sot depoziton dënimin që do të japë prokurori. Por nëse për tre grupe ish-bllokmenësh të akuzuar për krime kundër njerëzimit proceset po përfundojnë, për rreth 20 të tjerë me në krye Ramiz Alinë shenjat e fillimit të gjykimit janë ende larg. Kryeprokurori i Tiranës, Adnan Xhelili, i cili drejtoi procesin që përfundoi, ka deklaruar në sallën e gjyqit se: “Prokuroria do të marrë të tjera të pandehur për genocid dhe krime kundër njerëzimit”. Siç është bërë e njohur kohë më parë në “shënjestrën” e Prokurorisë së pari ka qenë Gramoz Ruçi, i cili është thirrur për ngjarjet e 2 prillit për të cilat do të përgjigjet së bashku me Ramiz Alinë dhe Fatos Nanon. B. Malo

Kapën 6 shqiptarë me 25 kg drogë

Një grup prej 6 vetësh, të gjithë shqiptarë, u kapën dje nga policia italiane në stacionin hekurudhor të qytetit jugor Bari ndërsa kishin me vete 25 kg drogë. Qëndrimi disi i çuditshëm i të gjashtë personave të mësipërm që prisnin në stacionin hekurudhor, shkaktoi dyshime tek policia vendase, e cila pas ndalimit dhe kontrollit të menjëhershëm, gjeti një sasi të madhe droge, e cila rezultoi plot 25 kg dhe që përbën sasinë më të madhe të drogës të kapur shqiptarëve. Edhe dy-tre javë më parë policia e Barit ka kapur dy grupe të tjera shqiptarësh që transportonin drogë në sasi 7 dhe 13 kg. Drejtuesit italianë të policisë së antidrogës shprehin shqetësimin e tyre ndaj rritjes së tepërmi të fluksit të trafikantëve të drogës nga Shqipëria dhe po sipas tyre Shqipëria po bëhet një nga pikat kyçe të trafikut të lëndëve cudibërëse. Trafikantët shqiptarë të drogës, duke shfrytëzuar pozicionin gjeografik të Italisë, pasi bëjnë trafikun nga Shqipëria në Bari, me anë të njerëzve të tyre, që në pamje të jashtme nuk ngjallin asnjë pikë dyshimi, bëjnë shpërndarjen e drogës nëpërmjet lëvizjes me trena për në veri të Gadishullit Apenin në drejtim të vendeve të tjera të Evropës. K. V.

Vrasje misterioze në ish-vilën e diktatorit Hoxha

Demokracia dhe imazhi i pluralizmit në postdiktaturën shqiptare