20/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 qershor 1996

Zgjedhjet shumë shpejt një kujtim i largët

Politika e faktit të kryer, kapaku më i mirë për mbylljen e kapitullit “zgjedhje” Pavarësisht nga peripecitë e shumta, ma duket aventura e zgjedhjeve pak nga pak po merr fund, duke bërë kështu që të shuhet edhe jehona e shkaktuar nga se nuk duhet humbur asnjë çast përsa i përket vazhdimit të procedurave të ndryshme. Kështu, ai ende pa pritur vlerësimet e ekspertëve të OSBE-së të cilët të shfaq- ardhura prej Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngjarje të tij. Por Berisha e ka quajtur se “fjalë e imëra”; paszhur-mës që do të vijë nga jashtë për një farë PARLAMENT Më i kormik mbledhet parlamenti i ri

OKB për një rol më të madh të Gjermanisë

F.5

Politika e faktit të kryer, kapaku më i mirë për mbylljen e kapitullit “zgjedhje”

Pavarësisht nga përpjekjet e shumta, me sa duket aventura e zgjedhjeve pak nga pak po merr fund, duke bërë kështu që të shuhet edhe jehona e shkaktuar nga interpretimet diametralisht të kundërta që karakterizuan gjithë këtë muaj, që nga 26 maji. . Pavarësisht nga përpjekjet e shumta, me sa nga interpretimet diametralisht të kundërta që karakterizuan gjithë këtë muaj, që nga 26 maji. Berisha, tashmë po tregon peshën në manovrimet e tij politike. Ai e ka kuptuar e ekspertëve të OSBE-së të cilët do të shfaqnin mendimet e tyre lidhur me zonat ku duhej të përsëriteshin zgjedhjet, caktoi vetë 17 zonat, bëri votimet dhe tani duket se e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e zgjedhjeve, pavarësisht nga kritikat e ardhura prej Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngutje të tij. Por Berisha e ka kuptuar se “fjalët e mira”; pashur-mës që do të vijë nga jashtë për një farë kohe, çdo gjë me kalimin e kohës do të fashitet. Brenda opozita nuk do të jetë në gjendje të mbajë tempin në linjën e saj të

Ndihmë e konsiderueshme e Senatit të SHBA

Njëkomiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar mesë fundi një ndihmë financiare të konsiderueshme për zhvillimin e vendeve të caktuara. Sic është njoftuar bëhet fjalë për një shumë prej 12,2 miliardë dollarësh që janë vënë në dispozicion. Si përfituese kryesore e një ndihme të tillë do të jetë Turqia, e cila nuk është e detyruar të plotësojë asnjë kusht paraprak. Nga kjo ndihmë përfitojnë gjithashtu edhe Rusia e Ukraina, porse këto të fundit duhet më parë të përmbushin disa kushte. Surpriza qëndron në faktin se fondi i aprovuar është jo pak po 327 milionë dollarë më tepër se sa ishte planifikuar Kongresi dhe 700 milionë më shumë se sa kishte planifikuar administrata e presidentit Klinton. Në këtë ndihmë përfshihet një ndihmë prej 5,1 miliardë dollarë të destinuar për Izraelin dhe Egjiptin. Europa Lindore do të përfitojë 475 milionë dollarë. Bosnja do të marrë 200 milionë ndërsa për republikën e ish-Bashkimit Sovjetik ndihmia vlerësohet si 840 milionë dollarë.

PS: S’kemi deputetë se kemi bojkotuar zgjedhjet

“Deputetë, mos u futni në Parlament e Berishës”. Partia Socialiste kërkon ilegalitetin e deputetëve të saj në legjislativin e ri, por këtë e bën vetëm në media dhe jo pranë organeve kompetente si Komisioni Qendror Elektoral. Në një intervistë dje, në radion BBC, nënkryetari socialist, Namik Dokle, është shprehur se partia e tij nuk ka deputetë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 Majit, që për të nuk ishin zgjedhje por “votime”. Pikërisht në këtë ditë, në 26 Maj, siç shprehet Dokle, Partia Socialiste, menjëherë mbas krizë zyrtare ka dhënë dorëheqjen nga zgjedhjet, ka tërhequr kandidatë, dhe deklaruar se nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Sipas ligjit elektoral, deputetit i mbaron mandati para afatit për disa arsye. Në rastin e të zgjedhurve socialistë, që si dhe të tjerët e kanë marrë mandatin këto ditë, mjafton të refuzojë të bëjë betimin e parashikuar në rregulloren e Kuvendit Popullor, ose nëse e bën, të japë dorëheqjen. Megjithatë, sipas Dokles nuk ka se si të ketë deputetë socialistë, derisa nuk ka pasur kandidatë, pra meqë këta janë tërhequr para se të mbarojë votimi. Fjalët e prera të nënkryetarit të PS, në radion londineze, “asnjë socialist nuk do të hyjë në Parlament”, ngjajnë edhe si thirrje drejtuar 5 të zgjedhurve direkt dhe pesëve nga proporcionali, të mos kapërcejnë pragun e Kuvendit. Frika e Dokles është e natyrshme, duke qenë se kohë më parë presidenti i Republikës, Berisha, është shprehur vetë, se “të zgjedhurit socialistë më kanë pohuar se do të hyjnë në Kuvend”. Atëherë PS e përgënjeshtroi këtë fakt, por frika mbeti. Një nga këta firmëtarë është edhe i ashtuquajturi “reformator”, nënkryetari Meta. I propozuar nga shtypi si përgjegjës për “humbjen” e 26 majit, nënkryetari i PS, i parapëlqyeri i PD, nuk e ka të palëvizshme tokën nën këmbë. Vetëm para pak ditësh, ai boton në “KJ”, një intervistë me titullin “Nuk do të hyj në Parlament”, thua se vetëm atë ditë e vendosi. Kur në ditëlindjen është edhe nënkryetari i PS, të zgjedhurit e tjerë do të kenë shumë të vështirë të lënë bosh poltronën e Parlamentit, aq më tepër, tani që duket se PS po dorëzohet.

Kush fshihet prapa sulmeve terroriste?

SERBIA Mali i Zi KOSOVA SHQIPËRIA Macedonia Kush fshihet prapa sulmeve terroriste? F. 4

Hollanda, karikatura e Euro 96 - ës

Euro 96 England Hollanda, karikatura e Euro 96 - ës F. 8