Në kërkim të zgjidhjes politike...
Kompromisi t’i shërbejë të ardhmes
Që nga 26 maji e deri tani, sinjali më i shpeshtë që po vjen nga jashtë është ai i gjetjes së një kompromisi ndërmjet forcave politike në Shqipëri, në mënyrë që gjithçka të kthehet në rrjedhën e normalitetit që në fund të fundit, të ruhet stabiliteti i vendit ndoshta dhe ai në rajon.
Shumëkush një gjë të tillë mund t’i duket normale, por po të mendosh vetëm pak më thellë nuk është kështu.
Kushtetuta është pikënisja nga ku fillon gjithçka
Së pari edhe po të pranohet se kompromisi është dicka e drejtë, ndoshta nje domosdoshmëri, përse athere partitë tona politike presin të na e servirin të tjerët që nuk i njohin me mirë se ne hallet dhe problemet tona. Më mirë se i zoti, askush nuk është në gjendje të kupton shtëpia. Pra, në qoftë se do të ishte nevoja për të ngulmuar në gjetjen e formulës së një kompromisi, kjo duhej të ishte nisëm e brendëshme. Megjithatë, edhe kjo nuk ka munguar. PR-ja ishte njëra ndër forcat politike ... Mëtej f.2
PARLAMENTI I 1 KORRIKUT
Grafiku: PD 122 vende. Përqindjet për parti: PD 50.4%; PS 20.6%; PR 5.7%; PBK 4.9%; PSD 3.8%; të tjerat (19 parti) 8.7%.
PD
PS
PR
PBK
PBDNJ
Përqindjet për parti
Rezoluta e PE; qëndrimi i PD-së
“Të majtët prishin imazhin tonë në botë”
F.2
Gruri 20 lekë kg
Që prej 20 qershorit 1996 çmimi i grurit 20 lekë për kg, ose 20% më i lartë se para kësaj date. Njoftimin e ka bërë publik për media zëdhënësi i Kryeministrisë. Për blerjen e grurit me çmimin e ri janë njoftuar të gjitha Drejtoritë e përgjithshme të rezervave të Shtetit, Ndërmarrjet e grumbullimit të Drithërave në të gjitha rrethet e vendit dhe NTG në Durrës që grurin ta grumbullojnë nga fermerët privatë me 20 lekë kg. Padytshim se një vendim i tillë merret në kushtet e vështira të sigurimit të rezervave të grurit që duhen për bukën masive të vitit në vazhdim. Po ashtu dhe kosto e lartë e blerjes dhe sjelljes së grurit nga jashtë është një faktor tjetër që con në mënyrë të domosdoshme në një masë të tillë. Së fundi Qeveria për të përballuar situatën paksa të vështirë të mungesës së grurit e kompensoi duke blerë rreth 6000 ton grurë në Rumani. Sasitë më të mëdha të grurit në vendin tonë i ka sjellë SHBA. Por edhe sikur të grumbullohet i tërë gruri i fermerëve shqiptarë i llogaritur me sipërfaqen e mbjellë mjafton vetëm për 5 muaj. Qeveria garanton se sasirat e nevojshme do të sigurohen nëpërmjet importit. Por edhe ky vendim qeverisës i marrë dje ka një të keqe brenda. Në gjuhën shqipe do të thotë që pas përfundimit rezervave të miellit në furrat private buka të ketë një çmim të ri. Padytshim më i humburi në këtë rast doli konsumatori i cili ka gati një vit që po e përballon rritjen e çmimit të bukës me një formë të maskuar. Buka masive shitet 40 lekë pesa e saj 1 kg nga 1,6 që duhet të ishte.
Bejdo Malo
Duke komentuar letrat e Tom Lantos
hi
F.4
PASOK-u drejt përçarjes së thellë
F.5
SPANJA NUK KA FRIKË NGA ANG 96
F.8
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë,
Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88