GODO flet pas kthimit nga Këshilli i Evropës
“Rezoluta e KE i ve detyrim Parlamentit dhe Qeverisë shqiptare që me vëmendje të zgjidhin problemet këtu”.
Kryetari i Partisë Republikane Sabri Godo, u kthye me këtë përshtypje dje pasdite nga Strasburgu. “Unë besoj se Këshilli i Evropës u mor me seriozitetin e duhur për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, - shprehet Godo, menjëherë pas kthimit nga kryeqyteti evropian, - dhe ashtu siç thonë ata që kanë përvojë nga KE, kjo ishte e para herë që ndodhte në KE. Fakti që diskutimi për Shqipërinë ishte pa precedent në Këshillin e Evropës, duhet të na bëjë të mendohemi mirë, të shikojmë mirë problemet, sepse kështu jemi vendosur para një prove. Në qoftë se do të tregohemi me vullnet të mirë për të korrigjuar gabimet, - thekson kryetari i PR, - atëherë do të kthehet fryma e bashkëpunimit me Evropën. Në të kundërt, do të vinim në diskutim marrëdhëniet me të”.
Çfarë mendoni në lidhje me tryezën e rrumbullakët të partive, ju që nga tryezat merrni vesh mirë?
“Mendoj se mund të zhvillohet dialogu në tavolinë apo edhe nëpërmjet debateve në parlament. Por kësaj here i takon PD dhe Presidentit të Republikës të organizojnë tryezën dhe të mos mbesin vetëm në kuadrin e thirrjeve për dialog. Tani shtrohet çështja për të gjitha partitë, që të shfaqin vullnetin e tyre të mirë në organizimin e dialogut dhe ne kemi përgjegjësi për këtë”.
Duket se Këshilli i Evropës pranoi formulën e Partisë Republikane, si e shihni ju këtë?
“Me duket mjaft pozitive. Ne nje
Në faqen 2
Socialistët mbyllin fushatën elektorale të 26 majit
Synimi ishte për t’i treguar elektoratit se rezoluta e KE-së është në favor të tyre
Dje pasdite, në fushën sportive të lagjes “Ali Demi” rreth 1050 militantë të PS dhe disa partive të tjera kryesisht të majta zhvilluan një manifestim për të protestuar kundër shkeljeve të bëra më 26 maj, por edhe për t’i treguar elektoratit të tyre se rezoluta e Këshillit të Evropës mbi zgjedhjet në Shqipëri, ishte në favor të tyre.
Në një panel të gjatë ku ishin vendosur përveç figurave të njohura të PS, si Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi dhe Preç Zogaj nga PAD, Skënder Gjinushi nga PSD, Namik Hoti nga PE dhe Lufter Xhuveli nga PA, socialistët kërkuan që të fillonte tavolina e partive politike që ditën e sotme. Po ashtu, në mes të këngës së kënduar nga një grup militantësh “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”, e mori fjalën Servet Pëllumbi i cili akuzoi PD-në për vjedhjen e votave e 26 majit. PS dhe opozita e majtë tha Pëllumbi dolën nga zgjedhjet 5 orë para se të përfundonin dhe nuk kish si të mësonte se ke donte populli realisht. Po ashtu ai kërkoi dialog dhe me pushtetaret shqiptarë. Duam dialog se kështu ka përcaktuar dhe Evropa në mesazhet e saj. Duket se socialistët tani e kanë kuptuar që mekanizmi i demokracisë është dialogu. Në miting u hodhën shumë parrulla nga militantët socialistë kundër pushtetit dhe presidentit Sali Berisha. Të gjithë pjesëmarrësit në miting, ku shumica ishin njerëz të moshuar përsëritnin kërkesën “Mosshkoninë parlament”. E bëjmë këtë kërkesë konfirmonin një pjesë e tyre se kemi dëgjuar që eurosocialistët do të shkojnë në parlament. Po ashtu në miting folën dhe Skënder Gjinushi dhe Preç Zogaj në emër të partive të tyre dhe konfirmuan se janë aleatë të te PS. “Unë 6 vjet më parë isha me PD dhe lideri i PAD Zogaj por tani koha kanë ndryshuar. Tani unë jam me PS”. Pas një ore manifestimi socialistët dhe militantët e partive të tjera u larguan qetësisht.
B. Malo.
Gaveta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë,
Nr. Llog. BTK 986 /110 Tel/Fax 259 88
Socialistët bojkotojnë ftesën e
bojkotojnë ftesën e presidentit f. 2
Po vijne gazetarët e parë të diplomuar f.6
FOGST I DEL PARA SË KEQES f.8