Përplasja midis kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe kryesisës së PS ubë me e qartë që me intervistën që dje Nano i dha “Zërit të Amerikës”. PS është një qyp me flori, por që për të gjetur floririn duhen hequr guraleçet që ndodhen sipër”.
Krahasimi që “si do krahasim çalon” ka nxjerrë në shesh pikën më të lartë të konfliktit të kryetarit me katërshen e nënkryetarëve. Megjithatë duhet pritur deri pasnesër në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS. Pas kundërshtimit të prerë të kryesisë Nano i ka varur shpresat në këtë mbledhje.
Duket se Nano e ka nuhatur reagimin që nga selia ndaj ka zgjedhur paraprakisht rrugën e testimit. Majko, ish-kryetari i FRESH (Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar) për disa ditë me radhë ka mbledhur firma për mocionin e kryetarit. Në këtë rast mbledhja e firmave për mocion të kujton peticionin. Ky veprim nga n/kryetari i parë i socialistëve, Pellumbi, u quajt “qesharak”.
Nuk është e sigurtë nëse firmat e mbledhura, do të fitojnë në diskutimin e së hënës, ajo që është e sigurtë është se plasari[t?] që u shfaq në këtë vapë korriku në kokën e PS do të kalojë në carje.
Duket se Nano e ka kuptuar se e vetmja rrugë që çon në ndryshimin e opinionit të brendshëm e sidomos atij të jashtëm për PS është ndryshimi jo vetëm i statutit dhe programit, por edhe i drejtuesve aktualë të partisë, të cilët në edicionin e ZP pëlqejnë fjalën reformim.
Aludimi i Nanos për guraleçet është i qartë. Ndërsa florinjtë kanë filluar të vezullojnë relativisht vonë. Islami, Mejdani, Majko, Lakrori dhe të tjerët që mbështesin mocionin e Nanos përbëjnë shtresën e parë pas guraleçeve. Po të germosh më tej?
Carja në PS ka filluar në kokë. Nanosigurisht kur flet për qypin me guraleçe dhe florinjtë ka parasysh kokën. Në rast se qypi është i madh, propabiliteti për florinj është më i madh dhe anasjelltas. Por kur vjen puna për në peshore, guraleçet, të vegjël, ose të mëdhenj, peshojnë më shumë se xhevahiret.
Edhe nëse operacioni në ne kokën e PS përfundon me sukses, radha i vjen trupit. Në më të shumtën e majave të piramidave lokale të PS janë komunistë që dje kanë folur për demokracinë socialiste dhe sot flasin për socializëm demokratik.
Në PS ka njerëz që flasin dhe dëshirojnë rinovimin, por për të pastruar PS që të dalin në dritë “xhevahirat” ka dy rrugë: pastrimi i qelbit, dhe largimi nga qendra e infeksionit. Rruga e parë do t’i marrë PS ndoshta edhe disa pesëvjeçarë të tjerë, e dyta shumë më pak kohë.
L. D
BE përshëndet fitoren e Boris Jelcinit
Izraeli ushtron presion mbi Klintonin
Radha e bukës mbërrin edhe në kryeqytet
Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PR
Ditën e hënë më datë 8 korrik ora 10:30, në sallën e konferencave të shtypit të Pallatit të Kongreseve zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PR
E drejta për grup parlamentar subjektesh të ndryshëm
Një hap drejt përsosjes së demokracisë parlamentare
Kusuret e ligjit elektoral po vazhdojnë të japin frytet e tyre edhe tani që parlamenti i ri ka filluar punën. Ishte pikërisht ky ligj që e penalizoi partitë e vogla duke mos u mundësuar përfaqësimin në Parlament me një numër të konsiderueshëm deputetësh. Në këtë aspekt u goditën rëndë subjektet politike që përbënin Lidhjen e Djathtë Shqiptare, duke u hequr avantazhet që u krijonte bashkimi i forcave. Megjithëse dy nga subjektet e kësaj aleance mundën të kalojnë pragun e parlamentit, Balli Kombëtar dhe Partia Republikane, asnjëra prej këtyre dy partive nuk është në gjendje të krijojë një grup parlamentar të vetëm duke u mbështetur në numrin e deputetëve që ka secila prej tyre në parlament. Por, duke u pasqyruar faktin se të dy këto parti përkasin të njëjtit spekter, kanë shumë pika të përbashkëta në programet e tyre, por, mbi të gjitha janë dhe komponentë të një aleance, ekzistojnë të gjitha mundësitë që të dyja, mund të bien dakord për të krijuar një grup parlamentar së bashku. Një gjë e tillë do të bëhej nëse do të ishte minimale për t’i thyer sadopak monotoninë e njëriës bulet parlamentar krijimi i të cilit është shoqëruar nga përsëritjeçet tashmënjëhen. Mirëpo, përsëri ligjet aktuale në bazë të të cilave zhvillohet veprimtaria e organit më të lartë ligjvënës, nuk e parashikojnë, të paktën deri tani krijimin e një grupi parlamentar nga subjekte të ndryshme. Në të njëjtën mënyrë LDSH, e krijuar rreth një vit e ca më parë u gjend përballë një numri problemesh për të funksionuar me eficencë, pikërisht për shkak të ligjet shqiptare nuk e kishin parashikuar bashkimin e subjekteve të ndryshme politike. Faktqë Balli Kombëtar dhe Partia Republikane janë subjekte të tënjëtës aleance partiake, mund të ndihmojë që edhe ligji i dritanisëhem të zba-tohet me elasticitet duke favorizuar një përpjekje të mundshme të këtyre dy partive në drejtim të krijimit të një grupi parlamentar të përbashkët.
Një grup tjetër parlamentar tjetër përveç atij të PD-së që dominon parlamentin, jo vetëm do t’i shtonte nuancat demokratike të parlamentit, por do ta bënte edhe më interesante luftën në parlament dhe, mbi të gjitha, do të shërbente si një shembull pozitiv para opinionit ndërkombëtar, i cili nuk ka kambetur fort i kenaqur nga procesi zgjedhor në Shqipëri.
A.D.
Dëshmitar direkt i krimeve të Mlladiçit
Dje për herë të parë shefi i ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mlladiç është akuzuar nga një dëshmitar se ka marrë pjesë direkt në masakrat kundrejt civilëve myslimanë pas rënies së Srebrenicës në korrik të vitit të kaluar.
Dëshmitari, në fjalë, ka depozituar në procesin “virtual” kundër Mlladiçit dhe Karaxhiçit akuzën se gjenerali ka asistuar në ekzekutimin e 2.000 civilëve myslimanë të nesërmen e pushtimit të Srebrenicës.
Dëshmitari ka deklaruar se i kishte shpëtuar vdekjes duke u fshehur ndërmjet kufomave të civilëve të vrarë nga ushtarët serbo-boshnjakë.
Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç kërkohen nga tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88