14/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 korrik 1996

Takohen dinosaurët e politikës shqiptare

Tryeza me shumë parti, e vetmja rrugë e suksesit Partitë e tjera mund të jenë arbitër dhe katalizator Takimi zhvilluar dje ndërmjet përfaqësuesve të Partisë demokratike dhe asaj socialiste, sigurisht që është një hap përsa i përket instalimit të dialogut ndërmjet forcave politike të vendit në përpjekje për të rikthyer besimin tek demokracia. Mbi të gjitha, ka rëndësi fakti se është hera e parë që këto dy parti ulen në një tryezë për të arritur një pikësynim të përbashkët, por, nga ana tjetër, mund të konsiderohet si një përpjekje për të zbatuar porositë që u dhanë nga Evropa në Strasburg, gjatë vizitës së krerëve të forcave politike shqiptare. Do të ishte gabim të pretendohej sukses në këtë tryezë dhe e vërteta është se pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit e të dyja palëve dolën me deklarata premtuese, por që nuk bënin fjalë për ndonje sukses në bisedimet e ditës së djeshme. [Figurë: PJ dhe PD] [Shkrim i prerë në fund të imazhit: ...] Të dy partitë, pavarësisht nga ndonjëherë që mund të kishin, nuk lëvizën nga pozicionet e tyre fille- stare. Kështu, siç u mësua, pas takimit, drejtuesit e PD-së, ngulën këmbë në idenë e kthimit të socialistëve në Parlament, si një hap që do t’i shër- bente kapërcimit të impasit të krijuar në jetën politike të vendit. Por një gjë

Sukses i Rugovës në Gjermani

Mirëkuptim për çështjen e Kosovës

Klandestinët shqiptarë në Itali, vështirësi dhe lehtësi

Pas ligjit të ri mbi imigracionin Ligji i ri që hyri në fuqi tani në Itali, bën shumë më të parealizueshme ëndrrat e atyre që vendosin të zgjedhin rrugën e emigrantit klandestin. Ligji, për ata që kapen duke hyrë në mënyrë klandestine në territorin italian parashikon një masë dënimi prej tre muajsh burgim dhe më pas riatdhesimin. Gjithashtu, dhjetra mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë ilegalisht, pa dokumenta të rregullta në Itali, parashikohet të jenë objekt i një gjuetie të pamëshirshme nga ana e policisë italiane. Njëri nga nenet e këtij ligji, për ata që kapen pa dokumenta, parashikon një dënim deri në gjashtë muaj burg dhe, pas burgut riatdhesimin. Por dëmtime shumë të rënda parashikohen për ata që favorizojnë hyrjen dhe strehimin e klandestinëve. Ligji i ri italian pritet të rrisë fluksin e atyre që do të riatdhesohen në drejtim të Shqipërisë. Ndërsa një pjesë tjetër e imigrantëve të huaj në Itali, duke përfshirë edhe ata shqiptarë, do të ndjejnë favorët e këtij ligji. Ata që jetojnë prej një periudhe më shumë se pesë vjet në Itali, pavarësisht nga mënyra si kanë hyrë, fitojnë të drejtën e qëndrimit atje dhe pajisen me dokumenta të rregullta. Ligji favorizon edhe ata, të cilët kanë farefis në Itali, deri në brezin e katërt. Nga ky ligj edhe gratë shtatzëna, të cilat janë pa dokumenta përfitojnë të drejtën e qëndrimit në Itali, ashtu si dhe fëmijët, nën moshën 16 vjeç. Siç shihet ligji i ri italian për imigrantët synon të frenojë hyrjet e klandestinëve dhe drejtohet mbi të gjitha kundër asaj kategorie, e cila është më e predispozuar t’i hyjë rrugës së krimit. S.R

Mirëkuptim për çështjen e Kosovës

me Gjermaninë Ibrahim Rugova, vazhdoi edhe dje vizitën e tij në Gjermani. Pas takimit dhe bisedimeve me ministrin gjerman te Punëve të Jashtme, Kinkel, ai u prit dje dhe zhvilloi takime dhe me fondacionet “Fridrih Herber” dhe “Kondrat Adenhauer”. Dje para Rugova, dha edhe një konferencë shtypi për gazetaret e huaj, ku kompleksët kryesore tematike të të cilës ishin: Opsioni zyrtar kosovar për zgjidhjen e çështjes se Kosovës dhe roli qe ka luajtur dhe zotohet te luaje Gjermania ne dobi te çështjes se Kosoves; problemi i kthimit ne atdhe te refugjatëve te ardhur prej ish-Jugosllavise, ku pjesa me e madhe e te cileve jane shqiptare dhe i kushteve qe parashikon marreveshja per sigurimin politik dhe financiar te te kthyerve si dhe pesha dhe rendesia e takimit te djeshem te politikaneve per aktivizimin e metejshem te Gjermanise ne kuadrin e perpjekjeve mbi pershpejtimin e fillimit te dialogut shqiptaro-serb per zgjidhjen e drejte dhe paqesore te çeshtjes se Kosoves. Megjithese ministri i Jashtem gjerman, Klaus Kinkel, u deklarua dje per nje autonomi te zgjeruar per Kosoven, udheheqesi i shqiptareve te Kosoves, Ibrahim Rugova, rikonfirmoi opsionin kosovar per pavaresine si zgjidhje te plote te çeshtjes se Kosoves. Rugova deklaroi: “Ne shohim nje zgjidhje me te mire dhe neutrale dhe per nje protektorat civil nderkombetar per Kosoven, si faze kalimtare. Ka nje mirekuptim per Kosoven si tha ministri Kinkel dhe te tjeret. Natyrisht do te angazhohet edhe ministri Kinkel, edhe vendet e tjera europiane dhe Shtetet e Bashkuara, te cilet jane angazhuar ne kete drejtim dhe me pare. Deri tash angazhimi gjerman ka qene ne nje shkalle te mire”.

870 shqiptarë kanë fituar nënshtetësinë amerikane

f.2

Çeçenët: Nuk kemi gisht në atentatet e Moskës

f.5