Lajtmotivi në konferencat e partisë në rrethe janë ndarjet e shumta
Partia Socialiste po vazhdon konferencat e saj nëpër rrethe, në përgatitje për të vazhduar pjesën e mbetur të kongresit të saj, të filluar para zgjedhjeve. Edhe këto aktivitete të rëndësishme të kësaj partie janë një tregues tepër i qartë që demonstrojnë në
mënyrë të pa-kundërshtueshme krizën që po kalon PS. Ajo që bie në sy nëpër këto mbledhje janë ndarjet, të cilat tani po shfaqen fare hapur, pa asnjë rezervë. Tani, nuk mund të flitet më vetëm për të ashtuquajturit nanoistë apo për ata që janë me kryesinë aktuale të socialistëve, por për pellumbistë, metistë, dioklistë e kështu me radhë. Diku mbeshtetet mocioni i Nanos, duke e ngritur lart si një “lëvizje të rëndësishme” që i shërben rinovimit të partisë, ndërsa ndonjë e akuzon kryetarin aktual të PS-së si përçarës që ka shkelur normat dhe rregullat e jetës së partisë. Ka dhe të tjerë që kritik at ndonjë kryetarit te partisë i shfaqin në mënyrë jo dhe aq të drejtpërdrejtë. Kështu në Kurbin njëri nga folësit, ndërsa kritikoi pikëpamjet e nanos dhe mënyra me të cilën ky u përpoq t’i imponoh ej partisë, u shpreh pak a shumë se ai “ishte me ata që u rrahën nga policia më 28 maj”. Me këtë ai do të thotë as më shumë e as më pak, po qe është me Pellumbin, Dok-len e të tjerët që po drejtojnë partinë në mungesë të F. Nanos. Duke parë një situatë të tillë në gjirin e PS-së, nga- njëherë të krijohet përshtyp-ja se kongresi mund edhe të mos mbahet fare, pavarësisht nga përpjekjet titanike të krerëve socialistë për të ruajtur unitetin të paktën deri në kongresin e aty, pastaj le të shpërthejë gjithçka.
Në pamje të parë duket sikur problemet janë krijuar si pasojë e emocionit dhe letrave të nanos nga burgu këto kohët e fundit, por kjo nuk është e vërtetë. Mjafton të bësh një retrospektivë lidhur me rrugën e përshkuar nga PS pas krijimit të saj dhe pa shumë mundime konstaton se kjo parti ka qenë vazhdimisht nën peshën e konflikteve. Problemet në partinë më të madhe të opozitës së majtë kanë ekzistuar prej kohësh nga fillimi i jetës së saj. Vetëm mungesa e reformimit tregon se sa të vështirë e kanë pasur elementët reformistë për të çarë murin e konservatorëve që nuk mundësonte depërtimin e ideve të reja në
Apeli për herë të tretë kundër Gjykatës së Tiranës
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur fajtorë për herë të dytë dhe ka dënuar me 87 vjet burg dhe një lirim në sallën e gjyqit, gjashtë ish-funksionarë të lartë të ish-diktaturës komuniste.
Këshilli Gjyqësor i Apelit, i drejtuar nga gjyqtari Mërgim Dragoshi, ka dënuar me 20 vjet burg Prokop Murrën dhe Zef Lokën, me 18 vjet burg Muho Asllanin dhe Dilaver Bengasin, me 16 vjet burg Gaqo Neshon dhe me lirim në sallën e gjyqit, por me 5 vjet provë, ish-sekretarin e KQ të PPSH, Foto Camin. Pas këtij vendimi nga Gjykata e Apelit, të gjykuarit Muho Asllani, Prokop Murra dhe Foto Cami kanë shpëtuar nga burgimi i përjetshëm që më 20 qershor 1996 që u kishte dhënë Gjykata e Faktit në Tiranë. Pa ndryshuar ka mbetur masa e dënimit për tre të pandehurit e tjerë. Të gjykuarit Gaqo Nesho, Dilaver Bengasi dhe Zef Loka janë ridënuar njësoj si në Gjykatën e Tiranës.
Rreth të të avokatë, nga të cilët tre me grada shkencore, ndërtu-an të njëjtën taktikë për të për-fituar një dënim më të zbutur për klientët e tyre. Të gjithë në simfoni u hodhën në “sulm” kundër trupit gjykues të Gjykatës së Faktit në Tiranë të kryesuar nga gjyqtari Petrit Kaja, duke e akuzuar atë për mungesë profesionalizmit dhe shkelje të rënda të procedurës gjyqësore. Me këtë taktikë u bashkuan dhe 6 të gjykuarit, duke kërkuar pafajësi dhe duke dashur të argumentojnë se janë dënuar për hakmarrje politike. Por ajo që ishte kontradiktore në argumentet e tyre binte menjëherë në sy. Nga njëra anë, pretendonin se klientët e tyre ishin viktimë e ligjeve që nëse nuk i zbatonin, do të kishin përfunduar ata vetë të internuar apo të burgosur, nga ana tjetër, numëronin me qindra raste kur kishin shpëtuar njerëz nga internimi. Në thelb argumenti kuptohet kështu: “Kemi pasur mundësi të mos e zbatojmë ligjin por e kemi zbatuar për të eliminuar kundërshtarët politikë të ish diktaturës”.
Megjithatë nisur nga prentenca
Më tej f. 3
Fotografia tregon të pandehurit në gjykatë.
Lajmërim
Kryetarët ose sekretarët e degëve të paraqiten në Selinë Qëndrore të PRSH në orën 10.00 në datat e mëposhtme, për probleme që kanë të bëjnë me fushatën e zgjedhjeve të pushtetit lokal.
E martë 13.08.1996
Tropojë, Kukës, Has, Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë, Pukë, Shkodër, M.Madhe, Skrapar, Kuçovë.
E mërkurë 14.08.1996
Sarandë, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Librazhd, Mallakastër, Vlorë.
Kryesia