15/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 gusht 1996

Afrimi i kongresit thekson shenjat e përçarjes së pashmangshme

PS me anë të bojkotimit synon të transmetojë krizën e saj në gjithë jetën politike të vendit Që kur se filloi të bëhet fjalë për reformimin e PS-së, sidomos pas mesazheve të njëpasnjëshme të Fatos Nanos nga burgu, u dukën në horizont shenjat e para të përçarjes. Thirrjet për unitet që lëshonin në atë periudhë liderët aktualë socialistë nuk mund të mbulonin në asnjë mënyrë procesin diferencues që po ndodhte në radhët e kësaj partie. Gjatë këtyre viteve, reformimi ka qenë arma kryesore me të cilën forcat e tjera politike e kanë luftuar partinë më të madhe të opozitës së majtë. Por, kjo pavarësisht qëndrimit në pozitat ... ...shkuar shumë më mirë. Hipoteza të shumta janë bërë gjatë këtyre viteve lidhur me ngurimin socialist për të shkelmuar të kaluarën e PPSH, por zhvillimet e tanishme tregojnë se hipotezat e bëra për një gjë të tillë qëndrojnë shumë larg realitetit. Mocioni dhe mesazhet e Nanos për të ashtuquajturin reformim apo rinovim po interpretohen në mënyrë të tillë që secili kërkon të zbatojë procese të tilla reformuese për të siguruar kolltukun në kryesinë e partisë. Tani së fundi po zhvillohen teorizime edhe për mënyrat e zgjedhjes së kuadrove drejtuese ... ...nënkryetarëve do të jetë figura kryesore e partisë pas kryetarit. Kështu, vetëm në aspektin e përcaktimit të strukturave të reja të partisë kanë filluar debate të ndezura ende pa përuruar punimet kongresi që do të mbahet javën e ardhshme. Në këtë valë pretendimesh për të futur nën kontroll vendet kyçe në parti është harruar edhe Marksi, edhe reformimi madje edhe vetë kryetari që nxiti një lëvizje të tillë në gjirin e partisë. Tashmë që edhe vetë nano është futur në valle pa rezerva, nuk mund të shërbejë më si një faktor ekuilibri për të zbutur efektin e ... saj, PS, me anën e bojkotimit të nismave politike po kërkon ta shtrijë atë në gjithë jetën politike të vendit. A.D. në pozitat e mëparshme nuk do të thotë identike nga sulmet e kundërshtarëve të saj, duke pretenduar se zhurma për reformimin e PS-së ishte më tepër një mjet skualifikimi, diversion që përdorej intensivisht nga presidenti Berisha dhe kundërshtarët e tjerë të PS-së, pavarësisht se po të kishte ndjekur një rrugë tjetër punët do t’i kishin zhvillohen teoricizme edhe për mënyrat e zgjedhjes së kuadrove drejtuese në forumet drejtuese të partisë. Dikusht pretendon të vazhdohet si më parë, dikush tjetër që kryetari të zgjidhet nga Komiteti Drejtues po nga kongresi i partisë. Ndonjë tjetër kërkon që një praktikë e tillë të shtrihet edhe për sekretarin, i cili pas suprimimit të posteve të

Gjykata - masë sigurimi mbajtje në burg

Vendoset masa e sigurimit për superkriminelin Superkrimineli Agim Murati i denuar me 101 nga Gjykata e Klasit të parë të Larisës për vrasjen e tre shtetasve, plagosjen e rëndë të një tjetri dhe grabitjen e disa personave është dhe sponsor i restorantit më luksoz me emrin “Parisi” në bregun e Lanës në afërsi të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Ky fakt i ri se bashku me tërë mekanizmin e krimit të kryer prej tij në Tiranë pas arritjes nga burgu grek u mësuan dje në sallën e gjyqit kur u vlerësua masa e sigurimit për super kriminelin A.Murati. Dje trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Ahmet Metalia ka vendosur në cion plastik dhe pastaj të shkojë në SHBA. Më datën 8 gusht 1996 ai ka shkuar në lokalin “Parisi” të cilin e ka sponsorizuar dhe e ka kërkuar 10 mijë dollarë pronarit të lokalit D. Murati i cili njëkohësisht është dhe kushëriri i parë i tij. Pronari i lokalit pasi i ka dhënë një sasi të konsiderueshme lekësh nga fitimi ditor i ka propozuar që shumën tjetër t’ia japë në shtëpinë e tij. Por gjatë rrugës ka ndryshuar mendim. I është fshehur të pandehurit Agim Murati nëpër pallate dhe ka vajtur e ka denoncuar se e kanë grabitur. Nga operacioni i organizuar në mënyrë të përsosur nga policia ka rezultuar se kësaj radhe në rrjetën e saj ka rënë një superkriminel shumë i kërkuar. Në grabi- tur. Nga operacioni i organizuar në mënyrë të përsosur nga poli- cia rënë një su- perkriminel shumë i kërkuar. Në sallën e gjyqit i pandehuri ka mohuar gjithçka dhe ka ngritur alibi se kushëriri im ka qenë i pirë dhe ka bërë shaka që ka ardhur në polici. Madje ai ka dashur të mbrohet dhe me një deklaratë të kushëririt të tij. Ai Më tej f. 3

Mbyllet faza e parë përgatitore e PR për zgjedhjet lokale

Dje paradite, për të tretën ditë me radhë, vazhdoi takimi i KD të PR me kryetarët e Degëve të Partisë në rrethe. Me këtë mbledhje, ku kryetarët e Degëve raportuan për punën e bërë deri tani për përzgjedhjen e kandidatëve, mbyllet faza e parë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Në konkluzionet e tij, nënkryetari i PR, z. Fatmir Mediu, vuri theksin në përzgjedhjen e kujdesshme të kandidaturave, duke kërkuar njerëz me figurë të pastër morale, të aftë dhe të zotë për të zgjidhur hallet e njerëzve. Ai theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të gjitha strukturave të partisë dhe një organizim efikas në bazë të suksesit në zgjedhje. Zoti Mediu u deklaroi kryetarëve të Degëve se nuk do të tolerohet moszbatimi i afateve të vendosura për dorëzimin e listave të kandidatëve dhe nuk do të lejohet asnjë neglizhencë nga Degët në zbatimin e detyrave të caktuara. Me mbylljen e fazës së parë përgatitore, fillon faza e dytë, gjatë së cilës, pas përcaktimit përfundimtar të kandidaturave, do të organizohen mbledhjet e KD të degëve në rrethe në të cilat do të ratifikohen kandidaturat dhe do të dorëzohen në Selinë Qendrore dokumentacionet e kërkuara. Gjithashtu është përcaktuar grafiku i lëvizjeve të anëtarëve të KD të PR nëpër rrethe dhe pjesëmarrja e tyre si të deleguar të Qendrës në mbledhjet e KD të Degëve dhe gjatë fushatës.

Pentagoni kundër marrëveshjes turko-iraniane

Pentagoni shfaq shqetësimin e vet ndaj marrëveshjes turko-iraniane, të nënshkruar të hënën, për ndërtimin e një gazsjellësi. “Turqia ka nevojë të ngutshme për energji. Ne e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë atë të përfundojë këtë marrëveshje, por ajo nxjerr probleme”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Bejken. Ai tha se Uashingtoni e sheh me sy shumë të keq çdo marrëveshje tregtare që mund të forcojë ushtrinë iraniane apo organizatat terroriste të mbështetura nga Irani.

Njoftim

Ditën e shtunë, më 17. 8. 1996, ora 10.00, kryetarët ose sekretarët e Degëve të PR të rretheve: Berat, Gramsh, Pukë, Malësi e Madhe, Sarandë, Tepelenë, Vlorë, Elbasan, Kolonjë të paraqiten në Takimin në selinë Qendrore të PRSH. KRYESIA

Agjenci turistike false

F. 2