22/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 gusht 1996

Të humburit kërkojnë postet

Duhen vetëm pak ditë nga çelja e Kongresit të PS, pa dyshim Kongresi me i rëndësishëm në politikën e këtyre viteve të fundit. Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues u paragjykua nga pothuaj të gjithë gazetaret dhe vëzhguesit si triumf i krahut të zotit Nano në Parti dhe ridimensionimi i tij brenda PS. Në fakt shumë nga vërejtjet e zotit Nano me shumë vështirësi, por me sukses arritën të fitonin mbi kokat e nënkryetarëve. Interesante është se këta të fundit kishin me vete pikërisht ata që merrnin pagat në borderotë e PS në qendër dhe rrethe. Me sa duket edhe në PS po përsëritet e njëjta histori si edhe në shumicën dërrmuese të Partive të tjera shqiptare. Në këto ditë të fundit zhvill... të mëdha apo të vogla qofshin. Të rehat uarit e selive nuk kanë qenë as më të interesuar për ndryshimet e këtilla të mëdha, të cilat pavarësisht nga karakteri i tyre mund të rrezikojnë ndjeshëm komoditetin e post eve. Janë pikërisht kjo lloj kategori njerëzish që nuk kanë qenë aspak për lëvizjet gjithësis ndryshuese të zotit Nano dhe këtë kundërshti ata e kanë shprehur ashpër në mbledhjen e fundit të KPD. Në këto ditët e fundit zhvillimet në PS kanë evidentuar figura të lëna pas dore në PS kohë më parë. Përveç zotit Majko që u hoq në mënyrë jo edhe aq të qartë nga kreu i FRESH-it përkrah mocionit kanë dalë edhe emra të tjerë që jo shumë kohë më parë kishin qenë të detyruar të braktisnin karriket e tyre për t’ua lënë njerëzve të tjerë, të cilët sot logjikisht janë rreshtuar në të kundërt. Janë zotërinjtë Çuçi, Bufi, Lakrori Zeneli kundërshatr et më aktivë të lidershipit aktu… të tjerë në kohë të ndryshme kanë hakë për të marrë. Dhe haka nuk është vetëm politike, por karrierë e mbi të gjitha financiare. Në PS vihet re qartë se lufta e krerëve po shtrihet nga maja e Piramidës e deri në bazë. Kështu jo vetëm Zeneli rikërkon postin, por edhe një kryetar dege në Malësi e rimorri postin, kur vetë i kishte dhënë shkelm in. Kjo të jep përshtypjen që në PS politikanët kanë filluar ta shohin njëri-tjetrin vetëm fizikisht ose më saktë vetëm si frymorë. Adrian NDREU

Përfundon faza individuale në stërvitjen “Cooperative-Osprey -96”

Më 21 gusht, trupat paqeruajtëse të 19 vendeve që marrin pjesë në stërvitjen “Cooperative Osprey- 96”, përfundojnë fazën e stërvitjes fushore, e cila synonte përgatitjen individuale dhe kompaktësimin e veprimeve në nivel skuadre dhe toge. Nëndonjerast u bë dhe kompaktësimi i veprimeve në bazë kompanie. Mbrëmë, kompania e parë ku u bashkuan me trupat paqeruajtëse shqiptare bëjnë pjesë edhe heje e togës rumune, si dhe dy toga amerikane, u transportua nëpërmjet helikopterëve në anijen amerikane pensacola, ku kompania kaloi edhe natën, duke u familiarizuar me ambientet e një anije luftarake. Në mengjesin e dates 21, kompania u kthye në ... Kalemi, komandant i togës shqiptare. Zoti Kalemi, i cili ka qenë dhe shef operativ i brigadës shumëkombëshe në stërvitjen “Shqiponja e Pages”, që u zhvillua në korrik -96 në Bizë, tha se në stërvitju u aplikua metoda amerikane e drejtimit, e cila ve plan të parë figurën e eprorit direkt. Qëllimi i stërvitjes ishte që trupat paqeruajtëse, ndonëse u takojnë kombeve të ndryshme, të veprojnë si një trup i vetëm. Në organizimin e trupave, togat kanë qenë të një kombi, kompanitë multinacionale. Në stërvitje u përdor baze materiale amerikane, si dhe infrastrukture amerikane. Qitja u bë me pushkët amerikane m 16, si dhe me mitralozin m 249. Po ashtu u përdoren mjete trans... amerikane, u transportuane për- mjet duke u familjarizuar me ambientet e enjë anije luft arake. Në mengjesin e dates 21, kompania u kthye në breg me anije me jastek ajri (lcac). Pas stervitjes qe do te zhvilloje sot paraditen në fushë te minuar, kompania ku bejne pjese trupat shqiptare, ashtu si dhe kompanite e tjera paqeruajtese, do te kthehen nga fushimi i tyre i ngritur ne vendin e quajtur zog u i kalter, ne fjetore dhe, neser, me 22 gusht, do te kene pushim. Pas kesaj dite do te filloje nje faze tjeter e stervitjes “Cooperative Osprey- 96”, e cila do te kete te beje me veprime te kombinuara ne nje shkalle me te gjere. Gjate stervitjeve te deritanishme, u perdor metoda amerikane e stervitjes dhe e drejtimit te saj. Por, ne disa raste, nga pala amerikane u pelqye qe forcat pjesemarrese ne stervitje, per veprimet taktike, te perdorin edhe metodat e tyre major Shkelqim mbi, kompanite multinacionale. Ne stervitje u perdor baze materiale amerikane, si dhe infrastruktore amerikane. Qitja u be me pushket ashtu u perdoren mjetet trans-portuese amfibe AAV, LAV, varkat RRC dhe RAC, si dhe helikoptere te tipit KOBRA. Instruk-timin e ndihmuan materialet e pergatitura dhe te perkthyera paraprakisht ne te gjitha gjuhete pjesemarresve ne stervitje. Para zhvillimit te stervitjes, pala amerikane kish bere nje pune te madhe pergatitore per detajimin e sakte te programit ditor, duke parashikuar edhe imtesira kohore, imtesira qe lidhen me forcat pjesemarrese, metodat qe do te aplikohen, mjetet qe do te perdoren, rajonet ku do te kryhen veprimet, etj. Organizim i deri tan i eshte bere ne kater grupe kryesore: komanduesit, instruk-toret, imituesit dhe kontrolluesit e veprimeve. Te kater grupet jane mbeshtetur fuqimisht edhe nga logjistika.

Një zëvendës i ri i shefit të diplomacisë shqiptare

Tritan Shehu, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka emëruar Albert Ferit Rakipin si zëvendësministër të Punëve të Jashtme. Burime nga Ministria e Jashtme thanë se emërimi i Rakipit si zëvendësministër krahas zëvendësministrit Arjan Starova bëhet në kuadrin e ristrukturimit të Ministrisë së Jashtme. Albert Rakipi, ka lindur në 1962 në Ersekë të Kolonjës. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Historik-Filologjik të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1993 - 1994 ka kryer studimet në akademinë diplomatike të Medheut (Malte), ka marrë gradën master në diplomaci. Në vitet 1987 - 1989, Rakipi ka qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë në Fushë - Arrez (Pukë). Në vitin 1991 - 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Alternativa SD”, dhe në vitet 1993 - 1995 dhe drejtor i Drejtorisë së Shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndërsa në vitet 1995 - 1996, Rakipi ka punuar në Drejtorinë e Evropës në Ministrinë e Jashtme. Rakipi nuk është anëtar i ndonjë partie politike. Zëvendësministri i ri i Jashtëm ka botuar një libër artistik dhe shumë artikuj për politikat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në brendësi: Pasuria e BPSH-së grind Sindikatat

Në brendësi: Pasuria e BPSH-së grind Sindikatat F. 2