28/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 gusht 1996

Orët e PS janë shkrehur

Kriza e PS-së do të pasqyrohet në zgjedhjen e kryesisë Pas mbylljes së Kongresit socialist filloi në të gjitha organet e shtypit një garë e ethshme për të bërë llogaritë aritmetike të fitoreve dhe të humbjeve brenda në PS. Pa u çliruar nga tifozia e momentit komentet dhe llogaritë e pas Kongresit socialist janë mjaft kontradiktore. Në një farë mënyre këto qëndrime shprehin edhe krizën që ka përfshirë të interesuarit e tjerë që ndodhen jashtë PS në të majtë apo të djathtë. Pothuaj të gjithë e kanë të vështirë të përcaktojnë mënyrën e sjellurit me PS pas këtij Kongresi. Shumë prej të interesuarve për inerci vazhdojnë të shtrëngojnë modelet e dikurshme të ditëve para-Kongres. Të vetmit që kanë arritur të tregojnë një qëndrim të prerë ndaj PS janë liderët e PD. Presidenti i Republikës, zoti Berisha nuk i kurseu aspak sulmet e tij ndaj PS. Një sulm i tillë kaq i ashpër nuk pritej nga vetë socialistët që një ditë më pas e shprehën qartë se ishin mjaft të hutuar nga rebeshimi presidencial. Pas zotit Berisha deklarata të ashpra nga kampi i PD kanë lëshuar zoti Shehu, Arbnori dhe Hajdari. Këto deklarata që i kanë nervozuar edhe më socialistët në hall, u ka krijuar atyre një atmosferë politike aspak komode. Shumë shpejt socialistët do të mblidhen në një rreth më të ngushtë për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë dhe Sekretariat e tjera. Në këtë situatë politike ata do ta kenë shumë të vështirë të kthjellojnë mendjen. Të përpirë nga sherret e përditshme brenda Partisë ata do ta kenë mjaft të lehtë të nxjerrin në pah edhe fobitë që kanë ndaj PD, falë edhe deklaratave të saj të fundit. Nuk është aspak çudi që socialistët të hakërrohen edhe ndaj atyre emrave të përveçëm që PD i atakoi si shkaktarë të mosreformimit të PS dhe të zhgënjimit të demokratëve në pushtet. Megjithatë tani për tani parashikimet në kampin socialist janë mjaft të vështira. Duke sheshit se situata në këtë Parti mund të ndryshojë shpejt nga njëri krah në tjetrin duke mos krijuar aspak habi. Megjithatë një gjë është vendosur tashmë dhe nuk ka ndër mend të ndryshojë. Për PD socialistët janë të pareformuar. Mjafton të kujtohet moszgjedhja e zotit Lubonja në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues dhe mosrealizimi i projekt-rezolutës për rehabilitimin e të përndjekurve nga diktatura. Këto dy gafa të socialistëve do të përdoren rëndom si argumente nga kundërshtarët e tyre që nga Kongresi i PS morrën mjaft material. Fjala e sinqertë e zotit Meta nxori në shesh shumë probleme të PS në Europë duke i rreshtuar atë të fundit në radhën lindore për t’u futur në Internacionalen Socialiste. Kjo do të jetë e mjaftueshme për t’u treguar shqiptarëve socialistë bashkëkombas jo vetëm në Atdhe, por edhe jashtë tij janë të papëlqyer. Nuk është e rastit që në një deklaratë të ardhur nga kancelaritë e PD, PS pas katër vjetësh parashikohet në nivelin e arsyeshëm të 4 për qindëshin, nivel ky minimal për t’u përfaqësuar në Parlament. Tani në prag të zgjedhjeve lokale, PD e ndjen veten edhe më të fortë dhe është e sigurt se kriza e PS do t’i falë kësaj të fundit rezultate katastrofike më 20 tetor. Prandaj, duke shfrytëzuar këtë moment politik PD është hedhur në një sulm total si kurrë më parë ndaj kundërshtarës së saj, sulm ky që po menaxhohet mjaft mirë në shpinë të PS.

Fillon “Antigjenocidi” Nr.4

Dje në Gjykatën e Faktit në Tiranë ka rifilluar procesi gjyqësor i pagëzuar me emrin “Anti gjenocidi nr.4”. Sipas radhës së hetimit gjyqësor dje ishte radha e marrjes së dëshmime nga ish të internuarit nga ish 9 funksionarët e lartë të ish diktaturës Komuniste. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të pandehurit Lenka Çuko, Idajet Beqiri, Sulejman Abazi dhe Agron Tafa. Pesë të pandehurit e tjerë dhe konkretisht Shkëlzen Bajraktari, Llambi Gegëprifti, Irakli Vero, Veis Haderi dhe Nazmi Domi vazhdojnë të gjykohen në mungesë pasi vazhdon të mbetet në fuqi njoftimi i prokurorisë për largim në drejtim të paditur për ti shpëtuar procesit gjyqësor. Kjo kërkesë e prokurorëve ndoshta është ndër të rrallat që bëhet për nga natyra e saj. Megjithatë sipas konfirmimit të prokurorit Blerim Tomini disa dëshmitarë priten të vijnë pasi ndodhen për pushime në Gjermani dhe dëshmia e tyre është e vlefshme para datës 2 tetor 1996 kur duhet të përfundojë procesi. Për 8 dëshmitarë të tjerë prokuroria dje ka firmosur urdhërin e sjelljes forcërisht në sallën e gjyqit. Prokurori Shkëlqim Gani sqaron se është tepër e vështirë të sigurosh dëshmitarët pasi dhe me saktësi vendii internimit por nuk dihet se ku kanë përfunduar. Kështu prokuroria është e detyruar të zhvillojë “hetimet” të posaçme për të saktësuar se ku ka përfunduar i internuari dhe aq më keq kur bëhet fjalë për qindra emra të tillë. Gjithsesi prokuroria ka marrë përsipër ta zgjidhi vetë këtë kontraditë e cila në gjyqin e Ramiz Alisë do të vërë organin e prokurorisë para një pune të madhe voluminoze. Në procesin Më tej f. 3.

Kisha Autoqefale Shqiptare kunder ndërhyrjeve të Kishës Greke

Kisha Autoqefale Shqiperise ka protestuar dje per here te pare ndaj nderhyrjes te kishes greke ne punet e KOASH-it. Duke marre shkas nga nje ligjerate e koheve te fundit e hiresise se tij, mitropolitit te Konices, Andrea, qe u mbajt pas sherbeses se mbremesores se fjetjes se hyjlindeses (14 gusht), theksojme se, eshte koha qe imzot Andrea te kuptoje se nuk ka asnje te drejte, sipas te drejtes Më tej f. 4

Në brendësi:

Iniciativa e IRA-s Pozita dhe opozita në një tryezë F. 2