30/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 gusht 1996

Debate politike në TV. Fletë-votimi më të thjeshta

Përfunduan dje sesionet e para të Konferencës IRI me partitë Ende jo dakord për komisionet dhe kohë të barabartë në TV Përfunduan dje sesionet e para të Konferencës IRI me partitë Debate politike në TV. Fletë-votimi më të thjeshta Ende jo dakord për komisionet dhe kohë të barabartë në TV Nga Konferenca II e IRI Foto: Felix Bilani Inkurajuese e quajtën Konferencën me shtatë partitë kryesore shqiptarem përfaqësuesit e IRI në konferencën e djeshme për shtyp në mbyllje të sesioneve të para. Disa prej rekomandimeve të IRIm janë pranuar nga PD, PS, PR, PBDNJ, PAD, PSD dhe për disa të tjera është diskutuar në mënyrë konstruktive. Kështu sipas rekomandimit të dytë të IRIm tani Ministria jonë e Brendshme po punon për një ligj të ri për mitingjet i cili do t’i kalojë Parlamentit për miratim në një të ardhme të afërt. Në Konferencë kishte një konsensus të cilin IRI e mbështeti fuqimisht, që ligji për mitingjet duhet t’i garantojë Me tej f. 2

Dëbim - internimet në rrugë drejt Kasacionit

Komisioni i Dëbim-Internimeve udhëton drejt Gjykatës së Kasacionit. Dje dosja voluminoze prej 3500 faqesh me përfundimet e dy proceseve gjyqësore në ngarkim të ish komisionit ka nisur rrugën nga gjykata e Tiranës në drejtim të gjykatës së Kasacionit. Jam i pafajshëm thuhet në ankesën e tij prandaj kërkoj pafajësi nga gjykata e Kasacionit. Në gjykatën e Apelit të gjyqarit Aranit Cela, Rrapi Mino dhe Zylyftar Ramizi arritën një fitore përsa i përket vendimit të dhënë nga gjykata e Faktit në Tiranë. tij thuhet se si kualifikimi i fajësisë dhe masa e dënimit janë të pambështetura në ligj. Po ashtu për fajësinë dhe për masën e dënimit ankesë kanë bërë gjithashtu dhe të gjykuarit Aranit Cela dhe Rrapi Mino të cilët u dënuan me nga 25 vjet burg nga gjykata e Apelit. Sipas avokatit të Haxhi Lleshit edhe i gjykuari Haxhi Lleshi ka bërë ankesë për fajës- ankësën e tij prandaj kërkoj pla- njësi nga gjykata e Kasacionit. Në gjykatën e Apelit të gjykuarit në Tiranë. Nga dënimi kapital këta tre të pandehur përfituan një dënim shumë më të lehtë. Por me të lehtësuarit nga vendimi i gjykatës së Apelit ishin drejtuesit e Komisionit të Dëbim-Internimeve Haxhi Lleshi dhe Manush Myftiu që nga burgu i përjetshëm u ulëhtuan drejt lirisë. Në lidhje me vendimin Martini pati dhe reagime nga Shoqata e të Persekutuarve Politikë. Duke filluar që nesër kreu i Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu duhet të caktojë një datë dhe një trup gjykues që të zhvillojë procesin gjyqësor në ngarkim të 5 funksionarëve të lartë të ish diktaturës. E. N.

Ambasadori i ministrit italian, Dini, takon politikanët shqiptarë

Ferraris dhe Mediu: 26 maji dhe zgjedhjet lokale Situata politike në Shqipëri, është çështja për të cilën ka dashur të dëgjojë politikanët shqiptarë, i dërguari i Ministrit të Jashtëm italian, Luixhi Ferraris. Për këtë ambasadori i Dinit ka pasur një ditë shumë të ngjeshur dje, të cilën e ka kaluar duke dëgjuar krerët e partive dhe të shtetit shqiptar. Në partitë kryesore që ka pritur miku italian, ishte dhe Partia Republikane, e cila u përfaqësua nga nënkryetari i saj, Fatmir Mediu. “Zoti Ferraris u interesua për pozicionin e PR në momentet politike sot, - tregoi pas takimit numri 2 republikan, - Ne i bëmë të ditur qëndrimin tonë për ecurinë e mëtejshme politike, sipas deklaratës së PR në 28 maj.” Pastaj republikanët u përqendruan tek zgjedhjet lokale. “I folëm ambasadorit italian për diskutimet konkrete që janë bërë në Shqipëri në Me tej f. 2

Një polic shqiptar vritet në Kosovë

Një polic u vra të mërkurën pasdite në Kosovë nga të shtënat e armëve automatike të disa të panjohurve, bëri të ditur agjencia zyrtare Tanjug. Ejup Bajgora, një shqiptar etnik, anëtar i policisë serbe, u vra në momentin kur po zbriste nga një autobus në fshatin e vet, Donje Ljupce, në afërsi të Podujevës, shtoi agjencia, pa dhënë hollësi të tjera. Qysh nga heqja e autonomisë së Kosovës në vitin 1989, janë shumë të pakta ata shqiptarë që kanë qëndruar në polici, të kontrolluar nga serbët. Natën e së martës duke u gdhirë e mërkure, një ose disa të panjohur, hodhi 3 bomba kundër një posti policor, në per- Me tej f. 4

Nga Konferenca II e IRI Foto: Felix Bilani

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88