Kryetari i PR flet pas takimit ndërpartiak
Me duket se ishte punë shumë pozitive, që sqaroi disa anë të paqarta të ligjit elektoral, i cili u plotësua më tepër dhe që do të forcojë besimin në popull se zgjedhjet do të bëhen të lira.” Kështu ka deklaruar dje në përfundim të tryezës së presidentit të Republikës, kryetari i PR, Sabri Godo. Të rëndësishme Godo quan gjithashtu edhe faktin që në përgjithësi ligji mbeti aktuali, megjithëse pati edhe disa ndryshime. “Për komisionet pati ndryshimin që nënkryetari do të jetë nga opozita. U diskutuan gjithashtu shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me forcat e rendit, me ... caktohet nga një parti për ta përfaqësuar në qendrën e votimit. Me duket se ... tuan shumë nyje të ligjit, për ta bërë më të pastër dhe më transparent. Ishte dhe një mendim i Presidentit, ligji i genocidit të kufizohet vetëm tek kryetarët e bashkive dhe jo te kryetarët e komunave siç ishte menduar më parë.” Ndërkaq për kreun republikan takimi ishte i kënaqshëm. “Unë mendoj se problemet e rezolutës së Parlamentit Europian në përgjithësi janë pasqyruar në rezymenë që i bëri mbledhjes Presidenti dhe që premtoi se do të pasqyrohej në ligjin, i cili do të dekret{o}het shumë shpejt, deri më 12 shtator”. dekret ohet eshtun ta dërime 12 shtator”.
Shqyrtohen kushtet e zhvillimit të zgjedhjeve
Vëzhguesit evropianë takojnë partitë. Merr pjesë edhe nënkryetari i PR
Mediu: Ja propozimet tona për lokalet
Kanë takuar dje, partitë e të gjithë spektrit politik shqiptar, përfaqësuesit e lartë të ODIHIR. Të mbërritur dje në Shqipëri, drejtoresha e Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian, zonja Grover dhe përfaqësuesi i Komitetit të Zgjedhjeve në këtë organizëm, zoti Rikson, kanë patur një ditë të ngjeshur me takime me partitë opozitare dhe pozitare. Qëllimi i vizitës së tyre të tanishme në vendin tonë është verëtja e kushteve ... evropianë do të vijnë përsëri në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale në 20 tetor. Për dyzet minuta zgjati dje takimi i evropianëve me nënkryetarin e PR, Fatmir Mediu. “Ata ishin të interesuar për mendimin e Partisë Republikane për gjendjen politike në Shqipëri, Me tej f.2
Ligji elektoral, të gjithë të kënaqur
Socialistët përçahen pas mbledhjes. PAD lë tryezën. Apostoli nuk i shkon pas aleatit
Dje 13 partitë tre orë me Presidentin.
Tre orë ka zgjatur dje tryeza e rrumbullakët e partive politike e iniciuar nga Presidenti Berisha. Në përfundim të saj politikanët kanë mbetur të gjithë të kënaqur dhe u janë plotësuar kërkesat për ligjin e zgjedhjeve lokale. Kështu Berisha mori dje Pallatin e Kongreseve konsensusin e partive për ligjin e ri elektoral, i cili nuk do të ndryshojë shumë nga ai aktual. Kështu ndërsa thelbi i ligjit ka mbetur i njëjtë, janë pikat që kanë të bëjnë me komisionet, procedurat e votimit, median gjatë fushatës, ato që do të pësojnë ndryshime. Kështu u ra dakord që nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe i komisioneve të tjera, do të jetë përfaqësuesi i opozitës. Sipas kryetarit të PD, Shehu, nënkryetari i komisionit do të ketë të njëjtat kompetenca me kryetarin, “madje edhe të thërrasë ndryshimin e forcave të rendit kur ta shohë të nevojshme”. Në këtë pikë, sipas Shehut, sepse presidenti i Republikës nuk pranoi të flasë
Me tej f. 4
Nënë Tereza do të dalë nga spitali
Nënë Tereza, e cila kaloi disa ditën në një kujdes intensiv mjekësor, gjatë muajit të kaluar, është shëndosh e mirë dhe mundet të dali nga spitali gjatë kësaj fundjave, thanë të mërkurën doktorët e saj.
Dje i ndërprenë antibiotikët dhe ajo nuk ka më temperaturë.
Nga fundjava do të jetë në shtëpi vet,- tha S. K. Sen, drejtori i klinikës së Kalkutes Woodland’s Nursing Home. Tani ajo është jashtë rrezikut,- tha ai për gazetat. Nënë Tereza, 86-vjeçarja, laureate e çmimit Nobel, u shtrua në spital më 20 gusht, pasi vuante nga malaria dhe pneumonia.