10/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 shtator 1996

Republikanët bëjnë gati kandidaturat për t’ia kaluar Komisionit të "virgjërisë"

PR, gati për betejën e 20 tetorit Partia Republikane është duke u dhënë dorën e fundit kandidaturave të saj për t’i dërguar Komisionin e Mezin-it. Nënkryetari Mediu ka konfirmuar dje përgatitjen e propozimeve të PR për kryetarë bashkie, për t’ia çuar pastaj menjëherë Komisionit të Verifikimit të Figurave. “Është duke përfunduar përgatitja e kandidaturave bashkiake,- shprehet Mediu,- dhe ne do t’ia çojmë ato sa t’i mbarojmë Komisionit.” Kështu dje në degën e Tiranës është bërë një debat i ashpër lidhur me kandidaturën për kryetar bashkie të kryeqytetit, posti i të cilit është i rëndësishëm për listën e kandidaturave të Mezin-it. PS para dy ditësh nuk ka pranuar t’i çojë propozimet e saj pa marrë vesh rregullimet e ndryshme ligjore. “Do të presim ligjin elektoral,- është shprehur Kastriot Islami,- ndryshimin e ligjit të antigjenocidit dhe vendimin e Qeverisë për ndarjen administrative të vendit tonë për këto zgjedhje.” Sipas socialistëve “ultimatumi” i Mezin-it për dërgimin e shpejtë të 47 kandidaturave, ka qenë i paramenduar. Gjithashtu edhe sipas një mendimi të dalë në shtyp, thirrja e kryekontrollorit ka patur për arsye faktin që nëse socialistët i dërgojnë propozimet e tyre, në se nuk e mendon kështu çështjen. “Ne do t’i dërgojmë kandidatët tanë pa pritur rregullimin e ligjeve,- deklaron Mediu,- Ne i kemi bërë propozimet tona në tryezën me Presidentin ku me konsensus u miratuan disa ndryshime në ligjet e ndryshme. Tani të shohim kur ligji do të shkojë në Parlament, aty do të bëjmë vërejtjet tona të mëtejshme anë të përfaqësuesve tanë.” Meiu e quan normal pretendimin e socialistëve për të pritur duke thënë se secili bën planifikimet e veta. Kurse në lidhje me pretendimet e tjera të të majtëve për garanci të … u dëgjenë me kandidaturën për kryetar bashkie të kryeqytetit, posti i parë në këtë nivel e përsëri nuk është vendosur kandidati përfundimtar. Kështu republikanët e mendojnë ndryshenga social- … … daturave, rast pakënaqësie do ta kenë të vështirë për t’i braktisur zgjedhjet sepse ky veprim do të quhej nga opozita bojkot. Por nënkryetari i PR duket

Gjenocidistë të tjerë shpalosin arsenalin e internimeve

Për herë të parë dje "mbretërit e internimit" pohojnë se kanë bërë një gjë të tillë Për pesë orë rresht në Gjykatën e Faktit në Tiranë katër gjenocidistë të pandëhurit Agron Tafa dhe është hera e parë në Gjykatën e Faktit dhe të Apelit që një i

Paqeruajtësit shqiptarë nisen për në Kroaci

Dje u nisën për në Zadar të Kroacisë Kompania e Parë paqeruajtëse shqiptare që do të marrë pjesë në kuadrin e IFOR-it. Dje u nisën për në Zadar të Kroacisë Kompania e Parë paqeruajtëse shqiptare që do të marrë pjesë në kuadrin e IFOR-it (Forces Ndërkombëtare) të udhëhequr nga NATO-ja për zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit në ish-Jugosllavi. Presidenti Sali Berisha në një ceremoni të organizuar me këtë rast dje paradite në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, Tiranë, përshëndeti kompaninë e parë paqeruajtëse. “Një njësi ushtarake kaq e vogël ka marrë përsipër një mision kaq të madh,” tha presidenti Sali Berisha duke u drejtuar para njësisë së kompanisë shqiptare. Kompania paqeruajtëse shqiptare, 83 ushtarë dhe oficerë, do të veprojë në kuadrin e trupave paqeruajtëse gjermane, si pjesë e forcës shumëkombëshe (IFOR), të drejtuar nga NATO, në Bosnjë, për realizmin e misionit “Përpjekja e përbashkët”. Presidenti Berisha u tha paqeruajtësve se misioni që ata kanë ndërmarrë është një simbol i madh i përpjekjeve të Shqipërisë për paqe dhe stabilitet dhe për t’u integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike. Ky mision është një simbol i madh e i fuqishëm i lidhjeve miqësore që bashkojnë sot Shqipërinë dhe Gjermaninë, ushtrinë shqiptare dhe Bundeswehrin, tha Berisha, duke i shprehur mirënjohjen qeverisë gjermane, për ndihmën e madhe që ka dhënë për përgatitjen e paqeruajtësve shqiptare. Berisha shprehu bindjen kompanía shqiptare do të kryejë me nder detyrat e ngarkuara dhe do të shpalosë virtytet më të mira, cilësitë e trashëgimitë më të mira të ushtrisë shqiptare. Presidenti Berisha tha se misioni i kompanisë shqiptare paqeruajtëse është, gjithashtu, një simbol që i miqëson Shqipërinë dhe Kroacinë, kombin shqiptar dhe kombin kroat. Dislokimi juaj në Kroaci është dislokim tek një vend dhe një komb mik, u tha Berisha ushtarëve. Në përshëndetjen e tij gjeneral Sheme Kosova, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare tha se është e para herë në historinë e Shqipërisë dhe të demokracisë që Shqipëria jep ndihmën e vet për ruajtjen dhe vendosjen e paqes. Ushtria shqiptare dhe ne jemi krenar që arritëm të bëheshim të vlefshëm të japim kontributin tonë për paqen në Ballkan, tha gjeneral Kosova. Në ceremoninë krahas përfaqësuesve zyrtarë ministrit të mbrojtjes Safet Zhulali, ministrit të jashtëm Tritan Shehu, ministrit të brendshëm Halit Shamata e ministrit të financave Ritvan Bode, etj. Merrnin pjesë dhe familjet e ushtarëve dhe oficerëve të togës paqeruajtëse. Më tej f. 4

“Të mos e bëjnë këtë” pohon se kanë bërë një gjë të tillë

Për pesë orë rresht në Gjykatën e Faktit në Tiranë katër genocidistë “dorëzonjë” tërë arsenalın e internimeve që kanë në pronësi nga akuza për krime kundër njerëzimit. katër genocidistë “dorëzonjë” tërë arsenalin e internimeve që kanë në pronësi nga akuza për krime kundër njerëzimit. Seanca e djeshme është e 5-ta e këtij procesi filloi me shpjegimet e të pandehurit Idajet Beqiri për të gjithë përmbajtjen e akuzës dhe vazhdoi me të pandehurit Sulejman Abazi, Agron Tafa dhe të pandehurën Lenka Çuko. Ndryshe nga tre proceset e përfunduara të pandehurit e këtij procesi janë më objektivë në drejtim të vlerësimit të akuzës. “Kam firmosur internime dhe dëbime shtetësish shqiptare për hakmarrje politike. S’kam pretendim për vërtetësinë dhe saktësinë e numrit të raport-propozimeve të firmosura nga dora ime dhe prokuroria ka të dhëna të sakta për firmosjet e mia, por theksoj se të tëra këto raport-propozime për internime i kam bërë në përputhje të plotë me detyrën dhe funksionin”. Ky ishte thelbi i shpjegimeve të të pandehurit Faktit dhe atë të Apelit që një i akuzuar për genocid bën një deklaratë kaq realiste. Edhe pse janë bërë tre procese gjyqësore, edhe pse janë gjetur fajtorë rreth 17 ish funksionarë të lartë, asnjë deri dje nuk kish pohuar se kish internuar shtetas. Më poshtë i pandehuri Agron Tafa saktësoi: “Unë jam viktimë e ligjeve të kohës, urdhrave dhe udhëzimeve të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme të ish diktaturës”. Shpjegimet e tij ish kryetari i Degës së Brendshme në disa rrethe të vendit si dhe ish drejtori dhe zëvendësministri i Brendshëm, Agron Tafa, i mbylli me fjalët: “Lus Zotin që të mos dënohen kurrë më njerëz të pafajshëm”. Krejt e kundërta ndodhi me të pandehurin Idajet Beqiri. “Unë mendoj se gjykata si organ i Drejtësisë do të më lejojë të kryej detyrën Më tej f. 3

Njoftim

Më datë 11 shtator 1996 në orën 12.00 të paraqiten në Selinë Qendrore kryetarët e degëve të PR të rretheve: Berat, Delvinë, Sarandë, Devoll, Peshkopi, Gramsh, Gjirokastër, Kolonjë, Kuçovë, Librazhd, Mirditë. Paraqitja e tyre të shoqërohet me sjelljen e dokumentacionit pa asnjë mungesë, sipas kërkesave të Sektorit Elektoral. Kryesia