Halabaket dhe plehrat po bëjnë ligjin
Kokëfortë dhe si gjithmonë prezet krimi u shfaq në Korçë. Rreth pesë të plagosur, një në gjendje kritike – kërcënojnë rëndë kolltuqet e Ministrisë së Brendshme. Brenda një muaji e gjysëm në qytetet kryesore të Shqipërisë është shfaqur atentanti në sheshe publike, ku në përgjithësi shpëtojnë të adresuarit e shënjestrës dhe e pësojnë kalimtarët. Korça ishte historia e fundit e bujshme që vjen fill pas një konference shtypi të Ministrit të Brendshëm, zotit Shamata. Për ironi të fatit Konferenca e tij nuk arrin më të bindë për autoritetin e policisë që dikasteri i tij drejton. Kalimatarët në të pasigurtën rrugë të tyre kanë filluar të mbushin urgjencat e spitaleve falë punës së tredhur të policisë. Korça shënoi në pesë më shumë numrin e viktimave, ndërkohë që autorët e atentatit janë enigëm, megjithë se u zhdukën para selisë së SHIK-ut lokal.
Ishte Durrësi që hapi i pari historinë e atentateve publike, Vlora, më pas Tirana dhe tashmë Korça. Këto lloj krimesh po ndodhin në qytetet më të mëdha shqiptare, ku interesat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore janë maksimale. Kërcënimi me arme ndaj qendrave më të mëdha qytetare shpreh një vullnet obskurantist të provincializmit që në rastin konkret mban vulën e halabakërisë dhe vulgaritetit. Nuk mund të pretendohet më për të shtëna sporadike dhe kokëkrisur. Guximtarët me pantallona “kauboj” lënë gjurmë evidente nga pas dhe nuk i zë kush. Ndokush harron makinen, një tjetër lë pas njerëz të gjakosur dhe të gjithë bashkë lënë viktimat. Asnjë nuk kupton më rolin e policisë të “fortë”. Legjendat e tyre pothuaj po mbarojnë, përderisa edhe ndaj tyre është drejtuar kohë e fundit me mjaf gjukësë tyta e armëve të plehrave.
Zoti Shamata në vend të kërcënimit mjaftohet me një konferencë shtypi duke lënë pas një ndërrgje qytetare të cunguar.
Shifrat sipas Ministrisë së Brendshme:
25 të plagosur nga të cilët pesë me uniformë,
20 kryefamiljarë të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.2, të cilësuar si organizatorë të protestës dhe bllokimit të rrugës kombëtare
Foto Zn. Terpini
Deputetja e zonës, Marjeta Zaçe pohoi për “Republikën”:
“Është e vërtetë se kam shkuar në vendngjarje, ndonëse rrugëtimi i banorëve me bëri të besoj se nuk kisha gjetur momentin e përshtatshëm. Nuk është e vërtetë as që u kam premtuar dhe jo më t’u kem dhënë ndonjë ndihmë materiale, për më tepër një shifër aq të lartë, 5 milion. I vetmi premtim që u kam dhënë është ndihma, por brenda ligjeve të shtetit.”
I vranë paratë dhe jo xhelozia
F.2
Në gjyq se shau presidentin
F.2
A do të kemi Bathore e Lapra-ka të tjera?
Ligjet në çdo sistem shoqëror janë hartuar në mënyrë të tillë që ç’prijmar të jetë aspekti paran-dalues i tyre. Pra, edhe në këtë rast, ligji i cili ndalon ndër-timet në pronat e të tjerëve, duhet zbatuar që në atë moment. Kështu, jo vetëm do të kursehej mundi, djersa dhe paratë e aty-re, të cilëve iu rrënuan shtëpitë, por zbatimi i ligjit që në atë mo-ment do të shërbente si hem-bull se në një shtet demokratik ligji është i shenjtë dhe prandaj zbatohet me rigorozitet.
Ndërsa e quante këtë “lëvizje të lirë”, zoti president, nuk e lodhte mendjen të kuptonte se ata vendoseshin në një tokë që nuk ishte e tyrja
F.4
Sindikatat luan poker me qeverinë
“Kunji” i datimit të grevës është data 4 dhe jo 5 tetor duke i shpëtuar kështu sanksionit të ligjit, që i ndalon grevat 15 ditë para zgjedhjeve
F.3
Sot të ndeshjet e dyta të ligës së kampioneve
Ajaksi për herë të parë në stadiumin e ri, ndërsa Milani në ngricën nor-vegjeze.
Presidenti i “Fenerbahçes”: “Juventus do të dalë kokëulur nga fusha”
F.8