Pas një periudhe të pafat suksesi i parë i Shamatës
policia bashkiake, po kur?
Rendi publik është një nga problemet më serioze me të cilin po ballafaqohen hallkat e ndryshme të pushtetit, qoftë atij qendror ashtu dhe atij lokal.
Sic pohoj në një konferencë shtypi të mbajtur pak ditë më parë, ministri i brendshëm, pavarësisht nga një rënie e numrit të krimeve në përgjithësi, vihen re rritje e numrit të vrasjeve dhe në radhë të parë atyre kundër funksionarëve të shtetit. Pavarësisht nga vështirësitë në orientimin me situatën e krijuar si pasojë e zbatimit të normave demokratike, të mungesës së eksperiencës dhe shkallës së ulët të kualifikimit të personelit policor, njër nga shkaqet që përbën një handikap në këtë drejtim është mungesa e një lidhjeje ndërmjet pushtetit lokal dhe policisë. Konkretisht një pjesë e konflikteve të krijuara ndërmjet qytetarëve trashën duke arritur deri në kon- frontime dhe që shpesh kanë edhe përfundime tragjike, janë plotësisht në kompetencat e pushtetit lokal, bashkive ose komunave. Mirëpo për zgjidhjen e këtyre konflikteve, të cilat shpesh janë edhe ndërmjet qytetarëve me vetë pushtetin, push- teti lokal i mungojnë mjetet në dis- pozicion për ekzekutimin e vendi- meve, ku më e rëndësishmja është një forcë policore në dispozicion të tij. Si pasojë pjesa më e madhe e ur- dhrave dhe vendimeve të marra nga bashkitë e ndryshme, mbeten pezull me vite të tëra vetëm e vetëm se përfaqësuesve të pushtetit lokal u mungon forca për të detyruar sh- kalën e ndryshme të zbatohen ato. Mirëpo mungesa e ekzekutimit të vendimeve, duke përfshirë edhe ato gjyqësore, ka si limit të detyrueshëm përgjegjësinë dhe kështu ndodh fenomeni i padëshiruar i vrasjeve të ndryshme absurde. Pra, funksionimi i pushtetit lokal në efektivitet as nuk mund të en- dërtohet pa pasjen në dispozicion të një force policore që të ndodhet plotë- sisht në kompetencat e bashkisë apo komunave në veri të saj. Nga ana tjetër, ndodh që për probleme ordi- nere duke filluar nga ruajtja e rregul- lorit dhe ndonjë konflikt e deri tek rua- ... ... [vazhdon tekst i paqartë] “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88