Kush është tifoz i dhunës së mitingjeve
Agim Fagu paska humbur kujtesën
Vlerësim pozitiv që kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Agim Fagu, i bën mesazhit të rivalit republikan Neritan Alibali, e humb lulalajaletin e tij dukemos e fshehur dot tifozinë partiake me fjalët që i veshim më pas pozitivit të tij. Megjithëse nuk mund të pritej më shumë nga një njeri që emrit të mirë që “vodhi” nga topi i basketbollit, i shtoi shëmtimin e militantizmit partiak, është e çuditshme të konstatosh se si “mendja e shëndoshë” që normalisht duhet të flejë në “trupin e shëndoshë” të një ish-sportisti militarizohet aq shumë politikisht në funksionimin fiziologjik të saj, sa që të luajë rolin e “budallait harraq”. E ashpër dhe tepër emocionale vjersha që Fagu recitoi dje përpara gazetarëve në konferencën e tij për shtyp. Po aq e ashpër dhe e kërlëshura, të denja për elektoralizëm, opinionet e tij jo vetëm për Alibalin, por edhe për Arti në që Partinë që ai përfaqëson. Megjithatë, pas një lloj konsensusi dhe respekti të paktën për ata që ende nuk kanë filluar t’i besojnë humbjes së kujtesës së tyre dhe ngatërrimit të çuditshëm të vendeve të nocioneve politike. Tryeza dhe konsensusi ndërpartiak (e thënë ndryshe dhe pak solemn) nuk mund të jenë “grusht shteti”, siç i pëlqen zotit F’agu ta quajë qëndrimin e Partisë Republikane. Po kështu as thirrjet e shesheve dhe gjaku i mitingjeve, sikur edhe të ligjshme (aq saç mund të jetë i ligjshëm gjaku) të jenë, nuk mund të kenë emër tjetër veç dhunës, sikur edhe “revolucionare” të etiketohet ajo. Në këtë kontekst jo vetëm kemi të drejtë të themi se qëndrimi i admirueshëm i Neritan Alibalit është një vazhdim logjik i qëndrimit të konfirmuar tashmë të ekuilibruar të partisë së tij, por edhe e besojmë se nga një njeri që nuk njeh gjuhë tjetër politike veç asaj që përdoret në parti(n)ë e tij, nuk mund të pritet ndryshe, përveç asaj që dorës së shtrirë për paqe t’i drejtohesh dorezat e boksit. Pa dyshim që kemi të drejtë të dyshojmë edhe për aftësitë memoriale të zotit F’agu. Këtë të drejtë nuk na e japin vetëm “lajthitjet” e kujtesës së tij, por edhe vetë propagandimi që vetë PS i bën vlerave intelektuale të tij... duke iu referuar vetëm lafitse, realisht të tillë, sportive.
Fotografi me njerëz të mbledhur rreth një figure të paraqitur sipër tyre.