Antialternativa "euroamerikane" e Fagut të PS-së
Sipas Agim Fagut dhe Partisë së tij opozita e majtë duhet të fitojë zgjedhjet se kështu mund të tërhiqet vëmendja e euroamerikanëve
Një konstatim i çuditshëm i kandidatit (jo)socialist Fagu, u shndërrua në një thirrje gati lutëse për fitoren e zgjedhjeve.
Sipas tij kjo duhet të ndodhë para së gjithash për faktin se vetëm kështu mund të tërhiqet vëmendja e euroamerikanëve. Nuk është thjesht paradoksi i grafomanizmit partiak të kandidatit pa parti, siç e pëlqen socialisti të quajë përfaqësuesin karizmatik të tyre, i cili më shumë se çdo gjë tjetër po i heq të drejtën Fagut për t’u mbrojtur pas individualitetit të tij. Më shumë se kaq evidentohet imponueshëm, koniciteti i doktrinizimit të alternativave të majta që më me endje se çdo hobit tjetër, aspirojnë politikën e fokusimit të vëmendjes botërore, qoftë edhe mbi tragjizmin e votuesve të thjeshtë. Aq qesharake është kjo antialternativë saqë për shtypja e parë që të mbetet në gjuhën e prishur nga shija e banalitetit të mitingjeve të majta, nuk është nevoja e zgjedhjes që elektorati shqiptar duhet të bëjë pas bindjes së tij, por zgjedhja e imponuar nga preferencat euro-amerikane. Dhe ca më keq akoma që rolin e zëdhënësit të dëshirave dhe preferencave perëndimore, socialist-shqiptar e merr përsipër ta luajë me kartën e djegur të spekulimit ndërkombëtarizues, madje më për turp me, çekuilibrimin e mendjeve të turbullta të elektoratit socialist, që edhe pa koshat propagandistike të Agim Fagut, nuk di se ke duhet të zgjedhë midis vrimës së rrjetës dhe topit që hidhet në të. Ajo çka e tragjedizon militantizmin e majtë “të intelektualit pa parti”, është ndoshta viktimizimi i pavullnetshëm (po të jetë i tillë) i kandidaturës së tij dhe për më keq, viktimizimi i gjithë institucionit zgjedhor të pushtetit lokal. Fushata dhe rëndësia e saj për zgjedhjen e tij nuk konsiderohen kështu nga socialistët si elementi që do të mund të ekuilibrojë deri në një farë mase përqëndrimin absolut të pushtetit që Ligi Elektoral, por edhe mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet e 26 majit, i siguroi Partisë Demokratike, por si një proces që vetëm duke u bërë Casus Belli, do të mundësonte raktivizimin e korales garamane PQ-PS (me kthimin e vazhdueshëm të kokës nga diku që ikën) për “milionavotat e vjedhura total”. Ndoshta në këtë kontekst duhet kuptuar edhe pamundësia e vështrimit socialist për perspektivën e qeverisjes së Tiranës, e cila sa tha thotë kandidati Fagu “mund ta qeverisë ndryshe”, por pa thënë nga konkretisht.