08/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 tetor 1996

Të mëdhenjtë i vënë brirë njëri-tjetrit

Është bërë zakon midis dy “të mëdhenjve” të politikës shqiptare që duke sharë më shumë se sa konstatuar të veshin veten me petkun megalloman të këshilluesit. Ajo që të bie më shumë në sy në këtë fushatë është mënyra brutale se si PD dhe PS kërkojnë të përfitojnë pushtetet përkatëse, duke kaluar nga njëri paradoks në tjetrin, si edhe duke thënë “bëre njëri më shumë ‘shaka’ se tjetri. Me këmbët të ngatërruara në mitingomani tradicionale të fushatave të tyre, të mëdhenjtë edhe pse përdorin gjithë arsenalin propagandistik, demagogjik dhe administrativ që disponojnë respektivisht për të lançuar idenë e pangjegografizimit të tyre, frika e dështimeve në demonstrimin e forcës, i ka detyruar, të paktën deri tani, të shtrihen në zonat e rehat[uara?] si bastione tradicionale të elektorateve përkatës. Edhe pse ndokujt mund t’i duket i tepruar krahasimi, e vërteta është se “gjigandët” janë zvogëluar aq shumë në ngrehosjen e tyre, sa t’i besojnë pamjes që pasqyra elektorale e mitingjeve rutinë ua shumëfishon duke i mashtruar vetë partiakët. Por më e çuditshme është se qoftë njëra, qoftë tjetra palë, të përsekutuara keqas nga ideja e “armikut”, e kërkojnë atë edhe në pushtetin që e zotërojnë vetë aktualisht. Në kronikat e ditëve të fundit, edhe pse të redaktuara me shumë kujdes nga specialistët e Radiotelevizionit, syrit të kujdesshëm të telesikuesve të interesuar nuk i ka shpëtuar fakti se si zoti Arbnori në Shkodër, ku pushtetin lokal e ka partia e tij, si shoku Mejdani në Kukës, ku socialistët, siç thonë vetë mejdanistët, e ripretendojnë bashkinë që e patën 4 vjet me radhë, thanë se ç’duhet të bëjë pushteti lokal, pa thënë në se i kanë bërë gjatë kohës që duhet t’i bënin. Në të vërtetë karakterizimi që zoti Arbnori i bën pushtetit lokal, duke reduktuar rolin e tij vetëm në një mbledhës plehrash, edhe pse në thelb nuk e përjashton vërtetësinë e kësaj detyre, siç janë detyrat e shumta që ai ka, bën të kuptohet se tepërmi kur unikalizohet. Aq më nuk tha ndjeshmi organit ligjvënës për autonominë e tij, përsëri asgjë për kompetencat ekonomike, përsëri asgjë për korrupsionin që e çoi shumë larg pushtetin lokal nga zgjedhësit e tij dhe për më keq akoma si njëri dhe tjetri flasin sikur të njëna e rishtaz nën garën e pushtetit që e maskuar me paaftësinë dhe korrupsionin e pushtetëve. “Pushteti lokal duhet të bëjë ...”, etj., etj., ky është motivi i ... në Mesjetë në Arbnorit dhe Mehmetit, ndërsa njerëzit kanë të drejta të ushtrojnë, me shumë se sa të ... bëjnë, tek ata që nuk kanë me ... qeveritë e drejtësuan duke i këmbëngulur të gjitha për veten. PD dhe PS flasin sikur brirë për herë të parë në garën e pushtetit, të cilin e masakruan me paaftësinë dhe korrupsionin e tyre

Bombë, armë apo drogë?

Mbrëmë në Tiranë: Alarm në qendër të saj: Oficeri i Ministrisë së Brendshme: “Pastrím territori”! Një aksion i pazakontë i policisë së kryeqytetit i dha qendrës së tij një pamje edhe më të pazakontë. Një urdhër i hedhur në qarkullim rreth orës 20 e 30-të për braktisjen e bordurave përballë hotel “Dajti”, u shoqërua më pas me boshatisjen dhe braktisjen e lokaleve të shumta, që braktisjen e gjithë territorin e përfshirë në të gjithë territorin e ish-parkut “Rinia” në kryeqytet. Më pas u urdhërua rreptë, largoni makinat! Kjo braktisje totale e kësaj zone shumë kurreshjten e kalimtarëve dhe të ndodhurve të rastësishëm. Vala e hamendësimeve përfshiu kurreshtarët. Dikush fliste për një bombë të vendosur diku, në një vend të papërcaktuar disa thoshin se ishte bërë një telefonatë anonime, dikush thoshte se bomba duhej të ishte vendosur tek parku, dikush fliste për kontroll droge, dikush për armë. Kalimtarët dëshmojnë për një urdhër të degjuar në errësirë, largohuni se është për të mirën tuaj! Diku policia edhe ka larguar me të shtyra. Në orën 22, gazetari ynë ka qenë prezent dhe ka parë në momentet e fundit police që mundoheshin të hapnin xhamat e një makine, që s’dihet se kush e kishte lënë. Ndoshta dyshimi i policisë përfundoi mbi atë makinë të braktisur. Gazetarinyne bëri përpjekje maksimale për të marrë një konfirmim zyrtar për të vërtetën e aksionit të mistershëm, por nuk arriti, kjo edhe për instruktimin e rreptë të policëve, por edhe për mosdashje të kompetentëve për të informuar shtypin duke lënë vend për interpretime sensacionale për gazetaret. Policët në vendngjarje mblidhnin supet dhe s’flisnin, në komisariatet, ku telefonuam dhe në Ministrinë e Brendshme përgjigjet vinin në këto formulime: “provon gadhishtëria e forcave të rendit”, ndërsa operativi i Ministrisë së rendit jep përgjigjen e papërgjegjshme: “aksioni ka për qëllim pastrimin e territorit”! E ç’thua pastaj se tek forcat e rendit nuk ka shkak dhie në momente tensioni! ZH.A

Mirditë:

“Maskat” tmerrrojnë 25