Pas trokijtjes së gotave Alibali fton rivalët në debat
A do t’i imponohet toleranca fushatës apo fushata do të rrasë përsëri tolerancën
Është kandidati për Kryetar Bashkie i Tiranës që kërkon një debat televiziv me rivalët e tjerë.
Zoti Alibali me anë të një letre publike u kërkon kandidatëve më autoritarë të Partive të tjera një takim të përbashkët në selinë e PRSH për të diskutuar rreth debatit televiziv që pritet të zhvillohet së afërmi. Neritan Alibali e ka kërkuar zyrtarisht këtë debat dje më datë 9 tetor 1996 duke shfrytëzuar minutazhin e vënë në dispozicion për Partitë politike nga Televizioni Shqiptar. Të ftuar nga zoti Alibali në këtë debat janë zoti Brojka i PD, zoti Fagu i PS dhe zoti Ceka i PQ. Zoti Alibali në hapjen e fushatës elektorale të tij kishte ftuar po këta njerëz Përveç zotit Ceka të tjerët ishin të pranishëm duke u shqyer edhe më tej kurajon qytetare që zoti Alibali ka treguar në politikë këto vitet e fundit. Ishte pikërisht Alibali që ditët e para të fushatës botoi një letër të hapur ku u kërkonte rivalëve të tij të tregonin tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit. Një deklaratë e tillë u konsiderua si një sinjal qytetarie gjatë fushatës dhe mendohet se e ka ngritur mjaft në pikë zotin Alibali në një nga politikanët më karizmatikë të PRSH. Si politikan i mentalitetit të ri në PR, Alibali është munduar të bëjë një politikë jashtë tradicionales, gjë që i ka dhënë mjaft avantazhe ndaj një rivaleve politikane që kanë humbur ekuilibrin ndaj elektoratit të ndjeshëm. Alibali aktualisht është zëdhënës i shtypit të PR dhe njëkohësisht edhe anëtar i KD-së kësaj Partie. Komiteti Drejtues është organi më prestigjioz i PR dhe ka mbledhur rreth vetes liderët e PR në Tiranë dhe gjetkë. Në debatin që mund të zhvillohet, përveç vullnetit të TVSH pritet me tepër ai i politikanëve e konkurrentëve që deri më sot nuk kanë munguar.