11/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 tetor 1996

Mejdani u nxjerr kallajin socialistëve

Ai i kuq të tjerët blu “Shqipëria nuk duhet të ndahet vetëm në ‘kuq e blu’. Ngjyra e vetme e saj duhet të jetë Shqipëria.” Janë këto idetë e fundit që zoti Mejdani ka hedhur për konsum elektoral. Është hera e parë që një lider i PS hedh një ide të tillë. Pavarësisht se deri më sot një politikë të ngjashme për çpolarizimin e shoqërisë është mbrojtur nga e djathta ose më saktë nga PR. Duke u nisur nga kjo lloj politike edhe në fushatën e tanishme zoti Alibali, kandidati i PR për Bashkinë e Tiranës formuloi një ftesë tolerance karshi rivalëve të tjerë. Një ftesë e tillë që lëncon tezën e qetësisë në fushatë me sa duket nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe në kancelaritë e PS. I nisur nga një ide republikane, zoti Mejdani u mundua të paraqafonte në njëjtën nismë dhe kjo nuk është për t’u shqetësuar aspak, përkundrazi. Ajo që të bën përshtypje në këtë deklarim të zotit Mejdani është shigja ndaj ngjyrave politike e këtij të fundit. Duke lënë të kuptohej që me “blu”, zoti Mejdani ka parasysh PD dhe me të kuqe Partinë që drejton në mungesë të zotit Nano, Sekretari i Përgjithshëm i PS në një farë mënyre ka pranuar kolorin e Partisë dhe përkrahësve të tij. PS është akuzuar që në fillimet e saj për tendenca të hapura të kuqe që do të thotë komuniste. Pas Kongresit të ndryrimit të emrit, PS nuk para është e shqetësuar për ngjyrën e lekurës, por pas lëmshit të gushtit PS dhe përfaqësuesit e saj janë munduar ta heqin qafe ngjyrën e flakës. Madje kaq i fortë ka qenë reagimi i tyre ndaj kësaj ngjyre sa edhe kundërshtarët e tyre kanë kohë që nuk e përdorin më etiketimin “Front i kuq”. Por pikërisht kur PS po i shkonte për shtat kostumi rozë, vetë lideri numër dy i saj i sapo zgjedhur dhe mjaft i përfolur edhe nga vetë socialistët lëshon një rrufë të tillë. Duke shprehur qartë eksperiencën e paket në politikë, zoti Mejdani vërteton se nuk është i gjetur si lider, përderisa nuk ia del të mbrojë edhe ndonjë fitore të arritur me djersë nga barrikadat e PS. Megjithëse e kuqja u vjen për shtat fanatikëve komunistë që ende mbizotërojnë në PS një pjesë e mirë e kësaj Partie, reformatorët dhe pehlivanët do ta kthejnë vështrirë të përcjellin lugën e kuqe që u është servirur nga vetë shefi i tyre. Megjithëse nuk ka reagime të hapura ndaj një deklarimi të tillë mësohet se korridoret e fshehta të PS nuk kanë heshtur. Nuk dihet nëse gjëhona e tyre ka arritur deri në Berne, ndërkohë që nga provinca e largët jugore pritet të mbërrijë një tjetër letër “top-secret” e zotit Nano, e cila pritet të njohur të këtij të fundit (mos harrojmë që dikur në këtë letër zoti Thoma Gëllçi ishte thirrur pas shaka “jegur”) nuk është çudi edhe zoti Mejdani të quhet “lekurekuq”, megjithëse askush deri më sot nuk ka folur për ndonjë lidhje direkte të tij me të.

Shqipëria, vendi më me fat në Evropë

7.2

Sot Hajdin Sejdija fillon likuidimin e borxhlijve

Sipas avokatit të ponimin “Gropa e Hajdin Sejdisë” sot në Bankën “Dardania” nis likuidimi i atyre që i kishin konsideruar të humbuara paratë e dhëna me fajde. Sipas avokatit të ponimin “Gropa e Hajdin Sejdisë” dhe borxhlijte e alarmuar. Janë rreth 10 mijë njerëz që lajmi i kthimit të parave të konsideruara të humbuara i ka gëzuar. Kthimi vjen pas verifikimit të konfermës prej 3,5 milion dollar në bankën e Zvicrës. Ka sinjale se bashkë me kthimin e fajdeve do të nisë dhe rindërtimi i Sheratonit. Pra vetë Sejdia do të jetë i pranishëm në kryeqytetin shqiptar. Thonë se dokumentat për ndërtimin e Sheratonit janë të rregullta. N.V