25/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 tetor 1996

Elektorati dënon amullinë politike me abstenim

Ajo që karakterizon sot jetën politike në Shqipëri është një amulli, e cila lidhet me mungesën e alternativave konkrete. Ndonëse njihen gabimet dhe mangësitë e qeverisjes së PD-së, shumica e forcave politike që pretendojnë të marrin pushtetin nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë besueshmërinë e nevojshme për të bindur elektoratin shqiptar. Por, përveç kësaj, amullia dhe konfuzioni karakterizojnë edhe veprimet e lëvizjet politike të shumicës së partive tona. Këto fillojnë që nga zhvillimet në gjirin e partive të ndryshme për të përfunduar tek raportet ndërmjet forcave politike me njëra-tjetrën apo dhe truget që ndiqen për të arritur një pikësynim të caktuar. Një pjesë e mirë e partive shqiptare tashmë janë të dyzuara apo të ndara në tre pjesë, duke krijuar kështu shpesh edhe situata groteske, siç po ndodh aktualisht me Partinë Demokratike. Demokristiane. Konkretisht ndërsa kryetari i zgjedhur tani së fundi nga Këshilli Kombëtar zotëron çelësat e selisë, RTSH publikon “aktivitetet” e kryetarit të shkarkuar Bushati, i cili edhe kur doli në ekran iu drejtua elektoratit të tij duke i bërë thirrje të votonte për PD-në. Ndoshta duke shpresuar që të fitonte ndonjë fije përkrahje nga ana e shtetit. Po flitet për aleanca, për krijim “frontesh” apo “polesh” të gjithëmbarshme për të pasur një platformë konkrete të bazuar në realitetin e përdorshëm. Në këtë mënyrë, jo vetëm rezultatet janë tepër Vijon në faqen 5

Bie pahutëkala-ja e Bushatit Zefi dorëzon çelësat dhe zhduket pa lënë adresë

F.4

Melo rjedh në komunale: Gjithë fajin na e

komunale: Gjithë fajin na e kanë emigrantët

F.3

Diga e Bovillës-do të lirohet nga të përmbyturit

F.2

12 vjet burg për vrasjen e Liqenit

F.2

Futboll: Dënime të tjera për javën e tetë. Gjykohen vetëm 4 ndeshje

F.6

“Poli” del jashtë qendre. Gjinushi kundërshton Cekën dhe Imanin

F.3

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88