Arbnori përgënjeshtron të djathtët
Selfo përgënjeshtron përgënjeshtrimin e Arbnorit
Faqe 4
Përmbyset miti i sundimit bipartiak
Bashkia e Shkodrës, sfidë dhe replika
Balotazhi më i fokusuar me sa duket është bërë ai i bashkisë së Shkodrës. Nuk është vetëm fakti ndoshta se Shkodra për një nga karakteristikat e saj, ka një vlerë të madhe, para së gjithash politike, në atë masë që do ta lakmonte çdo parti. Por as nuk mund të jetë edhe vetëm konsiderata për “surprizën” që solli suksesi i të Djathtës në konkurrimin elektoral. Po të ishte kështu, Shkodra do të “goditej” në mënyrë jashtëzakonisht të përqendruar vetëm nga forcat e djathta që ditën të realizojnë me sukses, një bashkim dinjitoz dhe realisht konkurrues. Por fakti që në muret e Kalasë së Rozafatit, që figurativisht është simboli i qytetit (bashkisë së tij) që po sulmohet janë ngulur fort edhe duart e PD-së, tregon se as kjo e fundit nuk e ka të lehtë të pranojë një humbje të mundëshme në Shkodër. Këtë nuk e konfirmon vetëm cilësia e grupit të kuadrove të larta të PD, që janë instaluar këto ditë aty, por edhe kreshendoja që specifikon tonalitetin e deklarimeve, akuzave dhe përgënjeshtrimeve të ndërsjellta, paralel me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Është e lehtë të merret me mend se përse e “Djathta e Bashkueme Shkodrane” ka thithur pranë vetes “lodhjen” e Selfos dhe Durollarit nga Qendra. Vijon në faqen 5