Shkodra, harta politike e së ardhmes
Bashkia e Shkodrës dhe komunat ku kanë fituar të djathtët, do të jenë si një laborator, ku shqiptarët do të njihen me të mirat që ka një qeverisjee djathtë
Sytë e gjithë shqiptarëve të gjatë gjithë kësaj jave ishin drejtuar nga Shkodra, nga qyteti, i cili atëherë kur shumëkush nuk e mendonte, i bëri sfidë PD- PD-së. Edhe kësaj radhe ishte qyteti i Shkodrës ai që i dha politikës shqiptare shembullin e tij se cili është kah i zhvillimeve që duhet të ketë vendi në të ardhmen. Se pari fitorja e arritur në Shkodër nga grupimi i forcave të djathta, i tregoi shqiptarëve se e djathta shqiptare do të jetë një partner me peshë në jetën politike shqiptare. Kishte kohë që si pasojë e ndikimit të trashëguar nga e lidhjet e së kaluarës nga ana e PS-së si dhe nga tendenca për të monopolizuar gjithçka nga ana e PD-së, jeta politike në Shqipëri po shkonte drejt një bipolarizimi tepër të dëmshëm për të ardhmen e demokracisë në vend. Vijon në faqen 4