Socialistët do t'i tregojnë grushtin njëri-tjetrit
Të shtunën të gjithë PS-istët do të vendosin se me kë do të shkojnë dhe se kujt do t'ia “lënë në derë” fajet apo gjynahet e dështimit me të madh të së ashtuquajturës...
Të shtunën të gjithë PS-istët do të vendosin se me kë do të shkojnë dhe se kujt do t'ia “lënë në derë” fajet apo gjynahet e dështimit me të madh të së ashtuquajturës tanimë reformë madhore pozitare. Ndryshe ka kështu nuk mund të quhet me tragjishmja e punistëve të rënë nga vakti. “Të shtunën ne do të vendosim përfundimisht problemin e partisë sonë” – thonë burime gjendura në shkallët e larta të PS, madje për ta “dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo që ndodhi me PS nuk është aq e pakët sa të mos besh askënd apo të mos fajësosh asnjeri”. Kështu, këto burime kurdoherë të gatshme për të mos u identifikuar nga PS, thonë se përmbledhjen e së shtunës është menduar që të përgatitet një formular pyetësor me të cilin synohet të nxirret shkaktari i vërtetë i humbjes. Formulari mësohet të jetë i pajisur me disa pyetje, ndërkohë që në bazë të tyre do të përcaktohet fajësia ose jo e kryesisë së re për këto zgjedhje.